E shtune, 20.04.2024, 03:33 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Jashari: Motivet që kanë islamikët në rastet e terrorizmit islamik dhe luftërave terroriste islamike!

E diele, 19.05.2019, 12:35 PM


Motivet  që kanë   islamikët  në  rastet e  terrorizmit islamik dhe  luftërave  terroriste islamike!

Nga Skender Jashari

Bota  islamike, sot ndodhet  në luftën terroriste më të tmerrshme  brenda  vetes, për  reformimin e  saj, por edhe  në luftën terroriste kundër  botës. Islami politik(  sidomos vehabizmi), por edhe në tërësi islamizmi,  që nga  vitet  1815,  e më pas,  janë  përdorur nga Rusia( pansllavizmi), për  qëllim të  shkatërrimit, luftimit dhe presionit kundër  botës   perëndimore( Europës dhe Amerikës, veçmas SHBA-së).

Motivet fetare, u theksuan sidomos pas aktit terrorist të 11 shtatorit 2001 kundër SHBA-së, ku është thellu konflikti mes besimeve  monoteiste në njërën  anë  islamit dhe në  anën tjetër  krishterimit dhe judaizmit.[1]Islami  pas 11 shtatorit 2001, u vendos në  qendër të  vëmendjes, në  ndërlidhjen në mes  religjionit dhe  terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje  nga viti 1981 deri në mars 2008, ishin  për 2000 raste më shumë, e të  cilat shumica i atribuoheshin xhihadistëve islamik. [2]Krahasuar në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste islamike  janë përgjegjëse për 86.9% të viktimave si dhe  për 93.6% të të gjitha akteve terroriste.[3]Religjioni është njëra ndër tre  a më shumë  arsyet  kryesore, të  67 % të konflikteve, duke luajtur rol të  rëndësishëm, sidomos  në krijimin e  sistemeve me qeverisje  islamike,  veçmas në  vendet  e Afrikës Veriore dhe  Perëndimore si dhe në vendet  e Lindjes së Mesme.[4]  Nga kjo mund të  shihet qartë    islamizmi, është ngushtë i lidhur me:

Terrorizmin islamik dhe

Luftërat terroriste!

Tabela1. Motivet në konflikte gjatë vitit 2013,  ku 30 nga 35 konfliktet, kanë më tepër se një motiv.

Në 15 konflikte, gjatë  vitit 2013, ishin motivet fetare mbizotëruese për Grupet Teroriste Islamike, prej  tyre 5 konflikte ndodhën në vendet  me shumicë muslimane,[5] nga kjo mund të  kuptojmë që edhe  aktet terroriste  kanë poashtu motivet  fetare islamike. Konfliktet  në Irak dhe Sudan,[6]Nigeri(Boko Haram), ngërthejnë    vete theksueshëm   motive  fetare, madje gjatë  vitit 2013, në të gjitha  vendet  islamike, ku  ekzistojnë konflikte,  motivi fetarë  ka qenë  mbizotërues.[7] Derisa në medie në vitet 2001 deri më 2016, në të shumtën  e rasteve, kemi parë pothuajse vetëm akte terroriste dhe luftëra terroriste nga  organizatat  terroriste islamike.

Terroristët islamik, në çdo rast pothuajse  prihen  nga  disa motive,  mbizotërojnë  motivi fetar dhe  ai material, që janë  të lidhur  ngusht!

Motivi material,  është edhe si motiv personal i terroristëve, por edhe i grupeve terroriste islamike, prej nga  paguheshin së paku 400 dollarë në muaj për terroristin, për gratë e tyre nga 100 dollarë, dhe për çdo fëmijë  të tyre nga  50 dollarë në muaj, gjatë viteve 2013-2015, në Siri.Interesi  material, është  si motiv, për  një numër të  terroristëve, që të përfshihen    veprimtari terroriste. Numër i madh i kriminelëve ordinerë janë përfshi në  organizata terroriste kryesisht në Siri, Irak, Afganistan, që  merren edhe me kontrabandim droge, por edhe plaçkitje-grabitje, vjedhje të  popullatës civile.

Organizatat terroriste, por edhe  ato  të krimit të organizuar, aktet terroristei shohin si  burim fitimprurës,[8] për faktin edhe të koncesioneve financiare-materiale që qeveritë dhe  organizatat  e ndryshme ndërkombëtare, kanë bërë. Grupet terroriste  islamike( salafiste), kryesisht janë  orientuar    rrëmbimin  e personave, grabitjeve, kontrabandave  me drogë, shitjes së  skllaveve  të seksit, me qëllim që të kërkojnë shpërblim dhe lirimin e terroristëve të burgosur.[9]P.sh: marrja peng për qëllim të  zhvatjes, e lidhur edhe  me kontrabandën  me narkotikë, në Afganistan, gjatë  tërë periudhës 2001-2011, ishte  prezente.  Madje nga  rrëmbimi i pengjeve(në bashkëpunim me grupe kriminale dhe  milicinë sidomos në Afganistan, Irak etj ),[10] në mes vitet 2003-2014, janë zhvatur  16 milion dollarë, dukuria e tillë ka tregu rritje në vazhdimësi. Krimi i organizuar, grupet terroriste  islamike, në  Afganistan, bashkëveprojnë[11]edhe në akte terroriste  edhe për zhvatje a  qëllim fitimi material.  Organizatat  terroriste  talebane, në  Afganistan, në vazhdimsi gjatë  viteve 2001-2011, rrëmbyen kryesisht qyetarë të huaj për t’i zhvatur,[12]si dhe me kontrabandimin e opiumit,[13] sidomos kontrabanda e tillë bëhej në drejtim të Pakistanit. Dukuria e rrëmbimit me qëllim të zhvatjes edhe në Irak, gjatë kësaj periudhe është në rritje të vazhdueshme. Madje në Filipine, njihet  dukuria e shpërlarjes së parave të  fituara përmes veprës penale të rrëmbimit për qëllim të zhvatjes.[14]Grupet  terroriste  islamike, edhe Aby Sayyaf,  aplikuan  marrjen  e pengjeve-rrëmbimin, me qëllim të  fitimit të shpërblimit prej tyre.[15]Në mesvitet 2007-2008, në  ujrat e Somalisë,  kanë  ndodhur 140 incidente, shumica e    cilave  kishin për  qëllim  rrëmbimin  me qëllim të shpërblimin.[16] Derisa gjatë  vitit 2011, marrja e pengjeve përmes akteve  pirate, në Somali, tregon rritje të numrit të rasteve, si dhe rritje  të numrit të pengjeve të vrarë. Aktive  tregohet  organizata terroriste islamike  Al-Shabaab, e cila vepron  në Somali, por edhe në shtetet  fqinje. Ngjajshëm dukuri e tillë, rrëmbime  pengjesh,  me qëllim përfitimit financiare, kontrabandë  droge etj kryhen edhe në Gjirin e Guinesë,[17]po ashtu edhe në Deltën e Nigerit, megjithëse aktet e tilla janë në rënije.Brigadat e Kuqe në Itali dhe Fraksioni i Armatës së Kuqe në Gjermani, në vitet  e 70, të shekullit të shkuar, vetëfinancoheshin  përmes veprave  penale të  grabitjeve të armatosura (kryesisht të bankave).[18]Këto fraksione  majtiste  në Europë,  vepronin  nën  ndikimin e  Bashkimit Sovjetik! Në analizimin e këtyre  rasteve  shohim    Bashkimi Sovjetik, paralelisht  dirigjoi  majtizmin në Europë dhe botë, por edhe  islamizmin  radikal( gjegjësisht terrorizmin islamik)!

Tashmë viteve  të fundit,  kemi pa, që  edhe    Republikë të Kosovës por edhe  më gjerë, Serbia drejtëpërdrejt  apo edhe  tërthorët   dirigjoi, ndihmoi,  rekrutoi, radikalizoi, ekstremizoj,  financoi, armatosi  terroristët  islamik! Derisa po ashtu vetë  terroristët  islamik të Serbisë( në Trojet Shqipëtare, e  kryesisht në Republikë të Kosovës), dëshmuan    kishin lidhje të  ndryshme, qoftë  farefisnore, krushqie, biznesi a agjenturore me   shtetas  a shtetin serb, shkaku i    cilës  shkuan    luftërat terroriste islamike a në  akte terroriste islamike!



[2] Sara Silvestri and James Mayall FBA: The Role of Religion in Conflict and Peacebuilding, The Britich Academy, 2015, faqe 21,

[3]Po aty, faqe 23,

[5]Po aty,  faqe 13.

[8]http://undocs.org/S/2015/366 faqe paragrafi 34, (20.05.2017).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora