Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nezi Plaku-Velaj: Për ju o Nëna të mira

| E merkure, 15.05.2019, 07:36 PM |



Nezi Plaku-Velaj

Për ju o Nëna të mira

Aty ku ka paqe, miresi, dashuri dhe armoni,

Aty ku fryn flladi, kundërmon lule blini

Aty ku e nis dhe mbaron këngën zana e malit me ëmbëlsi

Aty jeni ju o nëna të mira,

Aty jeni ju o nëna që largoni nga shpirti çdo dhimbje

Aty ku dielli shkëlqen, ku ka dritë dhe qetësi

Aty ku shpërthejnë nga mali rrezet e arta t`ylberit

Aty ku zgjohet malli që sjell nga larg emigranti

Aty jeni ju o nëna mbretëresha, perëndesha të shtrenjta

O nëna!

Jeni ju që sillni në jetë gjithe mirësitë!

Jeni ju që sillni në jetë nga barku juaj krijesat!

Jeni ju që sillni në jetë, me mundime shumë jetë!

Jeni ju që jeni kryefjala e fjalës madhështisë

Jeni ju që zbusni me butësine tuaj kafshët më të egra

Për nënat që e bëjne gjithmonë natën ditë,

Për nënat që s`ju pushojnë duart, s`ju lodhen as sytë

Për ju o nëna, motra, femra, të Zotit krijesa

Për ju që jeni dashuri, më e madhja e jona shpresa

Është nëna që mëkon me sisë nga gjaku i saj pa dhimbje,

Ajo është rrahja e aortës në zemren e çdo foshnje

Ajo që është ilac për çdo “ah”, kur ke thellë një dhimbje

Ajo që zëvendëson urrejtjen me dashurinë e një nëne

Është ajo që të shëron me fjalë mjalt, ankthet dhe rënkimet

Është ajo që të rrinë pranë, dhe larg, kudo ku ju jeni

Është ajo që ushqen fëmijën me qumësht mjalt kraharori

Është ajo që çdo breng e hall ta largon dhe të jep qetësi dhe

përkëdhelje

Eshte nena qe fsheh hidherimin nen buzeqeshjen te mos rrjedhe

i nxehte loti

Është nëna që me fjalën e saj të jep vetëm urata

Në shpirtin e saj është mbrujtur ëmbël, e artë, e dashur fjala

Është ajo që të pret tek pragu kur vonohesh dhe vuan

për ty nga meraku

Kur vë kokën në prehrin e saj gjen qetësi e paqe

Aty ku loti i dhimbjes rrjedh çurk dhe menjëherë thahet,

Është nëna ajo që të këndon ninullën tek krevati,

Është nëna që në djep të edukon dashurin për atdheun, më të madhe

Është nëna që fsheh hidhërimin nën buzëqeshjen e një fjale

Është ajo që përjeton çdo të keqe, dhe kërkon për vete

ta marri

Është nëna sakrificë e jetës që mban të madhërishin emër,

kryefjalën e çdo fjale

Copyright@Nezi Plaku Velaj

Tiranë 08. 03. 2019