Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Në Ramazan

| E marte, 14.05.2019, 08:00 PM |


Jusuf Zenunaj

NË RAMAZAN

Keqbërësi si shpirtmiri

ka hyrë n' Ramazan,

stomakun ta ul,

mëkatët t'i " lan " !?

Tridhjetë ditë agjërerim

për të janë të gjata,

sa herë agon dita

thotë kurrë nuk vjen nata !

E mallëkon shurdhanin

që ditë iu ngatërruan

nga 3 në një muaj

për "faj" të tij u shtuan !!!

Dilbeek, më 12 maj 2019