Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neshat Mehmedi: Lazim Destani - Krenarija e Bozovcës dhe e Malësisë së Sharrit

| E diele, 05.05.2019, 08:59 AM |


Lazim Destani - Krenarija e Bozovcës dhe e Malësisë së Sharrit

Shkruan: Neshat Mehmedi

Malësija e Sharrit ka lindur burra të mëdhej të çështjes kombëtare,…

Katundi më i largët dhe më i thellë në Malësinë e Sharrit nga komuna e Tetovës është Bozovca. Ky katund i vogël ka lindur e rritur shumë burra të mdhenjë që kanë kontribuar e kontribuojnë për të mirën e kombit në përgjithësi. Për kontributin e tyre flasin veprat e mëdha të përmasave lokale e mbarëkombëtare,…

E ne do të përmendim tani Lazim Destanin, sepse kontributi i tijë është gjithëpërfshirës dhe i vazhdueshëm në sferën e humanizmit - ai vit për viti ndanë mjete të konsidurueshme finasiare për ndihma humanitare dhe bamirësie anë e mbanë trojeve shqiptare, në zhvillimin e arsimit e në veçanti për Universitetin e Tetovës.

Për këtë kontribut të veçantë, më 17 dhjetor 2012 në përvjetorin e 18 të, ish themeluesi i Univeritetit të Tetoëvës Prof. Dr. Fadil Sulejmani, pas pranimit të titullit "Doctor Honoris Causa" nga UT ja ndër të tjera thotë: ‘Dashamirët e Universitetit të Tetovës që ndihmuan aksionin me mjete financiare dhe materiale për funksionimin e universitetit, qoftë edhe me një mark apo denar. Nga këta humanistë që dhanë një kontribut më të madh financiar për universitetin tonë, dua të veçoj Lazim Destanin dhe Hajdar Abazin nga Tetova ( nga Bozovca, vërejtja ime), e të tjerë’.

Kontributi i tijë – familjes Destani është shumë i madh edhe në zhvillimin e kulturës dhe sportit, Lazim Destani e ringjalli dhe po e mban edhe klubin futbollistik “Shkëndija”.

Në ditën e Tetovës – 3 Mars 2011 Lazim Destani  nderohet nga komuna e Tetovës “Qytetar Nderi’’ titulli më i lartë që jepet nga komuna e Tetovës. Këtë mirënjohje ia dhuroi Kryetrai i Komunës Prof. Dr. Sadi Bexheti, Për kontributin e madhë të dhënë në zhvillimin e biznesit dhe përkushtimin e përhershëm të zhvillimit të komunës së Tetovës’’

Në kuadër të manifestimeve për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë, më 27 dhjetor 2012 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi zotin Lazim Destani me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në mbështetje të iniciativave me karakter kombëtar dhe krijimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë në botë”.

“Për mua, si President i Shqipërisë, është një moment për të përcjellë në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, vlerësimet, falënderimet për këtë kontribut, për këtë emër të mirë që ju keni ndërtuar për shqiptarët ku keni jetuar dhe punuar. Gjej rastin gjithashtu t’i shpreh falenderimet dhe mirënjohjen, për kontributin dhe për një gjurmë të rëndësishme që latë, në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar në kryeqytetin tonë të përbashkët, në Tiranë”, vlerësoi ndër të tjera Presidenti Nishai

Të martën, më 05 dhjetor 2017 në përvjetori e 23 të, Universiteti i Tetovës i ndan titullin “Doktor Honoris Causa’’. Këtë çmim ia ndau Rektori i Universitetit të Tetovës Vullnet Ahmeti. (Kryetari i Komisionit Recensues, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i UT-së, Arbër Çeliku, lexoi referatin për laureatin, Lazim Destani. Ai tha se çmimi ndahet “bazuar në personalitetin dhe aktivitetet tashmë të dëshmuara të Lazim Destanit në spektrin e gjithmbarshëm shoqëror, të cilat ngërthejnë në vete shpirtin human, arsimdashës dhe kombëtar”.

Pas marrjes së diplomës, z. Lazim Destani me fjalë përshëndetëse dhe falënderuese iu drejtua auditorit. Ai tha se është kënaqësi dhe privilegj të jem në Universitetin e Tetovës, për ta pranuar çmimin më të lartë shkencor që e jep ky universitet, titullin Doktor Nderi. “Ju faleminderit për vlerësimin e lartë që po më bëni. Ky nderim nuk më takon vetëm mua, por të gjithë atyre që më mbështetën e që kemi punuar së bashku. Ata janë një varg i tërë njerëzish duke nisur nga prindërit, bashkëshortja dhe fëmijët e mi, e deri te njerëzit që i kam pasur pranë vetes gjatë gjithë karrierës sime. Përpjekjet dhe sakrificat për ngritjen e Universitetit të Tetovës akoma i kemi të freskëta në kujtesën tonë. Janë të gjithë ata profesorë e studentë dhe mbarë populli ynë që me përkushtim të madh, bënë aq shumë që ne sot ta shohim Universitetin e Tetovës përkrah universiteteve më të mirë të rajonit. Andaj, nga kjo foltore, do të doja fillimisht t’ju drejtohem juve të dashur studentë. Unë optimizmin tim e mbështes te ju, te rinia jonë e shëndoshë shqiptare, që për dallim nga kohët e shkuara, i gëzoni kushtet për të bërë studime cilësore të standardit europian. Kini besim te vetja, sepse gjithsecili prej jush i ka dyert e hapura për të arritur majat e suksesit, ndërsa rruga që të çon atje është vetëbesimi, puna, përkushtimi si dhe synimi për të pasur të ardhme të lumtur. Ju jeni e ardhmja e vendit. Rinia e shëndoshë, e arsimuar e me kulturë është garanca më e mirë për zhvillimin e gjithmbarshëm dhe për të ardhmen e vendit. Dëshiroj gjithashtu t’i përcjell respektin dhe urimin tim stafit akademik të universitetit. Të nderuar profesorë, për ta pasur sot këtë universitet, ju kaluat kohë të vështira duke sakrifikuar shumë, ju i dhatë forcë Universitetit të Tetovës që t’u bëjë ballë sfidave të shumta”
“I kam të freskëta kujtimet nga ajo kohë, kur si shumë të tjerë, kam qenë përkrah Rektorit të parë dhe historik të Universitetit të Tetovës, profesor Fadil Sulejmanit. Kontributi për arsimin shqip për mua ka qenë detyrim, ashtu siç është detyrim i çdokujt, sipas mundësive që ka, të bëjë përpjekje për jetësimin e të gjitha projekteve që çojnë drejt progresit tonë kombëtar. Të dashur miq, roli i universiteteve është thelbësor për formimin e ideve për të ardhmen. Ndërkaq edhe bizneset nuk janë subjekte abstrakte, ato krijohen prej njerëzve dhe rrethanave. Dhe në këtë pikë e shoh edhe aleancën e ngushtë mes universiteteve dhe afarizmit.  Për ta çuar përpara ekonominë dhe shoqërinë në përgjithësi, filantropia paraqet një fushë të rëndësishme aktivitetesh dhe meriton vëmendjen e afaristëve. Afarizmi gjithsesi mbetet gjenerator i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi, por filantropia është një vegël kyçe për adresimin e sfidave të shoqërisë dhe është shumë më shumë sesa bamirësia.  Le të punojmë për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së arsimit dhe për kulturën tonë kombëtare. Zoti e bekoftë arsimin shqip” – shtoi më tej laureati z. Lazim Destani.

Kjo fotografi fletë më shumë se njëmijë fjalë për këto veprimtarë të mëdhej të çështjes kombëtare të katundit Bozovcë ( I ndjeri, Prof. Dr. Fadil Sulejmani dhe Lazim Destani)