E shtune, 20.04.2024, 04:49 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Qeveria në shenjë solidariteti për hir të varfërve i shtron iftar veti

E merkure, 15.05.2019, 08:00 PM


QEVERIA NË SHENJË SOLDARITETI PËR HIR TË VARFËRVE I SHTRON IFTAR VETI

Nga Dedë Preqi

Një lloj ilustrimi i brendshëm në politikën e Kosovës, duket sidomos edhe gjatë festave tradicionale të këtij populli, ku qeveria e këtij vendi i prek mometet më të ndieshme, kinse për të shpjeguar se jemi një shtet tolerant dhe laik, ku besimi nuk përjashtohet si puls i vullnetit të popullit, që jeton në këtë vend edhe me « përkrahjen e pushtetit «.

Kosova si një shtet laik, është e përcaktuar në këto kushte dhe ligje në bazë të Kushtetutës së saj, e cila duke pasur të qartë këtë horizont e mbështet vullnetin e këtij populli në këtë shtet pa dallime etnike dhe fetare, por qeveria dhe shteti duhet ta ketë rrolin e vet të veqantë, jo edhe të veproj e të teproj më shumë se sa e thotë vetë realiteti, sepse në këtë pikëpamje nuk e gjejmë dozën e përspektivës fetare, por ia shtojmë dozën retrospektivës qytetare.

Iftaret si rite dhe traditë fetare muslimane, si dhe ritet tjera fetare të sëcilës pjesë etnike e këtij vendi, janë tradita fetare që duhet admiruar dhe inicuar, si një insistim optimist dhe shenjë e solidaritetit që organizohen në frymën fetare përpara syve dhe mendjes së këtij populli që ka një kolonë të gjatë e të varfërve, në realitet do ta kishte edhe domethënjën e humanizmit të vërtetë njerëzor e fetar.

Ndërkaq, Iftaret e qeverisë së vendit tonë nuk e kanë karakterin e llojit të tillë, që shtrohen në shenjë të soldaritetit dhe imazhit që do ta kishte edhe për të varfër, për ata që nuk kanë ndoshta as me çka ta shtrojnë sofrën e tyre, nuk kanë as me çka ti gëzojnë dhe ushqejnë fëmijët e tyre as në këto festa madhështore, atëherë me kënd po soldarizohet kjo qeveri avanturiste, e cila po ta kishte një shpirt të pa përlyer dhe human, do të vepronte ndryshe dhe nuk do ishte e disponuar të shfrytëzojë popullin e vet deri në palcë me këto « marifete ».

Dhe mbi të gjitha, qeveria e këtij vendi ka mjaftë përgjegjësi në kopetencat tjera, si në ato që janë më elementare që ka nevojë populli i këtij vendi, i cili është në mungesë edhe ujit të pijshëm e mos të flasim edhe për kafshatën e gojës, prandaj do duhej të tregohet ndryshe një ndjenjë vegjilence qeveritare, serioziteti dhe përgjegjësie përballë problemeve të këtij populli që meriton një trajtim më të ndërgjegjshëm nga qeveria e vet.

Qeveria e vendit, për të treguar një respekt për këto ditë madhështore të Ramazanit, duke shtruar « iftar » jo në mes vetë qeveritarëve pasanik dhe milionera, që janë pasunuar në korrizin e këtij populli, në krye me presidentin dhe kryeministrin bashkë me plot « bashobazuk » të tjerë qeveritar, por është deshtë të organizohet Iftar me gjithë skamnorët e këtij vendi, të cilët janë të bollshëm, të cilët janë edhe të uritur e të etur në mungesë për një pikë ujë, që kërkohet këto ditë të shenjta të agjerimit për ta lagur fytin.

Padyshim një qeveri e tillë, përmes sëcilës vetëm pushteti është i aftë të realizoj zotësinë e vet pa përspektivën e popullit, pa mirëqenjen e tij, duke i vënë qëllime vetës sipas ëndjeve pushtetare, duke shpërbërë realitetin e drejtëpërdrejtë të gjendjes, vetëm për favore të veta me qëllim të përmbushjes së ambicjeve partiake e klanore, posaqërisht atëherë kur janë në prag edhe zgjedhjet, për të përfituar nga votat e popullit, të këtij populli të ndrydhur e të shtrydhur sikur limoni i thartë.

Kjo sjellje e tanishme qeveritare nuk ka të bëjë me zbulimin e metodave të reja, por ka të bëjë me tiparin e tyre në vazhdimësi, me tiparin e asaj që e quajmë « turpësi », duke e ditur se kjo metodë nuk qon largë edhe me metodat tjera përfide, që nuk kanë qëllime të përkrahjes dhe përspektivës qytetare dhe fetare, por kanë qëllime të dukshme, pasqyrim i asaj që lidhet me « hile-nizëm » që mund të qojnë jo më largë se deri te ndonjë shpërthim i pa nevojshëm.

Në kulmin e të gjitha këtyre rrjedhave, kjo tregon edhe një ligësi e një qeverie, e cila mundohet nga gjitha këndet të përfitoj në kurriz të këtij populli, për të jetuar sa ma gjatë në pushtet. Dhe pak si ma trup, shteti duhet të ndahet nga feja, poashtu edhe Kosova si shtet laik, qeveria dhe pushteti duhet të pozicionohen në vendet e veta administrore, duke përmbushë ndonjë lloj veprimi të nevojshëm për qytetarët e vendit, e jo duke u reklamuar si besimtar të rrejshëm, herë në kisha e herë në xhamia, duke i vizituar e manipuluar klerikët edhe nëpër shtëpia.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora