E hene, 22.07.2019, 12:22 AM (GMT+1)

Reportazh

Domenika Kapllaj: Sonte Shënkolli i Verës dhe Ramazani festojnë bashkë

E premte, 10.05.2019, 08:23 PM


SONTE  SHENKOLLI I VERES DHE RAMAZANI FESTOJNE BASHKE

-Mireardheshi gjithmone shoke e miq te nderuar, te aferm e dashamirë.

Veç per gezime e festa u takofshim edhe ne shtepite tuaja.

Kete urim ka familja Kapllaj per te gjithe shqiptaret, kudo qe ata ndodhen, punojne, jetojne e festojnë-

Nga Dr Domenika Kapllaj, Lezhë

Nuk besoj se ka ndonje fjale tjeter më me ngarkesa pozitive  ne gjuhen shqipe se sa fjala FESTE. Ajo sjell veç miresi, gezime, mirenjohje, gaz e hare ne çdo vater e per çdo moshë. E nje nder keto festa eshte edhe i mirenjohuri Shenkolli i Veres qe te pakten per ne komunitetin e besimit katolik te Malsise se Madhe eshte ne nivelin e festes se Krishtlindjeve. E ne dallim nga shume festime te tjera te pervjetshme Shenkolli i Veres quhet Festa me miq! A mund te gjendet ndonje emertim më i bukur? Them se jo.

Kaq shume frymezon dhe emocionon kjo fjalë, pra festa me miq, sa  jo rralle mund te them se vet miqte sjellin edhe me shume gezim e mirësi se vet festa. Ose me saktë: - per ne' festa dhe miqte janë NJE.

E si ne çdo rast perpiqemi te bejme kujdes qe fryma e festes  të ngjise sa më shume te të moshuarit.

Babë Martini

Kjo buqete me lule te fresketa qe Sabrieja ka sjellë nga baçja e vet ne Malin e Shengjinit eshte nje dhurate kuptimplote qe sidomos babe Martinin tash 82 vjeçarë e gezon shumë.

Ku eshte rinia eshte festa dhe gezimi

Rinia eshte vet festë. Bashke me vajzen tone te madhe Dajanen në vitin e peste Mjekesi, (por qe tani e meriton emrin doktoreshe), kane ardhur shume shoqe nga Tirana, Elbasani, Librazhdi, Laçi, Lezha e Gjerovica nga Tropoja. Ato janë:

Genta, Xheni, Ilda, Elidona, Marsida,  Bora, Megi,  Dajana, e Gjeri me te kuqe (djathtas) . Me kenget e vallet e tyre ne koridor, ne kat te pare e te dytë, ne ballkone e baçe ato na e kethejne festen ne "festival".

Plot sofra dhe zemra

Kur sofra eshte plot me miq, plot jane edhe zemrat tona.

Dhe i lutemi Zotit qe keshtu te jemi ne çdo festë.

...Ne te rriturit më shume preferojme bisedat me nga nje gote verë a raki.

No Koment!

Kjo Foto-Ikonë, nuk don diçiture as koment. Kjo i thote te gjitha vet... Kjo don veç AMIN!

Sonte Shenkolli i Veres  dhe Ramazani festojne bashkë. Hyke Rexha, e dyta nga e djathta

Dua te veçoj ne kete feste miqtë nga Mitrovica e Isa Boletinit, Hyke Rexhen me te birin Fidanin. Gjesti i tyre eshte edhe me shume se miqesor. Kane udhtuar 4 ore nga Mitrovica ne Lezhe per te na nderuar ne kete nate feste. I falenderojme nga zemra edhe per nje arsye tjeter: ata te dy jane me agjerim ne muajn e Ramazanit.

Sidomos nena e Benit, Prenda, nje besimtare e paperkulur ne asnje kohe, kujdeset ne menyre te veçante per miqte e larget. Ajo rrin tuj kqyrë diellin kur po perendon dhe thote: -Po e kqyri diellin se miqte jane pa hanger e pa pi as uji qysh mbramë. Zoti ua ditet per nder e ua baftë panimin, -dhe i fton ata qe te kryejne ritet e zakonet qe kerkon ky agjerim.

Besimet e ndryshme fetare kurr nuk na kane ndare as nuk na ndojne. Jemi te gjithe shqiptarë, nje rracë, nje gjak, nje gjuhe, nje komb.

Fidani tregon ne vazhdim te ketyre bisedave veprimin e madh te At' Gjergj Fishtes i cili kur kish marre vesh se po vidhet e po don dikush me e djegë nje xhami, shkoi vet e u fut mbrenda, u ul ne mes te xhamise: -digjmeni edhe mua, - ju tha Patri keqberseve.

Ata ulen koken dhe u larguan te turperuar!

Po e mbyllim kete shkrim modest me kete foto-urimi e cila eshte jo vetem ne hyrje te dhomes se pritjes se miqve, por sikur eshte e gedhendur ne çdo tulle te baneses sone ketu ne Ishull - Lezhë dhe atje ne Dedaj te Shkrelit ne Shkoder. E mbi te gjitha eshte e shkruar ne mendjet e zemrat tona.

Mireardheshi gjithmone shoke e miq te nderuar, te aferm e dashamirë.

Veç per gezime e festa u takofshim edhe ne shtepite tuaja.

Kete urim ka edhe familja Kapllaj per te gjithe shqiptaret, kudo qe ata ndodhen, punojne, jetojne e festojnë.

-Ekskluzive per ZemraShqiptare ne Londer, nga Ishull-Lezhë, Dita e Shenkollit te Veres, 9 Maj 2019-



(Vota: 22 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Milazim Kadriu: Në Zym të Hasit u mbajt manifestimi ‘Dita e Plisit’ Tahir Bezhani: Gazeta e Alpeve “Tropoja”, krenari e gjithë Malësisë së Gjakovës Albert Zholi: Një promovim me vlera mes ajkës së intelektualëve shqiptarë, të librit “Portrete me Penë” të autorit Ago Nezha Bashkim Saliasi: Biblioteka është oqean që mbledh të gjitha vlerat njerëzore që dhurojnë mirësi Neshat Mehmedi: Dita e Verës në Novosellë Bashkim Saliasi: Kadri Tarelli i bashkohet nismës “Shkëmbejmë libra”, dhuratë bibliotekës së shkollës Vëllazërimi Babrru-Fushë Neki Lulaj: Mbrëmje artistike për nderë të festës së pavarësisë Petrit Aliaj: Ne mundemi, por së bashku Bashkim Saliasi: 'Vëllazërimi', Babrru-Fushë në shkollën vartëse Babrru-Kodër Xhevahir Cirongu: Tomorrica nëpër shekuj Beqir Cikaqi: Unë biri yt Kosovë - kudo që ndodhem për ty festoj! Neki Lulaj: Festa e Pavarësisë në Wisbaden Xhevat Berisha & Idriz Zeqiraj: Në Ludwigshafen përkujtojet Presidenti Rugova Zeqiraj & Dashi: Akademi përkujtimore për Presidentin Rugova, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj Bashkim Saliasi: Viron Kona - Kur vjen Sokoli Lekë Mrijaj: Në Gjakovë u mbajt sesioni shkencor me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit Kadri Tarelli: Durrësi mirëpriti 'Tingujt e Adriatikut' Hazir Mehmeti: Nga kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Mësuesve 'Naim Frashëri' në Austri Petrit Aliaj: Kujtime që mbeten nga 'Alba' Neki Lulaj: Në Wiesbaden u festua Dita e Flamurit

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT