Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zymer Mehani: Ti, o Skënderbe!

| E hene, 06.05.2019, 05:59 PM |


Zymer Mehani

ME RASTIN E DITËLINDJES

TI, O SKËNDERBE!

Rroke shpatën

N’Kala t’Krujës

Shembe një lubi

Një kulçedër me shtatë koka

Një Perandori

Korre ëndrra pashallarësh

Dhe shekujt me pallë

Padishahë dhe jeniçerë

I grive palë-palë

Përkrenarja me brirë dhie

Bukur t’rri mbi kokë

Për lirinë e kësaj Arbërie

Me shqiptarët –tok

N’gjoks Flamurin Kuqezi

N’luftëra çlirimtare

Shpatë e rëndë t’shënoi lavdinë

N’historinë shqiptare