E enjte, 28.03.2024, 08:59 AM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: Po vjen era marëveshje pozita - opozitë

E shtune, 18.05.2019, 08:54 AM


Po vjen era marëveshje pozita - opozitë

Dy ditë me parë opinion publik papritmas u informua se PD & LSI dërgoi në KQZ listën e komisionerëve për në procesin zgjedhor të 30 Qershorit me argumentin për të mos lejuar punën normale në zgjedhjet e 30 Qershorit. Ky veprim ishte krejt I pa pritur nga opinion mbasi mud ta quajmë se PD & LSI sapo kanë bërë një hap për të qënë aktor dhe faktor në zgjedhjet vendore të ardhshme. Fakti që dy partitë e mëdhaja të opozits do të përfaqësohen me komisionerë në procesin zgjedhor të 30 Qershorit, por jo me popull, kushdo mundet ta quaj se ky është hapi I parë drejt një marëveshjeje pozitë-opozitë, gjë të cilën po e pret me shumë ankth mbarë shoqëria shqiptare por edhe opinion ndërkombëtarë. Por mirë është që të kthejmë vëmëndjen tek shkaqet e kësaj krize.
Le të marim në analizë ku ndodhet sot Shqipëria ku po sundon një situatë plot tension dhe krizë politike tej të tensionuar. Mjafton të evidentojmë shkaqet që opozita ka ngritur gjer më sot. Krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku I drogës, shit-blerja e votave e të tjera akuza të forta në drejtim të PS e cila sot po qeveris vëndin e vetme, janë shkaqet që u krijua kjo situatë e pazakontë. Nëse pjesa kryesore e opozitës së bashkuar (PD & LSI) kanë vendosur që të shkojnë drejt një marëveshje me PS, kjo është një gjë shumë e mirë, është një hap mjaft pozitiv për fatet e vëndit, por PD & LSI për këtë vendim duhet të sqarojnë edhe aleatet e tyre PAA, PR, PBDNJ, LZVK dhe PDK të cilat kanë qënë konseguente në krah të kauzës që ngriti PD muaj më parë. Fakti që në Tiranë po organizohen protesta të forta, tregon se opozita ka shkaqe të forta të cilat po shqetësojnë sot shqiptarët. Faktori ndërkobëtarë është përpjekur mjaft që mazhoranca dhe opozita të ulen në bisedime me për të gjetur gjuhën e përbashkët që kjo klimë plot tënsion të zgjidhet mirë e pa problem madhore për shqiptarët. Shqipëria është në prag të një moment historik për hapjen e nogociatave me BE, ndaj opozita pikërisht për këtë arësye mundet të marrë një hap për të dalë nga kjo situatë dhe krizë politike me qëllimin për të qetësuar zemërimin e përkrahësve të opozitës, për qeverisjen plot probleme dhe skandale. Nëse PD & LSI kanë menduar kështu, ky është një hap shumë pozitiv, por pyetje është, a do të mund qetësojnë dhe qartësojnë mbështetësit e tyre lidhur me kauzen që ngriti PD që në fillimet e saja? Sot ka zëra se mbështetësit e fuqishem të PD nuk e parapëlqejnë bashkëpunimin e ngushtë me LSI dhe anasjelltas, edhe mbështetësit e LSI nuk parapëlqejnë një bashkëpunim me PD. Kauza që PD projektoi, a do të kuptohet nga ithtarët e saj?
Gjithsesi, në thelb nëse PD ka vërtetë dëshirë dhe mendimin për të ndryshuar qëndrim, pa dyshim ky hap është shumë I mirë, një marëveshje PD me PS do të bëjë që ujrat shumë të trazuaranë në politikën shqiptare, të shkojnë drejt një stabiliteti të qëndrueshëm ose të një qetësie të përkohshëm. Por pyetja është; si do të mund arrihet një marëveshje PD-PS? Unë parashikoj se Rama mundet dhe duhet të tërhiqet nga posti I kryeministrit me qëllimin që opozita të ketë më shumë hapsirë dhe besim se zgjedhjet nuk do të blihen ma para të drogës dhe nuk do të vidhen me hulugan partiak. Pa dyshim, do të ketë edhe shtyrje të zgjedhjeve duke shkelur Kushtetutën si edhe herë të tjera. Ndërsa për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme mundej se nuk do të ketë, mbasi një hap I tillë mundet të krijojë precedent që kur të vij PS në opozitë (është e sigurtë së PS me këtë qeverisje opozitën e ka të sigurtë), edhe ata mundet të bëjnë një kërkesë të tillë, gjë që do të krijojnë kërkesa dhe trazira zinxhir të herëpashershme.
Gjykoj se tërheqja e Ramës nga kryeministër është në të mirën e vëndit dhe në të mirën e partisë së tij. Së pari kjo krizë e thellë politike do të gjej zgjidhje të paktën për momentin dhe Shqipëria të shpresojë për hapjen e bisedimeve me BE, por një tërheqje e Ramës nga kryeministër, pa dyshim do të jetë një hap shumë pozitiv dhe reflektim për qeverisjen e tij plot problem në këto 6 vite. Nëse Edi Rama ka besimin se ai dhe partia e tij votohet në shumicë dominuese, atëhere me vullnet, me ndërgjegje dhe me bindje, Ai duhet të largohet nga posti shumë I lakmuar I kryeministrit dhe ky vendim I tij, do të vlerësohet mjaft si një vendim politik në të mirën e vëndit të tij.
Ashtu si të gjithë shqiptarët të cilët duan që kjo situatë me shumë tension politik të zgjidhet sa më parë, edhe une shpresoj se tashmë ka ardhur moment që të shikojmë dritë jeshile në fund të tunelit politik shqiptar, le të presim dhe të besojmë se po vjen “era marëveshje pocizitë–opozitë” gjë që shqiptarët do të jenë më të qetë për të pëballuar jetesën e tyre të vështirë.

Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agency 17 Maj 2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora