E enjte, 28.03.2024, 02:02 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Binjakësia e jetës

E diele, 19.05.2019, 10:50 AM


Pasthenije nga Luan Kalana.

BINJAKESIA E JETES -shenime nga Dy 2 Librat e shkrimtares znj. Xhuli Spahiu,

Librat binjake letrare -ne poezi dhe ese proze poetike :1-”Buzeqeshi jetes” dhe 2-“Dizanjo jeten tende”

Pasi ia kerkova librat Xhulit ,ajo nuk hezitoi dhe m’i dergoji pa hezitim.prandaj e falenderoj nga zemra per kenaqesine qe me dhuroi per euriditin e saj mendor si ndonje “profete”e diteve tona si dhe per permbajtje filozofike  te shkruar me mjeshteri letraro artistike te profecive te saj nga pervoja e jetes ne te mire e ne tekeq,pa fantazi ,por me sens jetesor tokesor,per realitetin e sotem ne syte e vizionit per te ardhmen .

Me fal per vonesen ,pasi i lexova dhe rilexova librat,me deshiren per te hedhur disa reshta modeste preludi per librat e tua binjake,si nje obligim qytetar por dhe si nje shkronjes i letrave,ne emer te lexuesve ,ju pergezoj ,ju uroj sukese ne krijimtarine tuaj letrare,per “vepra” te tjera nga pena juaj e arte.

Nuk mund  te shtoj dot asnje fjale ,nga ato qe nuk jane thene ne liber,pas fjales tuaj dhe nga rezumeja letrare e kritikut te mirefillte letrar,poetit dhe shkrimtarit te mirenjohur z.Zekerija Iderizi,’

duke ia pasur “dolline” ,lene rradhen,lexuesve te librave,veprave letrare binjake te shume mirepritur.

Mirenjohje dhe sukese penes tuaj brilante .-L.K.

1-Libri “Buzeqeshi Jetes-autorja “Gjendja jone emocionale ndryshon si nje grafik i cili esht i shenuar me ngjyra te ndryshme te knaqesise,ndersa ato te ndezurat flasin per pasionin, per jeten.

Menyra se si i perjetojme momentet e veshtira verteton nivelin e stresit me te cilin perballemi,nese i trajtojme qete problemete tona do te thote se kemi ndjekur mire keshillat antistres.Sot menyrat per te perballuar problemet jane te pafund.Ne nuk gjejme kohe asnjeher por ajo ekziston nese e kerkojme,lum ai qe di te shijoj jeten esht aq e shkurter per at qe e don shume.

Koha ne dispozicionin tone esht gjithmone ekushtezuar nga disa rrethana,po ajo nuk ndalet asnjehr se ofruari momente per ne.

Nese ne i leme te na ikin do na shoqroje jo vetem humbja,por edhe pesimizmi per te cilin nuk kemi nevoje.Ajo qe na nevojitet eshte te rrisim tek njeri tjetri dozat e optimizmit, dozat e Jetes .

Kur u reformohemi dozave te Jetes nenkuptojme me shume nga ato elemente qe na mbushine plote deshire per Jeten ,plot entuziazem,plot vullnet…-Xhuli Sapahiu

2-Libri “Dizanjo Jeten tende “ autorja-”Jeta është një dhuratë e madhe, njeriu në të nuk lihet krejtësisht pa brenga, pikëllime e probleme, ato do ta shoqërojnë atë hap pas hapi. Njeriu do të kalojë në të nëpër

faza të vështira, mirëpo nëse e kupton qëllimin e ardhjes së tij, atëherë me shfaqjen e durimit të tij, do ta ketë më të lehtë që t’i përballojë goditjet që do të marrë në jetë.

Libri ka synimin kryesor, që brengat e njerëzve t’ilargojë, mërzinë t’ua shuajë, pikëllimin t’ua dëbojë, e në jetën e tyre të sjellë qetësi, gëzim, e rehati shpirtërore.

Të sprovuarit i përgëzon me falje dhe kënaqësi në jetën e gjithmonshme, paraprakisht në sprovat e tyre i këshillon që të jenë të durueshëm dhe me shpresë në ditët

Per te interesuarit qe deshirojn nje jete me te mire e te shohin mrekullin e saj munde te bejne porosin e librit dhe te me lene mesazh ne imbox e adresen se ku ti dergohet

cmimi eshte 10 ero + taksat postare

Ju mirepresim

me dashuri per ju

Xhuli Spahiu”

Rezyme nga Zekerija Idrizi

-XHULI SPAHIU NJË ALTEREGO E NJERËZIMIT, NJË FILANTROPE DHE AMBASADORE E PAQES

- Vështrim rreth librit "BUZËQESHI JETËS" të autores Xhuli Spahiu, që shpejtë do shohë dritën e botimit

Zekerija Idrizi- Teolog

"BUZËQESHI JETËS" është një libër enciklopedik për vet jetën në tërësi, si tematikisht, ashtu edhe strukturalisht, në përmbajtje. Marrë në tërësi, në tërë këtë vepër kemi dy kryepersonazhë: autoren, zonjë Xhuli Spahiu, dhe njeriun, respektivisht, njerëzimin globalisht. Pra, shikuar esencialisht, aty kryepersonazhë jemi unë dhe ti, madje edhe cilado qenie njerëzore nga i mbarë planeti tokë. S’do mend që autorja e ka atë “elegancën gjenetike”, atë talentin hyjnor në shkrime, që më vë në kujtesë penat e mëdha letrare, përndryshe, unë pandeh, ajo nuk do arrinte asnjëherë këtë arritje kapitale, duke shkruar kaq bukur dhe me kaq ndjesi të thellë energjie këtë libër. Penë e artë – mendje e artë. Leximi ishte shumë i këndshëm. Gjatë tërë kohës që kam lexuar këtë vepër, qoftë në cilësinë e një lexuesi të apasionuar, qoftë në cilësinë e redaktorit e të korrektorit, kam bashkudhëtuar me vizionin dhe tërë "weltanschauungun"-botëvështrimin intelektual, filozofik e psikologjik të autores. Ndërkohë edhe kam bashkëjetuar e bashkëndjerë thellësisht të tëra mbresat dhe emocionet më të këndshme të saj, që ajo i ka shpërfaqur me një gjuhë sa të thjeshtë e të qartë filozofikisht aq edhe mbresëlënëse dhe hyjnore emocionalisht, shpirtërisht dhe psiko-mentalisht. Në këtë ndjesi leximi, si reflektim pozitiv, përveç me autoren kam bashkudhëtuar meditativisht dhe me shumë autorë të tjerë të filozofisë e psikologjisë klasike dhe moderne. Dorën në zemër, si teolog që jam profesionalisht, në lexim e sipër të këtij libri kam bashkudhëtuar edhe me shumë profetë, mistikë dhe dashnorë të flaktë të Perëndisë, meqë kisha përshtypjen sikur po lexoja një libër të shenjtë fetar apo një revelatë qiellore. Mesazhet sublime, tejet konstruktive e universale për jetën, për njeriun, për familjen dhe për globin në tërësi të zonjës Spahiu më ngjasonin në ato mesazhet hyjnore të Perëndisë, kjo për arsye se njeriu - si "dhurata më e çmueshme në tokë", si "kryevepër e Zotit", është në fokus në çdo rresht të librit të saj, kurse lumturia, progresi dhe paqja e tij janë lajtmotiv i veprës së saj.

Përmes veprës së saj, pra, autorja përçon në opinionin publik lexues mesazhe universale gjithënjerëzore për jetën në tërë kompleksitetin e saj: për shpresën, gjallërinë, lumturinë, për rimëkëmbjen e rilindjen fizike e psiko-mentale, për energjinë dhe mendimin pozitiv drejt shtigjeve të suksesit dhe progresit në cilindo plan a rrafsh të jetës, nga njëra anë, si dhe për flakjen tej të shpirtit demoniak, për mbizotërimin e së keqes, për ndrydhjen e egos së sëmurë dhe mposhtjen e gjitha frikërave fantazmagorike, që din t'i prodhojë mendësia patologjikisht e deformuar e njerëzve të robëruar, nga ana tjetër. Përçimin e mesazheve universale, për një jetë më të lumtër në tokë, autorja e bën në një mënyrë të veçantë pasi që vet ajo - siç konfirmon katërcipërisht dhe vet karakterologjia dhe komplet veprimtaria shumëdimensionale e saj, është e veçantë, e mrekullueshme dhe unike, do thosha. Për më tepër, vet personaliteti i saj, me të gjitha tiparet e vetitë më të shkëlqyera njerëzore, është arketip (model bazik) i lumturisë së mirëfilltë të njeriut.

Pasi i hodha një sy më të thellë studimor këtij libri fitova përshtypjen që vetë autorja Xhuli Spahiu është ajo ENERGJIA POZITIVE, ai MENDIMI INTELIGJENT pozitiv e shpresëdhënës që rrezaton dhe do rrezatojë akoma më shumë në të ardhmen shkëndija të zjarrta JETE e GJALLËRIE te të gjithë artdashësit dhe lexuesit e këshillave dhe perlave të saja magjike. Shpirti dhe karakteri i zjarrtë prometheik janë veçori imanente të personalitetit të saj. Të jem real, unë për vete jam mahnitur nga gjithë ai thesar perlash që gjeta në brendi të librit, qoftë nga përmbajtja apo mënyra e shtjellimit të çështjeve, qoftë edhe nga ato thëniet proverbiale dhe poezitë magjike autoriale që aty-këtu i përshkojnë nëntemat në kuptim të konfirmimit të mesazheve me një gjuhë të theksuar artistiko-letrare. Pikërisht këto poezi i kanë dhënë librit atë fuqinë estetike.

Madje në shumë pjesë të tij kam pësuar drithërimë, trishtim, shtangie dhe ankth. Pikërisht te këto pjesë autorja aq bukur letrarisht i ka përshkruar ato krajatat, peripetitë dhe vuajtjet vetanake, deri dhe rastin e saj personal të ballafaqimit të kobshëm e fatal me "vdekjen"! Por, në esencë, ajo nga ogurzezja arrin të krijojë triumfalisht ogurbardhën, nga deprimimi, melankolia dhe pesimizmi i thellë arrin të krijojë optimizmin për jetë e gjallëri, nga tragjikja, odisea e kalvari arrin të krijojë mrekullisht ARTIN më sublim e më simpatik jetësor. Tamam sikur në atë epin e Gilgameshit që flet për ballafaqimin burrëror të njeriut fytafytas me vdekjen, autorja nga "vdekja" e krijon mrekullisht shpresën, gjallërinë dhe vullnetin e fuqishëm për të çarë rrugën përpara në jetë, pavarësisht sfidave e krajatave gjithëfarëshe të saj. Pikërisht këtu qëndron mrekullia, që autorja arrin në mënyrë impozante të krijojë vizionin më optimist e më progresist për jetën në rrethanat më absurde e më kritike të jetës. Thënë metaforikisht, ajo, e gjendur ballë për ballë me vdekjen përpara një tufani me dallgët e tërbuara e gllabëruese, ngjitet në varkën e Noas (Nuhit) fisnik dhe shpëton mrekullisht nga përmbytja.

Shpëtimin nga "vdekja", nga zhbërja, si dhe rilindjen si "feniksi nga hiri" ajo na i përshkruan aq bukur artistikisht në poezinë e saj "E mora jetën", të cilën e ka thurur natën e fundit të qëndrimit të saj në repartin dermatologjik të Spitalit Qendror të Prishtinës, ku qe plandosur për vdekje nga goditja e një sëmundjeje të rrallë kancerogjene, si pacient i dyzeti me radhë në shkallë globi. Kjo poezi njëherësh paraqet edhe betimin solemn të saj për të vazhduar të jetojë jetën si një mbretëreshë:

-E MORA JETËN

E mora dhembjen

e ktheva në forcë,

E mora lotin,

e ktheva në grusht

dhe me forcën e një grushti

u mata të qëlloja mbi ata

që më shkaktuan dhimbje dhe lotë,

por për një moment u shtanga.

Jo! Unë nuk jam si ata

E mora fjalën,

e ktheva në buzëqeshje

e ua dhurova atyre që s'e dinë çdo të thotë

E mora erën,

e ktheva në dashuri

E mora diellin,

e ktheva në lule

dhe lulen plot dashuri ua dhurova atyre që më qëndruan pranë

kur kisha dhimbje dhe lotë

I mora ëndrrat, i ktheva në krahë,

E mora jetën, e ktheva në qiell.

E tani fluturoj e lirë,

plot shpresë në një qiell më të mirë,

sepse në kohën më vështirë për mua, ndërtova një tunel tej për tej

Çka do që të bësh,

mos hiq dorë kurrë,

sepse ne jemi Mbretërit

dhe Drita e jetës sonë

(..vazhdon )

Luan Kalana-Florida SHBA.

lumeka48@yahoo.com




(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora