E shtune, 20.04.2024, 12:12 AM (GMT+1)

Mendime

Organizata "Shprese & Paqe" SHBA: Mos e hidhni ate hap Zj. Saraçi

E diele, 19.05.2019, 10:40 AM


Mos e hidhni ate hap Zj. Saraçi

Pershendetje Zj. Mevlude Saraçi, duke njohur e vleresuar sakrificat dhe kontributin tuaj per lirine e paqen ne Kosove, Organizata e Gruas The Women's Organization "Hope & Peace, ose "Shprese & Paqe" ne SHBA, eshte e mendimit qe ju mos ta ndermerni hapjen e procesit gjyqesor ndaj Zj. Flora Brovina.

Se pari si dy femra politikane, deputete qe keqkuptohen publikisht, pasi i treti qe do te gezohet e ferkoje duart do te jete shteti serb.

Humanizmi juaj ne kete rast do te triumfoje mbi ate gabim te rende qe ndodhi nga ana e Zj. Brovina, duke nxjere ne pah vlerat tuaja te tolerances dhe zemergjeresise si femer, patriote dhe bashkekombase, aq me teper qe deputetja Brovina ka perjetuar persekucion politik te drejteperdrejte nga genocidi serb ne Kosove dhe ka kerkuar falje publike per ngjarjen ne fjale.

Fakti qe nje skene e tille i ka ndodhur nje femre qofte edhe per nje foto pornografike, tregon me se miri dhunen, perdhunimin apo malltrajtimin qe meshkujt me forcen e muskujve, por jo te trurit ushtrojne ne grup mbi seksin e dobet e delikat te nje femre te pambrojtur, duhet te na trondise dhe jo te ndalemi duke thene se nuk qenka shqiptare, por e huaj.

Shpresojme ne miresine tuaj, akt qe do ti sherbeje demokracise ne Kosove.

Organizata "Shprese & Paqe" SHBA

The "Hope & Peace" Team

SHBA, maj 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora