E merkure, 24.04.2024, 03:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Kur ‘Spica’ godet?!

E marte, 07.05.2019, 09:17 AM


Sevdail Hyseni

Satirike

KUR “SPICA” GODET?!

Ç’ke mor “Info” pa t’ndjek kush

Sillesh keq si zorra n’prush

S’të nget Spica dorën n’zemër

Se të bie zemra n’thembër

E di frikën e ke hak

Sepse trutë i ke në bark

Po provo krisë belaja

Të del “Spica” me dy maja

E kujton “Info” se si atëbotë

“Spica” ta zuri bishtin me rrotë

Nuk la pa prekur them sinqerisht

Juve që thurni rrena me bisht

“Spicës” s’i shkojnë aspak për shtati

Ata që flasin gjithnjë prej shpati

Pastaj kur tremben në pikë të hallit

Kapen si rriqra për bishti të kalit

“Spica” nuk ndalet prapë kritikon

Ata që veset i kanë zakon

Dhe nuk lirohen aspak prej tyre

Nga shtrati i fjetjes deri në zyre

Nëpër kuvende mos t’qofsha falë

Del një zog pule e t’bënë përrallë

Ky thotë nuk t’bënë është i papunë

Njëri tradhtar e tjetri spiun

Për gaz të botës shtiren se dinë

E qesin bishtin rrotë përmbi shpinë

“Spicës” s’i mbetet tjetër atëherë

Veç t’ua hedh plaçkat në erë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora