Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zymer Mehani: Dedë Deda - poet dhe humanist

| E shtune, 18.05.2019, 09:11 AM |


Z. DEDË DEDA – POET DHE HUMANIST

Shkruan Zymer Mehani

Dedë Deda, poet i talentuar shqiptar, i lindur dhe i rritur në Fushë-Arrëz të rrethit të Pukës, më 14. 12. 1979, që aktualisht jeton dhe vepron në Londër, sot më datën 14 maj 2019 për nxënësit shqiptarë të Republikës së Kosovës na e dhuroj një pako prej 300 ekzemplarësh të vëllimit të tij poetik të parë “Puthja e atdheut”, botuar në Tiranë më 2018. Ndonëse larg vendlindjes, mendjen dhe shpirtin i ka në Shqipëri dhe në Kosovë. Këtë e dëshmon vepra e tij madhështore dhe gjesti human prej një atdhetari të vërtetë. I tillë është z. Dedë Deda, poet dhe shkrimtar i shquar, i cili që nga larg atëdheut i dhuron shkollës shqipe dhe nxënësve të shkollave të Kosovësë një dhurat shumë të çmuar. Këtë pako librash me vlerë 1,500 euro e pranuam sot, bashkë me mikun tim-poet z Hajrush Redenica, e që në emër të autorit Dedë Deda, këto libra do t’i shpërndajmë në bibliotekat e Prishtinës, të Podujevës, të Kastriotit, të Vushtrris, të Gjilanit, të Kamenicës, si dhe në bibliotekat e qytetit të Kukësit.

Në emër të nxënësve, të personelit të bibliotekave të shkollave të qyteteve në fjalë dhe në emrin tim prrsonal e falënderoj nga zemra autorin e librit ,,Puthja e atdheut" poetin Dedë Deda dhe mikun tim poet z Hajrush Redenica, i cili vullnetarisht ka shpreh gatishmëri të më ndihmojë në shpërndarje të librave.

Zoti ju bekoftë, bashkë me familjen tuaj, poet humanist z Dedë Deda! Kosova ju është mirënjohëse!

Prishtinë, më 14 maj 2019