E premte, 29.03.2024, 01:34 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Një lexues nën lëkurën e një autori

E diele, 05.05.2019, 07:55 AM


Një lexues nën lëkurën e një autori

Libri" MBINJERËZORE" i BARDHYL  DARDHËS

Nga Përparim Hysi

Qeshë pjesëmarrës në promovimin e librit "Mbinjerëzore" (prozë filozofike) të BARDHYL DARDHËS. Qeshë pjesëmarrës si i ftuar nominal,por,për arsye subjektive,ende librin e tij nuk e kisha lexuar. Sado që nuk jam bestyt dhe pak jashtë çdo feje dhe,sado që nuk kam ndonjë sugjestion të veçantë për cilindo klerik, këtë radhë rashë në grackën e një SHENJTI: në atë të  SHËN THOMAIT që thotë diku:" Që të të  besoj, dua që plagën ta  zë me dorë". Pra ajo"plaga që zura me dorë" është libri që po citoj më lart,shkruar nga një dyzet vjeçar që quhet BARDHYL DARDHA.

BARDHYL  DARDHA që ka mbaruar Universitetin "La Sapiensa" në Romë në vitin 2007 për jurist dhe,ngaqë është gjithmonë nga ata që i zgjeron dijet e tij, i thelloi ato në informatikë e në menazhim. Po në vitin 2007,vjen në vendlindjen e tij, në ROSKOVEC të FIERIT dhe hap"ROSKOVEC  "Laguage School-RLS", të cilën e  drejton prej 12-vjetësh. Çudia nuk qendron në këtë investim kaq me rëndësi,arsimoro-kulturor, por ai ka një pasion të veçantë për librin dhe, veç leximit, pasionin e krijuesit. Ja tek vjen para lexuesit me një libër,paksa unike; me një prozë filozofike "Mbinjerëzore" që, në gjykimin tim, është një leksion sa social, aq dhe psiko-pedagogjik.

*      *     *

Duke parë moshën e  re të autorit, mendova se ky qe i pari nga krijuesit që në moshë të re,del  me një libër të tillë, ku  me një metodë pak Sokratike (të paktën, kështu mendoj e gjykoj unë), e fut lexuesin në atë kurthin pyetje-përgjigje për ta çuar drejt ndërgjegjësimit për ta bërë botën,mjedisin ku jeton, komunitetetin më të bukur. Kështu po mendoja, por përsëri në gjykimin tim (tagri im nuk është as absolut dhe as  i detyrueshëm), një libër paksa filozofik ka shkruar qysh në moshën 20-vjeç një nga PROZATORËT E RËNDË të LETËRSISË MBARËSHQIPTARE, i bukuri dhe i urti STERJO  SPASSE që, qysh në vitin 1935, shkroi romanin"PSE". Natyrisht, unë as do hyj të bëj as analizë të"PSE" dhe as të vë përbri "MBINJERËZORE", por ka një gjë që dua të nënvizoj:" Sado që"socrealzmi" e pa me hije dyshimi romanin e STERJO SPASSES,për çudi,romani tij,sikur kish vënë flatra dhe kish qendruar ky"shpend fluturues", (në mund ta quajë të tillë,domosdo) edhe mbi kokat e atyre që nuk e kishin lexuar, por një gjë e kishin fiksuar:- Psenë nuk e ka gjetur dot STERJO SPASSE!!! Kaq,siç mendoj, unë nuk është pak. Dhe STERJO SPASSE sa kish mbaruar NORMALEN e ELBASANIT dhe,sa di unë, e shkroi kur qe mësues, larg e larg,mërguar/tri male kaptuar,andej nga fshatrat e DROPULLIT.

*     *     *

Zakonisht, një libër filozofik nuk është për çdo lexues. Për vet "gjuhën pak të drunjtë" për një lexues masiv, autori del për një lexues të kultivuar dhe elit. Kjo ndodh jo vetëm për termat,por sidomos për stilin që përdor. Dua ta theksoj si një risi të bukur të BARDHYL DARDHËS, stilin letrar aq  të pëlqyeshëm. Libri jo vetëm është i lexueshëm,por është pak intgrigues që të shtynë, faqe pas faqe, gjithë tensionin e derdhur nga autori, për të grishur ty si lexues dhe për të futur në"lëkurën e tij". Unë jam një nga"vikitmat" që e pësova, por është një lloj"vrasje" jo vetëm e pranueshme, por që të bënë më të mirë. Sikur është ngjallur NITCZE që thotë:" Nëse nuk të vretë, të bënë më të fortë". Dhe vërtet më i fortë del,kur zë "përtyp" leksionet e  BARDHYL  DARDHËS.

Autori, në libër, nuk mban lexion ex katedra, por ti si  lexues kalon nga faqa në faqe, zë dhe mediton dhe thuaj për autorin:- Si është e mundur që ky,riosh dyzetvjeçar, ka vënë mbi shpatullat e tij të njoma, këtë"mal" që nuk është fort metaforik? Dhe,sa për mua, me autorin ka ndodhur ajo që POETJA VIRGJINIA   WOOLF(1882-1941) ka thënë dikur:-Nuk ka kangjel,asnjë dryn dhe asnjë rrufe që mund të pengojë lirinë e mendjes sime. Pikërisht,kështu ka ndodhur. E nis me dy pyetje intringuese:"Ç'të shtyn të jetosh? Ç'të shtyn të vdesësh? Dhe mandej, ku drejt përdrejtë e ku nga  më" e lehta" tek "më e vështira",ai,sikur e merr përdore lexuesin dhe,si psikolog i mirë, do ta bindë atë që herë mos rrijë si"ujë i ndenjur" (ai e quan:i qelbur") dhe, siç e përkufizoj unë, pasi lexova krejt librin,BARDHYL DARDHA me këtë libër filozofik, është për njerëzit,për komunitetih dhe për lexuesin,ai , DANKO, nga "Tregimet e GORKIT" që shkul zemrën e vetë për t'u dhënë dritë"qorrave me sy të hapur".

Që t'ju bindë për"leksionet filozofike" të librit,duhet të shkëptuja një varg sentencash me vlerë nga libri ,si:" S'ka vuajtje më të madhe, se kur humbet vetveten"."Lartësohu si krijesë dhe tregoje veten se ç'je në gjendje të bësh"."Vrapojmë duke ndenjur,duke u qelbur deri në kalbje"."Në shpirtin tuaj nuk ekziston toleranca"."sfido kohën"; mos u mjafto me dije";armiku i vetes je ti; hapi dyerët dhe shiko sa e bukur është drita!; mos u bëni pjellë e së keqes;mos u falni para idhujve të rremë;duhet të duash fort,që të kuptosh dhimbjen;  Por a mund të vazhdohet kështu?

Vepra fokusohet në kërkimin vetjak të autorit,për të ndërgjegjësuar lexuesin në zgjidhjen e kontradiktave sociale, brenda sistemit që jetojmë. "Flitrat" që përdor autori,sado paksa të"holla",por, megjithatë, të dukshme e gjithë përfshirëse. Sado që autori, vende-vende, duket sikur qendron mbi një tokë të minuar, në deduksionin tim përfundimtar, mund të them këtë:" Me këtë libër, krejt unik, autori ka dashur të ngjizë të mirën, duke luftuar të keqen"

E,sa për pyetjen e drejtpërdrejtë: a ia ka arritur? Kësaj pyetje unë po i përgjigjem me fjalët e një filozofi të shekullitXIX-të,ERNEST  RENAN (1823-1892) që thotë:" Të ngjizësh të mirën, nuk mjafton. Duhet ta bësh atë fituese me njerëzit". Kështu ka bërë dhe BARDHYL DARDHA, të cilit i uroj vetëm suksese.

Tiranë, 2 maj 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora