E premte, 29.03.2024, 06:13 AM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Shqiptar, mos ik por qëndro si një mur guri!

E merkure, 08.05.2019, 07:00 PM


Shqiptar, mos ik por qëndro si një mur guri!

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au

Edhe në trojet arbërore dielli shkëlqen, por nuk ngroh për të gjithë.Të korruptuarit në radhët e partive politike, në emër të partisë (xhepit personal) konkurrojnë me të korruptuarit e partive tjera, por nuk është në interesin e tyre për të shkelur në gishtat e njëri-tjetrit, që do të çonte në përdorimin e armëve, prandaj ata grinden kinse për çështje shoqërore, por nuk vrasin njëri-tjetrin, sepse do të shkatërronin njëri-tjetrin, asnjëri prej tyre nuk do të mbijetonte.

***

Shtetet dhe ideologjitë e vetëdijshme për fuqinë, marrin gjak në dhëmbë kur ato përballen me dobësi. Interesat kombëtare nuk janë diçka që ju mund të vishni si një këmishë. Ajo kërkon përpjekje të qëndrueshme nga një brez në tjetrin. Kjo besnikëri dhe përkushtim sot është shumë e ndërlikuar, sepse para së gjithash vendi është kapur nga rrugaçë të neveritshëm, ndërkaq popullata indiferente (që nuk shqetësohet për asgjë)e lejon këtë.

Në të dy shtetet shqiptare lulëzon nepotizmi dhekorrupsioni në të gjitha nivelet. Vendi është kapur nga shpërdoruesit e pushtetit, para së gjithash nga 3 minjtë e ujërave të zeza, njëri nga shteti amë dhe dy tjerët nga Kosova. Këta djaj servil, punojnë (pa mandat) për copëtimin e Kosovës, krijimin e një Serbie edhe më të Madhe. Çdo ditë mashtrojnë opinionin me rrena taze për “korrigjime” duke e kaluar kufirin. Krekosen e kapardisen si kacagjeli majë plehut. Para dy ditësh, në një program televiziv,super-spiuni shpëtoi pa e hëngër shishen në krye nga trimëresha shqiptare.

Unë nuk mund të dëgjoj asgjë që nuk janë fakte por interpretimet e tua. Për mua nuk është me rëndësi se sa kundërshtarë kam por kush janë ata”, - i thash një “mikut” para disa vitesh.

***

Një debat politik në shërbimin publik kërkon që politik-bërësit, veçanërisht qeveritarët, ministrat dhe nëpunësit e lartë, të argumentojnë mirë pikëpamjet e tyre, dhe t'u përgjigjen ndershëm kundërshtimeve kritike nga gazetarët dhe kundërshtarët.

Në një demokraci përfaqësuese, politik-bërësit kryejnë veprime dhe vendime në emër të qytetarëve, prandaj një rrjedhë informacioni para së gjithash duhet të shkojë nga politikanët te qytetarët dhe ndërsjellë, nga qytetarët te politikanët. A na japin politikanët informacionin që na duhet për të marrë pjesë aktive në demokraci?

Jo, ata janë hora-tradhtarë në procesin e shitjes së vendit pa dhanë asnjë informatë, asnjë llogari. Rrezikojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e vendit, pas shpinës së qytetarëve indiferent.

Tradhti,është përdorur veçanërisht për veprat penale që kryhen për t`i siguruar ndihmë armikut gjatë luftës, por përfshin në tërësi veprimet që synojnë të rrezikojnë pavarësinë e shtetit ose sigurinë nëpërmjet veprimtarive të paligjshme për fuqitë e huaja, Tradhti ndaj Vendit. Gjithashtu veprat penale kundër Kushtetutës së shtetit - tradhti e lartë.

***

Kush janë me të vërtetë ata që e kontrollojnë botën shqiptare?

Si do të jetë Shqipëria pas heqjes së sundimtarëve të ligë/keqdashës? Ata janë aq të këqij ndaj Kombit dhe Atdheut të vet sa që edhe buzëqeshjen e kanë fillzezë.

E gjithë bota shqiptare qëndron nën fuqinë e dashaligësve.Për këtë qëllim, intelektualët dhe atdhetarët kudo që gjenden, përmes mediave të mirëfillta, duhet t`i njoftojnë njerëzit me situatën e vërtetë, në mënyrë që të bëhen të vetëdijshëm: Për t'i dhënë fund veprave të djallit.

Çfarë mund të thotë kjo për ty:

Një shpjegim logjik i problemeve në botën shqiptare.

Një arsye e mirë për të besuar në një botë më të mirë edhe tek ne.

Ne menjëherë duhet të fillojmë të punën për të ndryshuar situatën, sepse regjimi i djallit (djajve)  që minojnë çdo përpjekje për zgjidhjen e çështjeve shqiptare, është i dënuar me shkatërrim, dhe do të përballen me kiametin, nëse zgjoheni.

Një njeri mund të bjerë shumë herë, por ai nuk është i pasuksesshëm para se të pretendojë se dikush e shtyu atë. Shqiptari nuk duhet të mbetet një udhëtar në anije, por më shumë se aq, të jetë pronar i anijes.

Me shumicën prej jush kam miqësi të sinqertë, prandaj edhe grindjet duhet t`i kemi të ndershme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora