E premte, 19.04.2024, 05:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Shala - Poezi

E diele, 28.09.2008, 01:18 PM


Albert Shala
Shkrimtari Albert Shala eshte lindur me 22 mars 1965 ne Gjakove. Shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne vendlindje, ndersa fakultetin juridik ne Prishtine. Eshte fitues i vendit te pare ne tregimin per vitin 1993 shpallur nga ''Rilindja'', ndersa edhe dy here te tjera shperblehet me botim. Disa poezi i jane perkthyer ne gjuhen polake nga poeti dhe perkthyesi i njohur Mazllum Saneja. Ne vitin 1995 ka botuar librin me poezi ''Pranvere e Pergjysmuar'' dhe me kete liber eshte pranuar Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves. Deri tani ka botuar gjashte libra letra dhe publicistike dhe ka bere nje film dokumentar.

 

ATDHEU IM KA ZJARRMI

Atdheu im ka zjarrmi

nga thikat

që në trupin e tij

ngulur rrine

Do të ngrejë koken

thika në brinjë

Do te ecë

thika ne shpinë

Atdheu im ka zjarrmi

Atdheu im
 

BALLI ME NGJYRA YLBERI


Eja të ecim drejt ardhmerise

se e lidhur është me vargojtë

e së djeshmes

me vargojtë e së sotmes

me vargojtë e së nesërmes

Eja ta bëjme hapin drejt ardhmerise

ngjyrat e ylberit

i shoh ne ballin e saj

Eja ta shkundim te djeshmen

udhëve te ylberta.


VDEKJA RRI E MENDUAR


Vdekja rri e menduar dhe pershperit per jeten

plot brenga

ku sillen,engjujt,djajt

vdekja shtrengon dhembet

kur urdheri i vjen

kur shpirtera merr...


YLLI IM ENDERRIMTAR


Enderrimtar te kam ylli im

ti me buzeqeshë

kur nata është futë

dhe vdekja sillet verdallë

Ti ndricon tek une

netëve te kristalta

mengjeseve te pastra

dhe bën lutje te mocme

shtigjeve te botes

ylli im...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora