Kulturë
Kadri Tarelli: Isuf Veseli
E marte, 07.05.2019, 07:00 PM
Isuf Veseli
Isuf
Veseli, nga Demajt oxhak,
Burrë
i besës, s’vritet për gjak.
Në
Dardani, në vend trimërie.
Kuvend
e pushkë, ç’i kanë hije.
Mua
ma thonë, Isuf Veseli,
S’duroj
shkaun, të na shkeli,
S’duroj
serb e malazez,
Për
Kosovë, luftën e ndez.
Veç
një zë dhe mbledh shqiptarët,
Armët
ngjeshur, si të parët.
Një
kushtrim nga kryetrimi,
Mblidhi
burra, serbit bini!
Kulla
jonë në gur, prej guri,
Mbi
Kryedrin valon flamuri,
S’pyet
për pushkë e gjyle topi,
Ta
marrë vesh i gjith’ Evropi.
Shkodra
jonë mblodhi kuvend,
T’mbrojmë
Kosovën, anë e kënd!
Atdheut
t’i dalim për zot.
Të
bashkuar, si çdo mot!
Në
krye vendi, Hoxhë Kadria,
Hysni
Curri, Hysni trimëria,
Sali
Nivica, Bedri Pejani,
Që
të gjithë burra mejdani
Hasan
Prishtina e Bajram Curri,
Në
dorë pushka, në ballë flamuri.
Bardh
Isufi, Halim Gostivari,
Që
të gjithë me gjak shqiptari.
Nimani
Ferizi, Ibrahim Gjakova,
Me
shkoll’ e pushkë, bahet Kosova.
Isuf
Veseli, Jahja Begolli,
Burra
trima, atdheu mblodhi.
Sadik
Rama dhe Sali Gjuka,
U
flet pena dhe kërcet pushka.
S’kursyen
jetë, as pasuri,
Veç
për komb e shqiptari.
Një
fjalë u tha dhe lidhën besë,
Këmbë
serbi, këtu mos mbesë!
Jemi
shqiptarë, jemi Dardani,
T’i
bajm bashk’ Kosov’ e Shqipni!
Komiteti
kombëtar për mbrojtjen e Kosovës. Shkodër, Nëntor 1918.
Isuf
veseli, i katërti lart, nga e djathta
Kadri Tarelli
Durrës, më:
07. Vjeshta e tretë. 2018.
Shënim:
1. Isuf Veseli. Lindur e
rritur në Radavc, ose Kryedrin, fshat i komunës së Pejës, fare pranë burimit të
lumit Drin i Bardhë. Anëtar i Komitetit për mbrojtjen e Kosovës. Luftëtar dhe
udhëheqës popullor i luftërave për liri e bashkim kombëtar.
2. Të gjithë emrat e përmendur, janë një pjesë e
anëtarëve të Komitetit për mbrojtjen e Kosovës, themeluar në Shkodër. Nëntor
1918.