E marte, 19.03.2024, 05:28 AM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut mban ‘Ditët e Evropës’ në Shkup

E premte, 10.05.2019, 07:22 PM


Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut mban “Ditët e Evropës” në Shkup

Nga M.A. Entela Binjaku

Evropa e Bashkuar është një aspiratë e shprehur për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vullnetin për aderim në këtë familje të përbashkët vlerash, shoqëritë e këtyre vendeve e kanë shprehur edhe përmes aktiviteteve ku Evropa është fjala kyç. Kështu nisi edhe ky edicion i vitit  2019 për Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të Ditëve të Evropës Instituti kishte parashikuar një axhendë aktivitetesh që përfaqësonin vullnet për bashkëpunim, punë në ekip, mirënjohje për mbështetësit dhe angazhim për të ardhmen evropiane.

Ky edicion nisi me një takim të zhvilluar në Komunën e Çairit ku u nderuan pesë personalitete politike, diplomatë dhe gazetarë me mirënjohje dhe me pllakatë me portretin e humanistes Nënë Tereza për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm të dhënë në proceset integruese të vendit dhe rajonit. Në një ceremoni të ngrohtë por edhe solemne njëkohësisht, vështrimi u hodh edhe nga e ardhmja. Instituti ndau vlerësimet për të rinjtë e Universiteteve të Maqedonisë për esetë më të mira me temën e Bashkimit Evropian.

Të pranishëm ishin zyrtarë të lartë, diplomatë, gazetarë, profesorë dhe studentë. I pranishëm që në nisje të këtyre aktiviteteve, kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, në fjalën e tij të rastit, theksoi rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve euro-atlantike.

Dita e dytë e këtij edicioni i dha përparësi librit studimor. Në mjediset e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u përurua libri “E vërteta për Shqipninë dhe shqiptarët” nga Pashko Vasa.

I konceptuar si një panel, katër diskutuesit e ftuar nga Instituti ndanë mendimet dhe konsideratat se ky libër është botimi më i plotë i kësaj vepre në gjuhën shqipe dhe është shumë i rëndësishëm për të plotësuar historinë dhe kulturën shqiptare.

E veçanta e këtij botimi ishte sigurisht edhe fakti se edhe pse fjala ishte për Pashko Vasën libri ishte përkthyer dhe mbante me shënimet e Mehdi Frashërit. Në këtë mënyrë në një studim të vetëm përmblidhej puna e dy atdhedashësve të kulturës kombëtare shqiptare.

7 maji ishte një ditë e shënuar edhe për faktin se atmosfera në të cilën zhvillohej ishte e gjitha nën ndikimin e vizitës apostolike të Papa Françeskut. Atmosfera e gëzueshme që solli kjo vizitë në Shkup dhe numri i lartë i qytetarëve që kishin ardhur nga anë të ndryshmë të botës, e bënte këtë javë evropiane edhe më shpresëdhënëse dhe frymëzuese. Vizita e Papës në shtëpinë e Shenjtores Terezë ishte një krenari më shumë sidomos për shqiptarët, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe të shumë të tjerëve që ndodheshin atë ditë në meshën solemne në Sheshin “Maqedonia”.

Duke u ndalur në ditën e tretë të aktiviteve ajo mund të thuhet se mori një vëmendje të lartë edhe mediatike e përqëndruar mbi konferencën me temë: Ballkani perëndimor dhe vlerat evropiane- rasti studimor i Maqedonisë së Veriut.  Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i pranishëm në çelje të Konferencës u shpreh: Jemi në 20 ditët e fundit para publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian, për të cilin shpresojmë se do të jetë ai raport në të cilin do të jetë edhe vendimi për fillimin e negociatave me BE-në, në Qershor. Tani duke hyrë në një stabilitet dhe parashikueshmëri politike mund të përqendrojmë të gjithë energjinë duke mos lënë argumente për të marrë, së pari raportin më të pastër dhe rekomandimin pozitiv”, tha ai.

Në këtë takim të datës 8 maj morën pjesë: Bekim Maksuti zv. Ministër i Mbrojtjes  i Maqedonisë së Veriut, Dr.Dušan Janji? nga Forumi për Marrëdhënie Etnike me qendër në Beograd, Dr.Monika Begovi?, nga Qëndra për studime ndërkombëtare me qendër në Zagreb, Ljubica Pendaroska nga Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, Prof.dr.Ylber Sela, drejtor i Institutit Per Studime Politike dhe Ndërkombëtare.

Vlen të përmendet edhe vizita në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut ku mikpritësi ishte kryetari i Parlamentit z.Talat Xhaferi. Z. Xhaferi është një ndër politikanët e njohur për qëndrimin e hapur ndaj qytetarëve që është shprehur edhe me pritjen e tyre gjatë ditëve kur nuk ka seanca parlamentare. “Jam i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm”,- u shpreh ai,- për detyrën që kam marrë përsipër”.

Aktivitetet e Ditëve të Evropës nisën me një ceremoni ndarjeje mirënjohjesh dhe vlerësimesh dhe u mbyllën me një ekspozitë të pazakontë për të pranishmit.

Ato filluan në Komunën e Çairit në një frymë mjaft familjare dhe u mbyllën në një dimension kulturor tipik për shoqëritë që dinë të vlerësojnë pasionin, rëndësinë e dokumentimit dhe këmbënguljen në vlerat që besojnë si shtylla të shoqërive përparimtare.

Ekspozita e filatelisë me titull “ Nga Karli i Madh tek Integrimi në BE” e profesorit të shquar Dr. Radovan Vukadinovic, nga Këshilli i Atlantikut të Veriut të Kroacisë u mbajt në mjediset e Galerisë Nacionale të Shkupit.

Në këtë pasdite kulturore mbajti fjalën e rastit edhe historiani i artit Mixhait Pollozhani i cili foli për veçantinë e kësaj ekspozite që sipas tij duhej parë edhe si kontribut i gjurmëve që historia lë në kulturën e popujve përmes filatelisë.

Një vend të rëndësishëm në aktivitetet e “Ditëve të Evropës” zë edhe figura  e gruas. Roli qendror që ju dha në ketë edicion përmes nderimeve dhe çertifikatave, përmes vlerësimit me simbolin e shenjtores Terezë, përmes drejtimit të seancave të ndryshme por edhe përmes vëmendjes ndaj diskutimeve te tyre,  treguan mendësinë e shoqërive të lira e të zhvilluara. Kjo në përputhje edhe me parimin se nëse do të shohësh stadin e zhvillimit të një shoqërie, shihi pozitën e gruas.

“Ditët e Evropës” janë mbajtur në të njejtat ditë maji, por në vite të ndryshme. Gjatë këtyre viteve Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare ka zhvilluar mjaft aktivitete, ku kanë marrë pjesë të ftuar e personalitete nga më të njohurit, u ka hapur dyert mjaft të tjerëve, nga ky institut kanë dalë disa nga emrat aktivë edhe të jetës publike të Maqedonisë së Veriut.

Ajo që ka mbetur e pandryshuar nga njëri vit tek tjetri, është vullneti për të kontribuar, dëshira per evropianizim dhe integrim, standardi i lartë që vendoset në përzgjedhjen e aktorëve për çdo edicion. Nëse do të mund ta përmblidhnim në pak fjalë do të thoshim se “Ditët e Evropës në Shkup janë: rrjetëzim, kulturë evropiane dhe faktorizim i qytetarëve shqiptarë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Costantin Chiriac në Tiranë, një vizitë, shumë vlera Entela Binjaku: 'Java Botërore e Shëndetit' në syrin e studentëve të Universitetit të Mjekësisë Entela Binjaku: E diela në fshat për fëmijët e Fshatit SOS Entela Binjaku: Një pasdite në Tiranë me “Mbretin e Karikaturave” ?tefan Popa Popa’s Entela Binjaku: Gratë në institucionet vendimarrëse - realitet apo...?! Entela Binjaku: Identiteti, kohezioni dhe ruajtja e vlerave - Vizitë e Përfaqësuesve të Lartë të shtetit rumun në Shqipëri Entela Binjaku: Ndal bullizmit - pro sjelljeve miqësore! Entela Binjaku: Studentët e Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Intervistë me znj. Teuta Shkenza, Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri Entela Binjaku: Kjo dhimbje që la pas babai... Entela Binjaku: Vijon fushata e kartolinave të fëmijëve piktorë të Fshatit SOS! Entela Binjaku: Varësia nga lojrat e fatit... përgjigje në mungesë të disa pyetjeve Entela Binjaku: Takim me lexuesit fierakë Entela Binjaku: Përurohet në Tiranë përmbledhja publicistike 'Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës' Entela Binjaku: 'Trojet e Arbrit' në Lezhë për Kastriotin Binjaku: Identiteti historik dhe gjuhësor i arumunëve Entela Binjaku: SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri organizojnë 'Ditën e Donatorëve' Entela Binjaku: Prezantohet në Tiranë Dora D ’ Istria Entela Binjaku: 'E ëmbla Toka ime' Entela Binjaku: Intervistë me Thoma Binjakun, 'Mësues i Merituar'

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora