E premte, 29.03.2024, 02:12 AM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: Vegim

E shtune, 11.05.2019, 07:49 AM


Nexhat Halimi

Vegim

As zjarri as akulli s` vijnë në drejtpeshim kot

Plaga të provojë ta shërojë dhembjes për ty

Kujtimi është ilaç ëndrra është ilaç e përsëri

Brenda meje shtrihet ky sonet ky mallëngjim

Diçka e përfytyruar në vetëdije-ëndërr e lot

Përhitje, vegim i çastit, i mjegullt, fantastik

Prek ndjenjën, shtrirë pikturës me gjak mitik

E vjen e shfaqet letra nga ti e pritur ka mot

Kjo letër kurrë e shkruar kurrë e arritur zot

Endet mrekullisë e derdhur dritës në dritare

E kapi me shqisa e çdo gjë humb në dhiare

Me ibrik në dorë ti vjen për në krua me lot

Apo veç bie egër shi i akullt rinisë apo vdes

E ja përsëri te i njëjti rrap ende vij e të pres

Çdo gjë e njohur

Ndizet me flakë të ndjenjës së zgjuar

Është ndërmjet gjethit të ullirit dhe yllit

Në udhëtim rreth liqenit hijes së pyllit

Lëviz gurit të strallit ndrit kaq vetmuar

Ndrit në të mëngjër e prapë është aty

Unë i radhis ëndrrat për ty ka vjet vesa

Ik e kthej ndër brigje e lugje e kthesa

Prapë udha para meje humb në largësi

Natyrisht është e qartë të ketë jeta lot

Mjegull të ketë paqartësi hi dhe zjarr

Me ty e pa ty ka udhë ka vdekje e varr

ja kjo e shkruan jetën e s`ndërron dot

E mes nesh ndizet flakë e bie vetmi

ndërsa vërej nga dritarja nga rigon shi

Kaq vjet më vonë

Pandërprerë binte shi ti ikje dhiares nën blirë

Të mos ktheheshe kurrë më të shihesh me mua

Dy pikë lot të piknin, siç ikin pika uji në krua

S`e ktheje kokën prapa të shikoje botën nxirë

Qe dhembje tepër e trishtuar të t`i harroj sytë

Ta zgjoj frymën tënde universin me hënë e yje

Ta ndiej atë rrebesh shiu të ngrirë melankolie

E vetmuar nga ecje në lot t`i prekësh largësitë

S` ktheje aspak kokën të më shikoje në dritare

Ndihesha ujk në çastet nga e shqyen botën fare

E ti ikje e më humbje nga pamja pak nga pak

Te plepi i thyer të priste hija nën rrufe e gjak

Ti përqafoje tjetrin asgjë s`të dhembte për mua

Kaq vjet më vonë unë prapë të kujtoj e të dua

Adresa e panjohur

Bie shi akull e prek në qerpik mallëngjimi

Ndërmjet zjarri tashmë të fikur e yllit të shuar

Letrat e dërguara përsëri kthehen pa vonuar

Adresa e panjohur e personi i lënduar zgjimi

Je rrëzuar nga shkallët ke kthyer kurrizin esa

E ke humb frymën shpirtin tërësisht në farë

E ke humb ndjenjën e afërsisë hijes pa zar

Je e mbetur në copëza të udhës ndër vonesa

Larg nga kujtesa në ditët e gjimnazit të vjetër

Hija ime të përftohet e ndonjë krijese tjetër

E lexon letrën prapë e kthen te unë pa fjalë

A je tashmë e vdekur apo ndoshta ende gjallë

Postieri e kthen letrën shkak adresa e panjohur

S`i besoj aspak përsëri të shkruaj kaq i kotur

Përpjekje për zgjim

S`është mëkat të duash e as të falësh dot

S`e ndjek pe i rrufesë hamendjen e tretur

Çdo gjë ka kuptim e s`ka gjysmë e fjetur

S`e lidh as ky tingëllim për ty e as ky lot

E udha ik me gunga ik tërë në natë e lak

Veç pse të kujtoj e të ndiej afër e je larg

Të dua e s` më takon vetëm në këtë varg

E më dhemb e hundës shkon curril gjak

Ç`është hyrje në këtë pështjellim të djeg

Është s`është prapë është veç mallëngjim

E ndej vibron kaq thellë ai i njëjti kujtim

Ja sillet rreth gjërash e paprekura ik gjatë

Kot pse vjen vetes dhe hy thellë në natë

E perënduara kjo barrë natyrisht ky shteg



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora