E shtune, 20.04.2024, 12:24 AM (GMT+1)

Mendime

Alfred Papuçiu: Shqipëria dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara

E merkure, 15.05.2019, 08:10 PM


Shqipëria dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara

Nga Alfred Papuçiu

Nuk pretendoj të bëj një vlerësim të posaçëm dhe të hollësishëm lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Vetëm se si pjesëmarrës aktiv në tetë sesione të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në komisionin e çarmatimit, në mbledhjet e shumta për këtë çështje të rëndësishme dhe të tjera, lidhur me problemet e zhvillimit, të organizuara në Gjenevë, Paris, Vjenë, Bruksel, Rhodes, Nairobi, Kajro, Bazel, etj., mendoj të shpreh mendimin se përmendja e Shqipërisë, një nga 187 vendet anëtare të OKB-së, dy herë në raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi A. Anan, me titull: „Parandalimi i konflikteve të armatosura në kuadrin e projektit „armët kundër zhvillimit“, si një nga projektet kryesore për parandalimin e konflikteve dhe të ndihmës për zhvillim, është një vlerësim i veçantë për një vend të vogël. Dhe kjo nuk është e rastit. Kjo dëshmon për interesimin e Kofi Ananit dhe organizatës së tij me prestigj, për një vend anëtar të saj si Shqipëria, për rrugën e zhvillimit dhe të ecurisë drejt demokracisë.

Strategjia e Kofi Ananit
Me t'u zgjedhur sekretar i përgjithshëm i OKB-së, ganezi Kofi Anan, i vuri vetes si detyrë kryesore që t'i rigjallëronte Kombet e Bashkuara, nëpëmjet nje programi të tërë reformash, për të forcuar veprimtarinë tradicionale të OKB-së në fushat e zhvillimit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zgjerimin e respektimit të ligjshmerisë dhe të vlerave universale të barazisë, të tolerancës dhe të dinjitetit njerëzor që figurojnë në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Përballë konflikteve ndërshteterore që kanë shpërthyer shpesh këto vitet e fundit, për shembull në Ballkan apo në një sërë vendesh afrikane, OKB-ja i ka zhvilluar veprimtaritë e saj të ndermjetësimit midis palëve në konflikt. Gjithashtu, Kofi Anan është përpjekur të vendosë besimin në opinionin publik tek Organizata që ai drejton, duke e zgjeruar me partnerë të rinj dhe sipas fjalëve të tij duke "i afruar Kombet e Bashkuara me popujt". Nuk është e rastit qe Kofi Anan, në një ceremoni të organizuar në Gjenevë, më 7 qershor 2002, në prani të ministrit të Jashtëm zviceran, Joseph Deiss, mori titullin "Doktor Honoris Causa" i Universitetit të Gjenevës. Nuk ështe e rastit që sekretari i përgjithshëm i OKB-së mori çmimin Nobël të Paqes 2001. Ganezi Kofi Anan ka lindur më 8 prill 1938 në një familje të shefave tradicionale të tribusë Fante. Ai vazhdoi shkollën në fushën e shkencave në Universitetin shkencor dhe teknologjik në Kumasi, kreu licencën për ekonomi në Macalester College në Sent-Pol (Minesota) të Shteteve të Bashkuara, në 1961. Në 1961 dhe 1962, ai vazhdoi studimet e ciklit të tretë për ekonomi në Institutin Universitar të Studimeve të Larta Ndërkombëtare në Gjenevë. Në 1971 dhe 1972, me cilësinë e"Sloan Fellow" në Massachusetts Institute of Technology, Kofi Anan mori diplomën e Mjeshtërisë në shkencat e administrimit. Në sistemin e Kombeve të Bashkuara hyri në 1962 si funksionar i administratës dhe i buxhetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë. Para se të zgjidhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së, më 1 janar 1997, ai kishte funksionet e nën-sekretarit të përgjithshem (mars 1992-shkurt 1993), pastaj zv-sekretar i përgjithshem për veprimet për ruajtjen e paqes (mars 1993-dhjetor 1996, prill-dhjetor 1996). Këto funksione përkuan me një rritje të veçantë të efektivave dhe të zgjerimit gjeografik të veprimeve për ruajtjen e paqes të Kombeve të Bashkuara. Në 1995, ato përfshinin afro 70.000 ushtarakë dhe civilë që vinin nga 77 vende. Në veprime të tilla paqeje kanë marrë pjesë edhe trupa nga Shqipëria. Midis nëntorit 1995 dhe marsit 1996, pas Marrëveshjes së paqes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje-Herzegovinë, Kofi Anan ishte përfaqesues i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm për ish-Jugosllavinë, duke vëzhguar me këtë rast kalimin në Bosnje-Herzegovinë të Forcës mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara, në një forcë multinacionale të venies në jetë të paqes nën drejtimin e NATO-s. Shkurt, më 29 qershor 2001, me rekomandim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e zgjodhi njëzëri Kofi Ananin për një mandat të ri si sekretar i përgjithshëm i saj, duke filluar nga 1 janari 2002 deri në 31 dhjetor 2006. Kolegët dhe funksionarët që kanë punuar me Kofi Ananin në Kombet e Bashkuara vlerësojnë sidomos cilësitë e tij si njeri që i dëgjon bashkëbiseduesit dhe prirjen e tij për ujdi. Nuk është e rastit që ai shprehet me një përfundim logjik, në këtë sentencë: "Kurrë nuk duhet zbarkuar diku duke menduar se di më tepër se vendasit". Pra, edhe nëse shprehet dy herë për Shqipërinë në raportin e tij "Parandalimi i konflikteve të armatosura", në kuadrin e projektit "armët kundër zhvillimit", Kofi Anan thekson rolin që duhet të luajë qeveria kombëtare, shoqëria civile e çdo vendi qoftë që e ka kërkuar realizimin e një projekti të tillë, për të parandaluar konfliktet dhe për të konsoliduar aftësitë kombëtare.
Siç thekson sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, në fjalimin e tij me rastin e dhënies së çmimit Nobël të Paqes: "Ne duhet, më tepër se kurrë, t'i vëmë vetes si detyrë të përmirësojmë kushtet e jetesës së individëve, burrave dhe grave, që përbëjnë pasurinë e një Shteti apo të një kombi dhe që i japin atij karakterin unikal".

Shqipëria
Në këtë drejtim, vendi ynë, si anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1955 dhe shoqëria jone civile kanë bërë hapa përpara. Por pa dashur të bëj një bilanc të hollësishëm dhe të jap vleresime të përgjithshme, si një qytetar i thjeshtë, dua të theksoj se shoqëria jonë aktuale duhet të mësojë, t'i përmbahet parimeve të Organizatës me prestigj të Kombeve te Bashkuara, të përfitojë sa më tepër nga programet dhe projektet e OKB-së dhe organizmave të tij, për të mirën e kombit tonë. Shqipëria është anëtare e një numri të konsiderueshëm organizmash ndërkombëtare të sistemit të Kombeve të Bashkuara. Një numër instrumentesh ligjore të këtyre organizmave janë ratifikuar edhe nga Shqipëria. "Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtesisë" është botuar në shqip, si dhe botime të tjera të organizatave ndërkombëtare me karakter politik, social, ekonomik, sindikal, kulturor. Shqipëria merr pjesë cdo vit në dhjetëra e dhjetëra mbledhje e seminare ndërkombëtare ku përfaqësuesit e saj flasin për probleme që e shqetësojnë vendin dhe rrugët që mendojnë për të kapërcyer vështirësitë. Një numër përfaqësuesish të organizmave të OKB-së janë vendosur në Shqipëri ose shkojnë herë pas here atje dhe japin ndihmesën e tyre në fusha me interes si të burimeve njerëzore, të legjislacionit, të ekonomisë, problemeve sociale, etj, etj. Por mendoj të ngre vetëm një nga problemet e rëndësishme që do të ndihmonte shumë edhe Shqipërine në kuadrin e sentencës së mesipërme të Kofi Ananit. Do të ishte e volitshme në kohën e sotme që Shqipëria të ketë edhe njerëzit e saj në këto organizma, kudo ku gjenden ato, për të përfituar sa më tepër nga projektet e bashkëpunimit apo në fusha me interes për zhvillimin e demokracisë, ligjshmërise, punësimit, arsimit, kulturës në vend. Deri tani "me pikatore" mund të gjesh funksionarë shqiptarë në to. Do të ishte mirë që larg interesave partiake, në këto organizma të dërgohen kandidatura të të rinjve apo njerëzve me përvojë, në fushat që mbulojnë ato dhe që dijnë gjuhë të huaj. Nga përvoja ime personale në disa organizma të Kombeve të Bashkuara, edhe shqiptarët mund të kenë vendin e tyre më të madh në to. Ka ikur koha, kur vite më parë edhe pse Shqiperia kishte të drejtë të kishte përfaqësuesit e saj, si shtet anëtar, në organizma ndërkombëtare, nuk mund të ishe funksionar në to, pasi nuk ishte e lejuar të flisje me amerikanin, rusin, izraelitin apo afrikano-jugorin. Ka ikur koha kur në ndonjë përfaqësi të Shqipërisë, përfaqësuesi, duke kujtuar se një funksionar ndërkombëtar i vendit të tij "i kishte zënë vendin" (?!!!), në një organizëm ndërkombëtar, lëshonte anatema kunder bashkëpatriotit të tij, tek përfaqësuesi i lartë i atij organizmi, duke "nxirë" më tepër fytyrën e vet dhe duke lënë një përshtypje tepër të keqe... Natyrisht, nuk është fjala dhe koha për të bërë një dyndje me kandidatura të fushave të ndryshme nga Shqipëria, por për të patur edhe Shqipëria njerëzit e saj në organizmat ekonomike, politike, sociale, shkencore, kulturore, të të drejtave të njeriut, të tregtisë dhe zhvillimit, të bujqësisë, mjedisit, telekomunikacioneve, të pronësisë intelektuale, në biblioteka etj. Përvoja e viteve ka dëshmuar se shumë përfaqësues shqiptarë të aftë në fushën e tyre, me gjuhë të huaj, kanë përballuar me sukses pjesëmarrjen në mbledhjet apo seminaret e organizmave të sistemit të Kombeve te Bashkuara, si dhe punojnë me dinjitet në to, duke ndihmuar në ecurinë e projekteve dhe programeve të bashkëpunimit me Shqipërinë apo me vendet e rajonit të Ballkanit. Përfaqesues nga Shqipëria kane marrë pjesë në veprimet e ruajtjes së paqes në disa zona të botës, në vëzhgimin e zgjedhjeve në vende të ndryshme, në projekte bashkëpunimi rajonal etj. Edhe organizimi i veprimtarive për Shqipërinë në këto organizata do të ndihmonte për njohjen më të mirë dhe reale të Shqipërisë, të shqiptarëve, të kulturës, artit, zakoneve dhe virtyteve të tyre të mira, pasi disa herë me pa të drejtë Shqipëria megjithëse i përket gjeografikisht dhe si tërësi Evropës, "nxihet" nëpër televizionet e huaja apo shtypi i bulevardit. Mjafton të përmend vetëm një fakt domethënës se gjatë vitit 2001 dhe 2002, Shqipëria është përfaqësuar në Pallatin e Kombeve në Gjenevë me tre ekspozita pikture, të cilat e kanë rritur numrin e dashamirësve të saj. Vetëm në Gjenevë ka 19 organizata nderkombëtare, nga të cilat 8 i përkasin sistemit të OKB-së, si dhe më tepër se 170 organizata jo-qeveritare. 148 shtete kanë nga një përfaqësi në Gjenevë. Gjithsej janë mëse 30.000 vetë, diplomatë dhe funksionarë ndërkombëtarë dhe familjet e tyre që ndodhen në Gjenevë, ose 7 për qind e popullsisë lokale.

E ardhmja
Shembulli i mësipërm, është vetëm një rast midis dhjetra e dhjetra të tjerëve ku Shqipëria eshte ndjerë me zërin dhe veprën e saj. Do të ishte gjithashtu e volitshme të ftohen akoma më tepër, herë pas here, funksionarë të lartë dhe përgjegjës të projekteve për zhvillim të organizmave të Kombeve të Bashkuara, vizita që mund të ndihmojnë në realizimin e projekteve me vlerë për vendin tonë, si dhe për të dhënë një imazh realist të mundësive dhe potencialit të Shqipërisë. Më kujtohet se si vite më parë "luftonim", një grup i vogël punonjësish që merreshim me organizatat ndërkombëtare, për të siguruar bursa studimi për pasuniversitarët tanë në Paris, Trieste, Romë, etj., apo udhëtime studimore për mjekët tanë, për punonjësit e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve, inxhinierët e naftës apo të telekomunikacionit, informaticienët apo punonjësit e fizikës bërthamore etj. Dhe kënaqësia jonë më e madhe ishte kur ata sillnin diçka të re nga pjesëmarrja e tyre në to, sillnin një të re në fushën e tyre. Më kujtohet nga puna ime në disa organizma në Gjenevë, kur kolegë të mij më ofronin mundësi për bursa e udhëtime studimore për specialistët tanë. Vetem se në këto raste duhej vepruar shpejt dhe jo të mendohej se do të shkoj "iks mik i filanit", por njerëzit që e meritojnë dhe që mund të përfaqësojnë denjësisht vendin tonë. Mundësitë e sotme janë kolosale pasi edhe njerëzit tanë janë më të përgatitur për një botë të re, për Evropën, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Në fund, desha të theksoj se gjithçka thashë më sipër jane vetëm mendimet e mija personale, që nuk angazhojnë kërkënd tjetër. Gjithçka e shpreha nisur nga dëshira e mirë që vendi ynë të meritojë atë që i takon në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara: Organizata e Kombeve të Bashkuara ka një buxhet vjetor prej rreth 1, 8 miliardë frangash dhe 3,2 deri në 3,7 miliardë franga për misionet e ruajtjes së paqes. Prandaj dhe vetëkuptohet pse kudo në botë flamuri i kaltërt i Kombeve të Bashkuara është një shenjëe shprese. Atë e sheh kudo në kamionet apo çadrat e mikpritjes së refugjatëve, në thasët me ushqime apo mjetet shëndetësore. Ato të kujtojnë se bashkësia e popujve është solidare me ata që vuajnë dhe janë në nevojë jetike.

Gjenevë, më 9 qershor 2002

Botuar në librin „Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara“ /Toena/

_____________

L'Albanie et l'Organisation des Nations Unies

Alfred Papuçiu
Je ne prétends pas faire une évaluation spéciale et détaillée des relations entre l'Albanie et l'Organisation des Nations Unies. Mais, étant donné que l'Albanie, un des 187 pays membres de l'ONU, a été mentionnée deux fois par M. Kofi Annan, Secrétaire général de l'ONU dans son dernier rapport intitulé : «La prévention des conflits armés dans le cadre du projet  « Les
armes contre de développement », qui est compté parmi les projets prioritaires pour la prévention des conflits et l'aide pour le développement. Moi, en tant que participant actif en huit sessions de l'Assemblée générale de l'ONU à New York, à la Commission du désarmement, à des  nombreuses réunions traitant de ce sujet important ainsi que d'autres réunions ayant trait aux problèmes du développement organisées à Genève, Paris, Vienne,
Bruxelles, Rhodes, Nairobi, le Caire, Bale etc., je n'ai pu m'empêcher

d 'exprimer combien je trouve cela important pour un pays comme le nôtre. Et ce n'est pas occasionnel. C'est par contre l'intérêt que témoigne Kofi Annan et son organisation prestigieuse pour un de ses membres, l'Albanie, pour sa voie de développement vers la démocratie.
La stratégie de Kofi Annan
Une fois élu Secrétaire général, le Ghanéen Kofi Annan s'est donné comme tâches prioritaires de revitaliser les Nations Unies par un programme complet de réformes, de renforcer l'action traditionnelle de l'ONU dans les domaines du développement et du maintien de la paix et de la sécurité internationales, de défendre les droits de l'Homme et de propager le respect de la légalité et des valeurs universelles d'égalité, de tolérance et de dignité humaine qui figurent déjà dans la Charte des Nations Unies. Face aux conflits interétatiques si souvent déclenchés ces derniers temps, comme par exemple dans les Balkans ou dans une série de pays africains, l'ONU a joué son rôle d'intermédiaire entre les parties en conflits. Kofi Annan s'est
essayé en même temps à établir dans l'opinion publique, la confiance dans l'Organisation qu'il dirige en l'élargissant avec de nouveaux partenaires, et, comme il le dit lui-même, « en rapprochant les Nations Unies des peuples ». Ce n'est pas un fait du hasard que, pendant une cérémonie organisée à Genève le 7 juin 2002, en la présence du ministre suisse des affaires
étrangères, Joseph Deiss,  on a décerné à Kofi Annan le titre « Docteur Honoris Causa » de l'Université de Genève. Le Ghanéen Kofi Annan est né le 8 avril 1938 dans une famille des chefs traditionnels de la tribu Fante. Il a étudié à l'Université scientifique et technologique, à Kumasi, et a achevé sa licence d'économie au McAlester Collège, à St. Paul (Minnesota) aux
États-Unis, en 1961. En 1961 et 1962, il a fait des études de troisième cycle en économie à l'Institut Universitaire des Hautes Études Internationales, à Genève.  En 1971 et 1972, en qualité de Sloan Fellow au Massachusetts Institute of Technology, M. Annan a obtenu son diplôme de maîtrise en sciences de gestion. Il est entré dans le système des Nations Unies en 1962 comme fonctionnaire d'administration et du budget auprès de l'Organisation mondiale de la santé à Genève. Avant d'être élu Secrétaire général de l'ONU en 1971, il a exerce les fonctions de Sous-secrétaire général (mars 1992 - février 1993), ensuite de Secrétaire général adjoint aux opérations de maintien de la paix (mars 1993-décembre 1996).  Ces fonctions de Secrétaire général adjoint ont coïncidé avec une croissance exceptionnelle des effectifs et de l'extension géographique des opérations de maintien de la paix des Nations Unies. En 1995, ces effectifs comportaient un déploiement total
de près de 70 000 militaires et civils originaires de 77 pays. Entre novembre 1995 et mars 1996, après l'Accord de paix de Dayton, qui a mis un terme à la guerre en Bosnie-Herzégovine, M. Annan a été représentant spécial du Secrétaire général pour l'ex-Yougoslavie, supervisant à cette occasion la transition, en Bosnie-Herzégovine, de la Force de protection des Nations Unies (FORPRONU) à une force multinationale de mise en œuvre de la paix (IFOR) sous la direction de l'Organisation du Traité de l'Atlantique Nord (OTAN). Le 29 juin 2001, sous recommandation du Conseil de Sécurité de l'ONU, l'Assemblée générale de l'ONU a réélu unanimement Kofi Annan comme Secrétaire général de l'Organisation, Son nouveau mandat commencerait le 1 janvier 2002 et elle durera jusqu'au 31 décembre 1996. Les collègues et fonctionnaires qui ont travaillé avec Kofi Annan aux Nations Unies apprécient surtout ses qualités d'interlocuteur et ses tendances de trouver une solution à l'amiable. Sa conclusion logique donnée dans la sentence : « Il ne faut débarquer nulle part avec la conviction qu'on sait plus que les gens du pays » n'est pas du hasard. Donc, bien qu'il mentionne deux fois le nom d'Albanie dans son rapport «La prévention des conflits armés dans le cadre du projet  Les Armes contre de Développement », Kofi Annan souligne le rôle que doit jouer le gouvernement national, la société civile du pays qui a demandé la réalisation d'un tel projet pour prévenir les conflits et consolider les capacités nationales.
« Nous devons une fois pour toutes nous assigner le devoir, a dit le Secrétaire général de l'ONU pendant la remise du prix Nobel pour la Paix, d'améliorer les conditions de vie des individus, hommes et femmes, qui constituent la richesse d'un pays ou d'une nation et qui lui donne son caractère unique ».
L'Albanie
Notre pays, en tant que membre des Nations Unies depuis 1955 et notre société civile ont fait dans cette direction des pas en avant. Mais, sans vouloir m'engager dans une analyse détaillée et donner des évaluations générales, au titre d'un simple citoyen je voudrais mettre en évidence que notre société actuelle doit étudier les principes de l'Organisation prestigieuse des Nations Unies et agir de manière conforme, de savoir profiter autant que possible des programmes et projets de l'ONU et de ses organismes au bénéfice de notre nation. L'Albanie est membre d'un nombre considérable d'organismes internationaux qui font partie du système des Nations Unies. Nombreux sont déjà les instruments légaux de ces organismes qui sont ratifiés par l'Albanie.

« La Charte des Nations Unies et le Statut du Tribunal International de Justice »  sont traduits en albanais et il en est de même de plusieurs autres publications des organisations internationales à caractère politique, social, économique, syndical et culturel. L'Albanie prend part à des dizaines et des dizaines de réunions et de séminaires internationaux où ses représentants discutent des problèmes primordiaux pour le pays et le chemin à suivre
pour franchir les obstacles. Nombre de représentants d'organismes onusiens se sont établis en Albanie ou bien ils y vont de temps en temps pour donner leur contribution dans les domaines qui intéressent le pays tels que les ressources humaines, la législation, l'économie, les problèmes sociaux etc. Mais, j'ai pensé traiter dans cet article seulement un de ces problèmes importants qui pourrait être utile aux Albanais dans le cadre de la sentence de Kofi Annan évoquée plus haut. Il serait vraiment souhaitable que l'Albanie fasse des efforts pour non seulement se faire représenter dans les activités internationales mais pour que ses propres citoyens deviennent des employés de ces organisations internationales. Ceux-ci suivraient de plus près les projets de coopération ayant trait aux domaines auxquels l'Albanie s'intéresse, tel que le développement de la démocratie, la législation, l'emploi, l'éducation et la culture et les chances pour en profiter seraient beaucoup plus grandes. Des fonctionnaires albanais dans ces organisations, on en trouve aujourd'hui au « compte-goutte ». Il serait préférable que les candidatures à envoyer ne soient pas mêlées à la politique, aux intérêts des partis. On devrait faire parvenir à ces organismes des candidatures de jeunes gens ou de personnes dotées d'une grande expérience dans les domaines à couvrir et qui connaissent des langues étrangères. Il est temps que les Albanais occupent une plus grande place dans les organismes des Nations Unies et je vous parle en connaissance de cause. Fini le temps où, bien que l'Albanie en tant que membre de cette Organisation, eût le droit d'avoir ses propres représentants au sein des organismes internationaux, ceux-ci ne comptaient aucun fonctionnaire albanais ; cela parce qu'il était interdit qu'un Albanais entame une conversation quelconque avec un représentant des États-Unis, de la Russie, d'Israël ou de l'Afrique du Sud. Fini le temps où quelque représentant d'une Mission d'Albanie anathématisait son propre compatriote  auprès du Haut Représentant d'un organisme international où celui-ci était devenu fonctionnaire. Et cela, pour la simple raison que ce représentant d'Albanie pensait qu'on « avait pris la place qui lui appartenait » (?!!) ne faisant ainsi que ternir sa propre figure et laissant partout une mauvaise impression.  Il n'est certainement pas le temps non plus que l'Albanie afflue en candidatures mais elle doit avoir ses ressortissants dans les organismes économiques, politiques, sociaux, scientifiques, culturels, des droits de l'homme, du commerce et du
développement, de l'agriculture, de l'environnement, des télécommunications, de la propriété intellectuelle, dans les bibliothèques etc.
L'expérience de toutes ces années a mis en évidence que beaucoup de représentants albanais capables et connaisseurs de langues étrangères ont su prendre part avec succès à de nombreuses réunions ou séminaires organisés par les organismes du système des Nations Unies, voire travailler avec dignité au sein de ces organismes, contribuant ainsi à l’avancement des projets et des programmes de coopération avec l'Albanie ou les pays de la région balkanique. Des représentants d'Albanie ont pris part dans les actions pour le maintien de la paix dans certaines zones du monde ou à l'observation des élections dans divers pays, à des projets de coopération régionale etc. L'organisation par ces organismes de quelques activités sur l'Albanie contribuerait aussi à mieux connaître l'Albanie et les Albanais, leur culture, leur us et coutumes et leurs vertus, parce que nombreux sont les cas où l'Albanie quoique appartenant géographiquement à l'Europe est décrite sans aucune raison avec les couleurs les plus sombres par les télévisions étrangères et la presse du boulevard. Il suffit d'évoquer ici un fait significatif : pendant les années 2001 - 2002, l'Albanie a été représentée au Palais des Nations à Genève avec trois expositions de peinture qui ont sensiblement accru le nombre de ses sympathisants. Rien qu'à Genève il y a 19 organisations internationales dont 8 appartenant au système de l'ONU ; il y a en même temps plus de 170 organisations non gouvernementales. 148 pays ont une représentation à Genève. Le nombre des diplomates, des fonctionnaires internationaux et des membres de leurs familles se trouvant à Genève a dépassé les 30.000, soit 7 pour cent de la population locale.
L'avenir
L'exemple mentionné ci-dessus n'est qu'un seul parmi des dizaines d'autres où l'Albanie s'est fait sentir par son œuvre. Il serait aussi opportun  que les hauts fonctionnaires, responsables de projets pour le développement se produisant dans le cadre des organismes des Nations Unies soient invités plus souvent à visiter l'Albanie pour aider ainsi à la réalisation des projets en faveur de notre pays ainsi que pour se faire et répandre une image plus réaliste du pays et de ses possibilités. Je me rappelle quand je faisais partie d'un petit groupe de personnes qui « luttait » auprès des organisations internationales pour pouvoir assurer quelques stages de formation ou bourses d'études pour les Albanais qui voulaient poursuivre des études postuniversitaires à Paris, Trieste, Rome etc. ou bien des voyages d'études pour nos médecins, les spécialistes d'agriculture, d'élevage, de forêts, les ingénieurs du pétrole ou des télécommunications, les informaticiens ou les chercheurs de la physique nucléaire etc. Et notre plus grande satisfaction était de les voir emporter à leur retour en Albanie quelque chose de nouveau qu'ils allaient appliquer dans leur domaine. Pendant que je travaillais auprès
de certains organismes à Genève, quelques uns de mes collègues à moi m'offraient des possibilités d'obtenir des bourses ou des voyages d'études pour les spécialistes albanais. Et dans ces cas il fallait agir vite sans attendre de trouver « tel individu pistonné par telle autorité », mais désigner les meilleurs, ceux qui peuvent représenter dignement notre pays. Au jour
d'aujourd'hui les possibilités sont immenses et les gens sont beaucoup plus préparés à affronter les défis pour un nouveau monde, pour l'Europe, la démocratie et l'état de droit.
Pour conclure, je dirai que tout ce que je viens d'exprimer ce sont mes idées personnelles qui n'engagent personne d'autre. Je me suis exprimé tout simplement partant du désir de voir notre pays jouir de ce qu'il mérite dans la grande famille des Nations Unies. Le budget de l'Organisation des Nations Unies atteint le chiffre de 1.8 milliard de francs et de 3.2 à 3.7 milliards de francs sont destins aux diverses missions pour le maintien de la paix. C'est la raison pour laquelle le drapeau bleu des Nations Unies symbolise dans le monde entier l'espoir. On le voit partout dans les véhicules ou les tentes hospitalières des réfugiés, les sacs de nourritures ou les instruments sanitaires. Il nous rappelle que la communauté des peuples est solidaire avec ceux qui souffrent et se trouvent dans le besoin.

Genève, le 9 juin 2002

Publié dans le livre « Réflexions sur les Albanais, l'Europe et les Nations Unies«/Toena/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora