Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: ‘Kali Shemës’ në dasëm sot barti ujë pa nuse

| E merkure, 08.05.2019, 09:31 PM |


“KALI SHEMËS” NË DASËM

             SOT BARTI UJË PA NUSE

NGA KALOSH ÇELIKU

Kalin e Shemës” e kanë thirrë në Dasëm

Jo, se: Është i hijshëm. I mençur.

Por, t’u barti ujë krushqëve. Dasmorëve.

Edhe, Sot shuaj etjen burrave pa Nuse…

Popull, i dalldisur me shekuj nga Partitë Politike. Herë me Krajl, e herë me Mbret. Dhe, me Baba Dovlet. “Vëllezër e motra” rus e kinez. Kohën e fundit, edhe, me marksizëm - leninizëm. Shtet, Dje i “përbashkët” komunist. Sot, Neokomunist.

Historia po i përsëritet nëpër shekuj. Nuk e sheh para syve Gropën e Ndrikullës Dinake, të mbuluar me kashtë, ose gjethe të “Kalit Shemës, pas Porte. Sotpërsot, që e ka tejkaluar dhe varrosur në Histori edhe “Kalin e Trojës”. Taxhinë e argatit me vite, që ua ka mbyllë sytë, turren me të katra pas një torbe përeqafe në manifestimet politike - “kulturore” pas partive politike të “vëllezërve” Njerkës me këngë e valle mes varreve.

Asgjë, nuk kanë arritur deri në Ditën e Sotshme! Përveçse, këngës të Pulës Qafërjepur, kur këndon si Gjel mbi Gardh në Lëmën e Shtëpisë?! Dhelpërës dinake, që nën Pemë e këndon  plot mallë këngën e saj “erotike - patriotike”. Qyqja e ka bërë një ve furrik, dhe tjetër hiç! Dhe, vetëm me një shikim “dashurie” nga poshtë, Pulagjeli këmbekrye bie para këmbëve të Dhelprës Dinake, e cila ia jep hakun nën Pemë, plot frute me degë qershie përtokë.

Nëna ime, po të ishte sot gjallë, kësaj Pule Qafërjepur si këngëtare me nam mbi Gardh do ia priste kokën mes Lëmës, nën Lisin e midis Liavdhit. Biro, Pula kur këndon si Gjel, ndjellë kob. Gjeli është ai që e thirrë Agimin. Patjetër, edhe do ta shtronte për darkë në sofrën e Babait me Kalë shale. Agimin mbi gardh, që e thirrë Gjeli Kryengritës, e jo Qafërjepura me kakarrisje “triumfale” tra më tra. Rryçka, që e ka bërë një ve nën hatulla të çatisë Shtëpisë?! Dhe, tjetër Hiç! E çuditi “Dynjanë”?!

Edhe, atë: Kur Sot u këndon humbjeve, dështimeve të partive politike si “fitore” para kamerave televizive dhe syve të popullit. Politikanëve të njëjtë serik, arratisur me stazh të mandateve e posteve politike gjithë jetën, pa asnjë ditë pune. Përfitimeve personale, familjare, klanore e miqësore me parullat e tyre demagogjike: shtet i “përbashkët”, “vëllazërim - bashkim”, flamur kuqezi, gjuhë e shkolla shqipe. Pazare politike me parulla neokomuniste parazgjedhore: NATO, BE, “Bashka për-përpara” e “Komandant suprem ushtarak” pas “fitores” në “paqe”, me votën e lirë demokratike duke ua kthyer borxhin e Luftës (2001): Tanusha, Sllupçani e Kumanova, dhe Haraçina heroike.

“Fitore” politike e këtyre politikanëve të arratisur duke i harxhuar edhe “fishekët” e fundit politik. Hë për hë, në fushatën e ardhshme parazgjedhore parlamentare, u ka mbetur  pa e harxhuar vetëm edhe  një parullë demagogjike: “Shqipëria e Madhe”. Pavetëdije, se: Nesër, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë mbetur pa municion lufte partiake. Shkak, që në këto zgjedhje presidenciale e morën edhe dënimin me vetëdije të shumicës shqiptare. Përkundër, asaj “maqedonase” duke e trembur, se: Përshkak të shqiptarëve, nuk do të ketë “cenzus”?! Dhe, vendin e presidentit të shtetit “përbashkët” do ta marrë kryetari i Kuvendit, një shqiptar.

Punemadhe! Nuk do të bëheshte nami. Shqiptarët, Kryetar shteti kanë pasur edhe në Ish Jugosllavinë e shokut Tito (Sinan Hasanin), po asaj kohe nuk fituan asnjë barazi kombëtare. Përveçse: përndjekjeve policore, burgjeve, dhunimeve, vrasjeve, denocidit dhe pëzënjen e një populli me fëmijë, gra e burra refugjat nëpër botë. E, ku më do të fitojnë sot të drejta të barabarta me Reprizën e “vëllazërim - bashkimit”?! Eksponentë komunistë me krime lufte, të shashtisur e të shëtitur gjithë jetën nëpër poste politike, në këtë shtet të “përbashkët” e korruptuar me politikanë pa asnjë ditë pune e me stazh politik deri në vdekje. Një pjesë e tyre, ku fatmirësisht përfunduan me tituj shkencorë si “profesorë” universitar dhe “analistë politik”. Prodhim serik partiak, që vazhdon edhe sot e kësaj dite t’i hakmerret popullit shqiptar me “fitore madhore”.

Amani, mos na këndoni edhe mbi varre të dëshmorëve të Lirisë për “fitore” politike! Nuk kemi faculeta, e as shami t’ua fshimë lotët e krokodilit të derdhur rrëke për ato dëshmorë Lirie në varre.  E, as Gra Zajazi t’ju vajtojnë brez për brezi me dajre. Thirrja e fundit: Përvishni, mëngët e duarve! Dhe, mos trumbetoni “politikë madhore”, vetëm gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare! Nëse, Sot nuk mund t’i dilni zot popullit dhe Atdheut, ikni përgjithmonë nga Politika Shqiptare! Burra tjerë do të jenë ato parashikuesë, Nesër që do t’i prijnë politikës shqiptare për Liri.

Përçudi! Thirrja e popullit Sot, është me përgjigje: Ikni nga “politika madhore” Shqiptare! Tridhjetë vjet, ky popull liridashës u ka pritur t’i prini në Liri me “vëllazërim - bashkim”, në prehërin e Njerkës, Nanë”?! Edhe, përsëri ju i prini me Reprizën e ‘”vëllazërim - bashkimit”, duke e humbur luftën politike për Liri para syve të popullit…

Fatkeqësisht, nuk ia arritët qëllimit me “fitoren madhore”. Këmbekrye, u arratisët pas posteve politike Neokomuniste?! Përfunduat, si “dëshmorë” lufte të partive politike në Hirtori para kemarave televizive e “analistëve politik” me një Torbë taxhi përqafe. Këngë e valle me çifteli mes varreve…