E hene, 20.05.2019, 06:24 AM (GMT+1)

Komente

Eshref Ymeri: Kuvendi i Shqipërisë, ky universitet servilizmi

E enjte, 09.05.2019, 07:59 PM


Kuvendi i Shqipërisë, ky universitet servilizmi

Nga Prof. dr. Eshref Ymeri

Në pragzgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017, kryeministri Rama nuk la gur pa lëvizur që Partia Socialiste të merrte shumicën absolute në ndenjëset e Kuvendit, në mënyrë që të mos kishte më “nëpër këmbë” ndonjë aleat që t’i “prishte” punë në qeverisjen e vendit, sepse, siç shprehej tërthorazi ai me shpoti në takime me zgjedhësit, Lëvizja Socialiste për Integrim i paskej vënë “mokra” në këmbë gjatë mandatit të parë 2013-2017. Dhe Rama e arriti pikësynimin e tij. Me formimin e qeverisë së re në shtator të vitit 2017, ai, i vetëm, ndihej fort i sigurt në fronin e pushtetit, të cilin, siç doli më vonë, e paskej siguruar në “bregun e pazarit” të shitblerjes sëvotave. Kësisoj, opozita përfundoi thjesht në një figurante pa kurrfarë roli në ndenjëset e Kuvendit, ku shumica absolute e “deleve” socialiste me mandate deputeti, do ta hidhte vallen sipas avazit të kryeministrit Rama.

Në këto kushte, Kuvendi erdhi e u shndërrua në një universitet servilizmi ndaj kryeministrit, para të cilit “deledeputetët” socialistë s’kishin guxim të kundërshtonin për gjësend absolutisht. Përkundrazi, servilizmi i tyre ndaj tij lulëzoi deri në përmasa të tilla, saqë dikush nga radhët e tyre, një kryeservile shembullore kjo, arriti deri aty, saqë kryeministrin Rama ta krahasojë me Skënderbeun. Me sa duket, ky krahasim i erdhi shumë në osh kryeministrit Rama dhe kryeservilen e vet, të cilën dikur e pati “dekoruar” me postin e kryedoganieres, një ditë të bukur na e ngriti deri në postin e ministres.

Kuptohet vetvetiu që “deledeputetët” socialistë, duke pasur parasysh ndryshimet e kodit zgjedhor të vitit 2008, sipas të cilët mandati i deputetit mund të sigurohej vetëm nga përsosja e artit të servilizmit para kryetarit të partisë, nuk kishin rrugë tjetër për të mbijetuar në politikë, përveç zhveshjes tërësore nga dinjiteti personal dhe rreshtimit në armatën e puthadorëve shembullorë të kryeministrit Rama.

Duke pasur parasysh servilizmin e “deledeputetëve” të vet në Kuvend, kryeministri Rama, gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka qeverisur si i ka dashur qejfi dhe jo siç ka dëshiruar shumica dërrmuese e popullit shqiptar. Kësaj mënyre qeverisjeje, zotëria Ardit Stefa ia ka bërë “skanerin” për bukuri në një ese të shkurtër, një ese e shkëlqyer kjo fortfshikulluese, me titull “I dashur Skënderbe, ti dhe soji yt jetoni më mirë jashtë Bashkimit Evropian”, të botuar në gazetën “Telegraf”, 02 maj 2019.Një “skaner” po kaq të shkëlqyer Kuvendit të servilizmit ia ka bërë edhe zotëria Indrit Hoxha, kandidat në listën vijuese të Partisë Demokratike, i cili, duke refuzuar para shumicës së “deledeputetëve” socialistë marrjen e mandatit të deputetit, deklaroi:

“Ky nuk është parlament, por galeri e krimit”(Citohet sipas: “Kandidati i PD bën të papriturën, refuzon të betohet në parlament”. Faqja e internetit “lajme.al”. 08 maj 2019).

Tani lind një pyetje e thjeshtë: a ka garanci se nga radhët e “deledeputetëve” socialistë nuk do të dalë ndonjë tjetër kryeservil, si ajo kryeservilja e lartpërmendur, dhe, nga foltorja e Kuvendit, të hedhë në publik një propozim, të ngjashëm me propozimin e dikurshëm të një deputeteje të parlamentin rus, të cilin Putini e ka shndërruar me kohë në universitet të servilizmit, gjurmët e të cilit po i ndjek me besnikëri Rilind(Rivdek)ja socialiste e kryeministrit Rama?

Pë dijeninë e lexuesve të nderuar, deputetja e parlamentit rus(rusët e quajnë “Dumë Shtetërore”) Elena Mizulina(1954), kryetare e komisionit parlamentar për çështjet egrave, të fëmijëve dhe të familjes, doktore e shkencavejuridike, me titullin “profesor”, u propozoi grave ruse tëlindin fëmijë me Putinin. Një propozim të tillë ajo e patibërë më 05 tetor të vitit 2014, në një tryezë tërrumbullakët, kushtuar problemeve demografike në Rusi.Le të njihen lexuesit me propozimin e saj:

“Thelbi i propozimit tim është i thjeshtë: çdo qytetaree Rusisë do të ketë mundësi të marrë me postë materialingjenetik të presidentit të Federatës Ruse, të ngelet shtatzanë me spermën e tij dhe të lindë fëmijë. Nëna tëtilla do të marrin një asistencë të posaçme nga shteti.Fëmijët e lindur me presidentin, në të ardhshmendo të përbëjnë elitën ushtarake dhe politike tështetit”. (Citohet sipas:“Ushtria e klonimeve të Putinit”.Faqja e internetit “motivnews.com”. 09 nëntor 2014).

Santa Barbara. Kaliforni

08 maj 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT