E premte, 19.04.2024, 12:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Vahit Nasufi: Shyqyri Alushi jeton në zemrat tona

E merkure, 15.05.2019, 08:04 PM


Vahit Nasufi

SHYQYRI ALUSHI,

JETON NË ZEMRAT TONA

Sa janë fjalët të vërteta,

Kur themi se e shkurtër është jeta,

Populli, kot kështu nuk thotë,

Musafirë jemi n`këtë botë!

Se n`këtë botë jemi të përkohshëm,

E dëshmoi një lajm i kobshëm!

Më 18 -të mars 2019 -të,

Shyqyri Alushi ka ndërruar jetë.

Me një smundje t`rëndë gjatë luftoi,

Smundja luftën e fitoi,

Të japi shpirtë e detyroi,

Gjithë shqiptarët i piklloi!...

Lindi më10 -të maj 1934 -ër,

Në një familje bujare, t`varfër,

Lindi nëna një gojëbilbil,

Shkëlqeu n`estradë si kandil.

Me këngë kombit i shërbeu,

Zërin e bukur nuk e kurseu,

Me mirënjohje populli ia këtheu,

Me tituj e çmime e shpërbleu!...

N`vitin 1984 -ër, është dekoruar,

"Artist i Popullit i Merituar",

N`vitin 1996 -të. për hirë të vlerës,

Mori "çmimin e Karrierës".

Solisti i madh kur doli n`pension,

Me tjetër titull Shkodra e nderon,

Djepi i kulturës, nga bregu i detit,

I dha titullin "Krenaria e Qytetit".

Me populloren dhe folklorin,

Të pasur e kishte repertorin,

Mjeshtri i ahengjeve të asaj ane,

Mirë i këndonte jaret shkodrane.

Me Bik Ndojën këndoi n`duet...

Si dy vllezër të vërtetë,

Na lanë këngë plot një thesar,

Lum që i pat kombi shqiptarë!

I madh ishte si këngëtar,

Ishte i ndershëm si qytetar,

Patriot, zemër bujar,

Ishte njeri shumë solidarë.

Për çdo kolegë, shok dhe mik,

Ishte i dashur dhe besnik...

I shoqërueshëm dhe mikpritës,

Si i ka hije banorit t`Mirditës!

Ikonën e këngës qytetare t`vjetër,

Kur e përcollën n`botën tjetër,

Shumë referate i lexuan,

Si rrëkeja lotët vërshuan!

Sot re n`gjumë për gjithmonë,

Por, populli yt, kurrë s`të harron,

Pusho i qetë i dashuri Shyqyri,

Në tokën e Nënës Shqipëri.

Këngët tua dhe zëri yt,

Me lot do t`na njomin sytë,

N`zemrat tona do t`jeshë i gjallë,

Ne për ty do t`ndjejmë mall.

Tani o yll n`paqe të prehesh,

Legjendë ishe, dhe do të mbetesh...

Shkoi kolosi i këngës popullore,

Por, la pas një vepër madhështore,

Kërçovë, maj 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora