E hene, 20.05.2019, 06:16 AM (GMT+1)

Komente

Demir Krasniqi: Kampi i përqendrimit në Austri, ku vdiqën 450 shqiptarë

E marte, 14.05.2019, 08:00 PM


Kampi i përqendrimit në Austri, ku vdiqën 450 shqiptarë

Për çdo vjet n’ Evropë , kur na  vjen 5 Maji –

Nëpër  shumë familje do të  shpërthen  vaji !

Do të shpërthen vaji  vetëm prej mërzisë –

Kur kujtojnë viktimat  dhe  vitet e zisë !

Dita e 5 Majit , është dita e çlirimit –

  njërës  prej kampeve  tona  t’ përqendrimit !

Kampi i  Mauthausenit është kamp  i  robërisë –

I ngritur n’ qytetin   Linz të Austrisë !

Ditën e  5 Majit , aty  për çdo vjet –

Shkojnë me mijëra njerëz  me  flamuj t’ vet !

Shkojnë delegacione t’ panumërta  prej fluksit –

T’i  nderojnë  viktimat e Holokaustit !

T’ burgosurit e parë , ishin ndërkombëtarë ,

Në mesin e tyre , kishte dhe  shqiptarë ,

T’ cilët kanë  ndërtuar  një pjesë t’  kampit  t’ shkretë –

Kanë ardhur në vitin 1938 !

  5 Maj 1945 , për t’ mirën e kësaj ane –

Kampi u çlirua nga ushtria amerikane !

N’ këtë kamp janë burgosur  190 mijë persona –

Ku 90 mijë kanë vdekur deri n’ vitet e vona !

Viktimat  nga vende të ndryshme t’ Evropës –

Jo vetëm hebrenj , siç mendojnë njerëzit e botës !

“Dëshmitarët e Jehovait” disa t’ vdekur ishin –

Për shkak të  besimit  gjatë luftërave që kishin !

Kjo  për shkak se  nuk e  nderonin flamurin ,

Nuk  pranonin t’ shkonin në ushtri, për murin ,

Apo nuk i gënjenin dot autoritetet –

Të cilët drejtonin ushtritë edhe shtetet !...

Trekëndëshi , si shenjë  në kamp kishte hy –

Për ta ditë  arsyen , pse  t’ kanë futë  aty !?

Të futesh pa faj n’ kamp të përqendrimit ,

  persekutohesh për shkak të besimit !

Në kamp  përveç tjerave  shtete  të Evropës –

Qëndron  dhe flamuri i Shqipërisë dhe  i Kosovës !

N’ kampin Mauthausen , mes  t’ burgosurve ndërkombëtarë –

Kanë vdekur rreth 450 shqiptarë !

N’ mesin e shumë  njerëzve , nga të katër anë –

N’ Mauthausen  kanë vdekur gjyshërit ,  baballarët tanë !

Kur t’ kemi mundësi vijmë e  i vizitojmë –

Trupat e tyre t’ djegur , ne i përkujtojmë !...

Mbaj mend  kur i  morën shumë njerëz  prej shtëpisë 

Kryesisht nga Vlora e shtetit t’ Shqipërisë !

I pikasnin  te piaca , mu  përballë bashkisë

Dhe ua jepnin rrugën e largët të robërisë !

Nuk morën veç  njerëz që  ishin kundërshtarë ,

Por , morën  dhe mjekë , mësues  e  arsimtarë !...

Pa  arsye i  mblidhnin njerëzit  turra – turra ,

Sigurisht  t’ burgosurit ishin të gjithë burra !

Kampi Mauthausen  i famshëm për “Shkallë t’ Vdekjes” –

T’ burgosurit ngjisnin shkallë  me  gurë t’ rëndë prej peshës !

Vendosnin  gurin  në trup , radhiteshin  njëri pas tjetrit –

Nëse do t’ binte dikush ,  binin  tjerët  prej efektit !

Më të fortët  zgjidhnin për t’u pushkatuar –

Quhej  vdekje e  lehtë , gjoja  për t’u nderuar  !

Ose t’ shtynin tinëzisht  një t’ burgosur tjetër –

Nga pas , që të vdiste , e ai të vazhdonte jetën !

Nga tmerri i zi për ta gjetur  shpëtimin –

Shumica prej tyre , zgjidhnin pushkatimin !

Vdekje  tjera   kishte    dhomë me gaz dore –

Disa  i përdornin  për eksperimente shkencore !

Ushqime  të pakta –  vdisnin nga uria ,

Te dhoma ku digjeshin trupat –  n’ mure  pllaka  e  fotografia ,

Me emra  t’ personave që kanë humbë  jetën aty

Dhe trupat e tyre nuk shihen ma me sy !...

Pashë një flamur shqiptar  dhe një pllakë mermeri –

Ku shkruheshin emrat  me mbishkrim n’ shenjë nderi  :

“Bijve tanë trima që ranë me idealin e lirisë në zemër !” –

N’ dhomë pashë  shqiptarë  t’ ngjitur  me fotografi dhe emër !

Përveç gjurmëve shqiptare , pashë skulpturë t’ vërtetë –

  Odhise Paskalit , e bërë më 1968 !

Një ushtar shqiptar ,   poshtë ushtarin gjerman  e zënë –

Kjo vepër është bërë nga Shqipëria , kastile për kampin Mauthausen !

Gjilan, më  05.05.2019.       Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT