E premte, 29.03.2024, 12:26 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dita e Plisit

E merkure, 08.05.2019, 06:46 PM


DITA E PLISIT

-Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

N’ Zym të Hasit , ka burra t’ fisit –

Ku festohet “Dita e Plisit” !

Këngë e valle dhe kumtesa –

Recitime plot me shpresa !...

N’ Zym të Hasit , vatër kreshnike –

Ka shumë monumente historike ,

Të kulturës sonë kombëtare

Dhe trashëgimisë sonë shqiptare !

N’ Zym të djepave historike –

Ka aktivitete kulturo – artistike !

  30 Prill , nga  burrat e fisit –

Këtu shënohet Dita e Plisit !

Para shtatores së Skënderbeut –

Janë tubuar shumë burra t’ dheut !

Është mbushë sheshi burra plisbardhë ,

Plot artistë , këngëtarë , valltarë ! ...

Kënga e vallja nuk pushojnë –

Shumë këndojnë e  shumë vallëzojnë !

Shoqëria artistike “Katarina Josipi “ –

Këndojnë  si bilbilat mu    maje pipi !

Ansambli “Muharrem dhe Xhevat Qena” –

Këndojnë  këngë e valle nga t’ gjitha këto dhena !

Bashkë me qytetarë nga viset e ndryshme –

Këndojnë  e vallëzojnë  valle të shkëlqyeshme !

Pos veshjeve të ndryshme dhe  plisit të bardhë ,

  bartnin shumica  pjesë  që kishin  marrë –

Valltarët kishin veshur  dhe veshjet kombëtare ,

Që janë karakteristike n’ mbarë trojet shqiptare !

Aty bashkoheshin shkëlqimi nga shtatorja e Skënderbeut ,

Nga maja e Pashtrikut , plisat e bardhë  mbi koka të njeriut –

Që rrezatonin këtë ditë mbi Zymin e Hasit

Dhe nga xhelozia , sytë  ia plasnin hasmit !

Përkrahje pa rezervë këtij manifestimi –

I dhanë vendasit bujarë nga çdo shtëpi që i del tymi !

Me mish e me shpirt përkrahej organizimi –

Nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi “ nga Zymi !

Përveç interpretimeve  kushtuar Skënderbeut –

Mysafirët e Zymit , shkuan n’ hapësirat e Muzeut !

Mori fjalë Frrok Kristaj n’ shenjë falënderimit –

Për të gjithë pjesëmarrësit  - mysafirë të Zymit !

Në Zymin me shpatijet e gurta ,

Me ngjyrë hiri , plotë thatësi të ngurta ,

Në Zymin e shkollës  dhe abetares shqipe ,

  Zymin e 100 monumenteve kulturo – historike !...

Në fjalën e tij , Frrok Kristaj dha –

Një pasqyrë për Zymin , që askush s’e ka !

Pasqyrë të dikurshme me bazë historike

Dhe pasqyrë të sotme që është artistike !

Ai përmendi shumë figura të ndritura –

Njerëz të kësaj ane me vlera të ngritura !

Që me vepra t’ tyre e ndritën vatanin –

Gjon Nikollë Kazazin dhe Pjetër Bogdanin !...

At Shtjefën Gjeçovin , si dhe Anton Pashkun –

S’ kishte fuqi njeriu që t’ua hante  hakun !

Përkujtoi aktoren e parë shqiptare –

Katarina Josipin , n’ skenën kosovare !

N’ trojet e Kosovës , ai plisi i bardhë –

Ishte simbol nderi për burrat pleqnarë !

Vlera e artë përmendej nga burrat me radhë –

Kur bëhej betimi në plisin e bardhë !

Referuesit mendjendritur , nga djepi i fisit –

Sollën shumë gjëra të bukura rreth historisë së plisit !

Na sollën shumë gjëra rreth simbolit tonë kombëtarë –

Që u ruajtën  brez pas brezi ndër shekuj me radhë !...

Kryetari i Shoqatës “Bytyqi” Tiranë – Prizren ,

Agron Isa Gjedia , tregoi për këtë ven :

“Për ta njohur historinë e popullit shqiptarë –

Si pikë referimi  është vet  plisi i bardhë !”

Edhe Fahri Xharra ,  një fjalë e  ka thanë –

Që kurrë në  harresë nuk banë me e lanë !

Fjalët e tij plot  mençuri që i foli ma i pari –

Për atdhe kanë dashuri , s’ peshohen me ari !

“Po t’i  kishim humbur maramën dhe  plisin –

Do t’ i  kishim humbur kombin  edhe fisin !

Gjithë çka është e jona , ta ruajmë e ta nderojmë –

Atë që është e huaja , kurrë  mos ta lakmojmë !”

Gjilan, më 05. 05 . 2019 .    D emir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora