Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zymer Mehani: Ti që vrapoje pas lirisë

| E merkure, 15.05.2019, 07:16 PM |


Zymer Mehani

TI QË VRAPOJE PAS LIRISË

*Popullit tim*

Me zjarrin e ndezur në tënden zemër

Gjithë jetën në shekuj e dekada

Kurrë s'rende së ndjekuri lirinë

Nëpër skëterrë, mynxyrë e suferinë

Kalleshe në kraharor e s'bëzaje

Ndër breza t'shkëlqenin sytë arbërorë

Me Flamurin Kuq e zi në duar

Gjithmonë e ujite këtë truall stërgjyshor

I kaptove shtigjet dhe malet i kaptove

Vrapove pareshtur e prore qëndrove

këmbëzbathur dhe barkthatë

E kalove të keqen në çdo situatë

Shpesh u dogje, u kalle, i mbytur në halle

U shndërrove në hi dhe prapë u ringjalle

Si feniksi vetë, si shqipe me fletë

E sot je vetë mbreti nga deti në det