| E shtune, 11.05.2019, 10:08 AM |
MBRESA NGA FESTIVALI POETIK MBARËKOMBËTAR “FLAKADANI I KUJTESËS” I ORGANIZUAR NGA “ARS ALBANICA”- TETOVË
Festivali
Poetik Mbarëkombëtar “Flakadani i Kujtesës” (edicionin II-të) me temë “Pranvera
shqiptare ‘81” dhe Orën poetike “Poeti për poetin”, një ngjarje kulturore dy
ditore, vërtet që i tuboi poetët e shumë trojeve shqiptare dhe Mërgatës për dy
ditë 3-4 maj 2019.
Një
mikpritje madhështore tetovare nga organizatorët e Shoqatës për Kulturë dhe
Shkencë “Ars Albanica”, në veçanti të kryetarit, historianit dhe studiuesit të
shquar, z. Zeqirja Rexhepi dhe albanologes, studiueses dhe poetes Zejnepe Alili
Rexhepi, bashkë me anëtarët tjerë, sidomos të aktorit (moderatorit) që na bënë
të ndihemi bukur gjatë tërë kohës. Ishte kënaqësi pjesmarrja në këtë ngjarje
kulturore të mirëorganizuar si rrallë ndonjëherë në hapësirat shqiptare.
Në
Orën poetike garuese “Poeti për poetin, fitues të tre çmimeve/pllaketa
“Flakadani i Kujtesës” (Çmime të barasvlershme) u shpallën poetët: Agim Bajrami
(Shqipëri); Hydajet Hyseni (Kosovë) dhe Kaltrina Sadiki (Maqedoni e Veriut),
një përzgjedhje vlerash nga Juria letrare, në përbërje: Prof. dr. Fatmir
Sulejmani (kryetar); Prof. dr. Salajdin Salihu (anëtar) dhe Prof. dr. Zejnepe
Alili Rexhepi (anëtare).
Shoqata
“Ars Albanica” në këtë festival, për herë të parë ndau edhe Çmimin e veçantë
letrar "Ars Albanica” poetit, studiuesit e pedagogut të mirënjohur Agim
Vinca, çmim ky që u dha nga kryetari i Shoqatës “Ars Albanica” dhe që
tradicionalish do të ndahet për një personalitet shqiptar, i cili njëkohësisht
do të shpallet dhe Anëtar Nderi i shoqatës.
Mirënjohje/pllaketa
iu ndanë edhe z. Asaf Ademi - ministër i Kulturës në Maqedoninë e Veriut (të
cilën e pranoi këshilltari i ministrit, i nderuari z. Behixhudin Shehabi), znj.
Hava Bekteshi, soliste e këngës popullore (e cila erdhi enkas nga Gjermania),
që e madhështoi mbrëmjen poetike, duke i dhënë shijen e bukur të traditës sonë
popullore, me këngët e përzgjedhura burimore nga treva e Pollogut. Mirënjohje
gjithashtu iu nda z. Ejup Zejnuli, afarist, pronar i Restaurant “Dardani” -
Bogovinë.
Dita
e dytë e Festivalit, 4 maj 2019, ishte vizitë nëpër monumentet kulturore -
historike të qytetit të Tetovës, si: Galeria e Arteve Pamore - Tetovë; Xhamia e
Pashës, e ndërtuar nga fundi i shekullit të 15-të; Harabati Teqe; Universiteti
i Tetovës, duke përfunduar në Restaurant “Dardani”, ku poetët dhe miqtë e shijuan
drekën e shijshme dhe ambientin e bukur me pamje të mrekullueshme të natyrës.
Ju
faleminderit, qofshi të vlerësuar gjithmonë!
Suksese
të vazhdueshme për “Ars Albanicën”!
Rrahman Hyseni - poet
Faleminderit
"syrit artistik" - fotografes Bejza Abdiji