Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Lugina në Berlin!

| E hene, 06.05.2019, 07:15 AM |


Sevdail Hyseni

Satirike

LUGINA NË BERLIN..!

Për Samitin në Berlin,

Pyesin shqipet për Luginë:

A do t’gjendet në Kuvend,

Sipas rendit në agjendë ?!

Rendi i ditës nuk çon peshë,

Po ngatërrohet lëmshi shpesh,

Nuk i gjendet fija për fare,

Bëhen burrat për pesë pare!

Keni parë dialog me bisht,

Që me t’ngulur qëllimisht ?!

T’i çon gjërat n’pambarim,

As bashkim, as korrigjim!

Pse gjermani pati “bllombë”,

Kur u bë bashkë si Komb?!

Theu murin copë më copë,

Duke hyrë në Evropë!

E ne shqipet e Ballkanit,

Me atë zjarrin e vullkanit,

Marrim turr për atë pazarin….

E pa “hop”  kërcejmë gardhin!

Pastaj, ngulemi me pa hir ,

Duke thënë e kemi mirë!

Si ta kemi kur për besë

Jemi bërë pikë e pesë ?!

Disa lypim bashkim kombëtar,

E disa  asgjë për farë...,

Bëhemi copë për pushtet.

E harrojmë se s’kemi shtet!

Si të bëhemi shtet Unik,

Pa koncept në politikë.

E t’mos flasim për Luginë,

Që ka ikur në Berlin!

Sa nga dhuna, sa për punë,

Sa nga vendi me spiunë,

Që për hir të “Babës Mbret”,

U pëlqen Lugina shkret!