E premte, 19.04.2024, 01:00 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Pështjellimi i lëmshit dhe humbja e fijes politike në Kosovë

E diele, 05.05.2019, 10:48 AM


PËSHTJELLIMI I LËMSHIT DHE HUMBJA E FIJES POLITIKE NË KOSOVË

Nga Dedë Preqi

Një qëndrim jo liberal e ka treguar Evropa, ndaj qytetarëve të Kosovës, me ç’rast po vërehet se kjo Evropë, po i pranon gabimisht urdhërat e dikuj tjetër, dhe në thelb të kësaj natyre po tregon  edhe pa aftësinë e vet, që të kryej detyrat të cilat i takojnë, apo çëllimisht  po shfaqët një lloj politike  jotrasparente vetëm ndaj shqiptarëve, për të ngadalsuar proceset dhe integrimin e tyre  në BE, dhe gjetiu.

Dhe sa më shumë që shpresohet se shqiptarët kanë arritë të integrohen me vendet në zhvillim, aq më shumë po minimizohen shanset e tyre dhe në anën tjetër po rritën grupet dhe fuqitë kundërshtuese, për ta penguar dhe ngurtësuar lëvizjen e lirë të këtij populli, në përputhje me lirinë dhe të drejtën e tyre, si një popull i një Evrope të «barabartë».

Mirëpo, arsyeja jetësore dhe parimore qëndron para arsyes racinaliste dhe nuk kemi të drejtë që për të gjitha të metat dhe ngecjet ekonomoke dhe politike të Kosovës, ta fajësojmë Evropën, edhe pse nuk kemi akoma liberalizimin e vizave, për ta mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj, apo ta fajësojmë atë, që të na mësojë ta gjejmë busollën e një orientimi të duhur, nëse ne vetë e kemi pështjelluar lëmshin e problemeve tona përbrenda, duke ia humbur edhe fijen.

Në rend të parë, ligjet e shtetit janë shumë mirë të rregulluara në Kosovë, si një tërësi normash juridike që rregullojnë rendin dhe drejtojnë timonin shtetëror, dhe se përtej ligjit qëndron diçka e pa prekshme (simas logos), por, për fat të keq, një gjë e tillë është shumë largë të jetësohet në mesin tonë shoqëror, kur një gjë e domosdoshme është shdërruar në anarki dhe në mos zbatim të shtetit ligjor, përderisa njerëzit ndihen të abuzuar dhe të diskriminuar me një funksionalizim të tillë.

Organizimi shoqëror e politik brenda shtetit, do të ishte jetik për një shoqëri bashkëkohore, poashtu vlenë edhe për shoqërinë tonë kososvare, për të rritë edhe garancinë e një mirëqenje dhe bashkëjetese të pa trazuar, duke formuar një unitet të fuqishëm e të qëndrueshëm brenda grupeve partiake, në forcimin e shtetit tonë të ri, i cili e ndjenë nevojën po sikur të përgaditej për një luftë, në realitet, jo për një luftë të vërtetë, por për një luftë paqe e pune dhe zhvillimi në gjitha fushat e jetës, që për fatin tonë jo të mirë edhe një gjë e tillë mungon në sëcilin Institucion…

Dhe pa elementin ekonomik jeta në asnjë shoqëri njerëzore nuk do të funksionoj si duhet, sikur të thëmi për një motor, që nuk ka vaj, pastaj ai do të nxehej gjatë punës dhe në çdo çast pritët të digjej, apo të eksplodojë. Prandaj, çfarë do të thëmi për ekonominë kosovare, e cila që prej 20 vitëve, nuk ka rritje, por gjithnjë vërehet një zbehje dhe shterrje e burimëve të saja, dhe si pasojë e mungesës së investimëve të huaja kapitale, dhe përmes kësaj paarsyeshmërie kërkohet një përgjigje dhe rrugëdalje nga pushteti i pa ndërgjegjshëm.

Përderisa edhe partitë politike nuk ndihen të bashkuar në mes vete për qëllime të përbashkëta dhe për një shoqëri gjithëpërfshirëse, do të çrregullohet funksioni i shtetit nga brenda edhe nga jashta, dhe përmes kësaj rruge krijohet një shoqëri e priveligjuar për më të fuqishmit, dhe kjo liri e tyre e rezevuar për njeriun e tyre krijon anarki të pakufishme, atëherë çfarë bëhët fjalë për të tjerët, të cilët gjinden jashta krahut të tyre për të vendosë për vetëvete dhe familjen, duke mbetë pa punë dhe pa fare përspektivë.

Në të vërtetë këto vlera dhe qëndrime do jenë të lidhura me mirëvajtjen e shtetit dhe mirëqenjen e popullit, por përkundrazi, nën ndikimin e një garniture të fuqishme të rrjetit të individëve të luftës, që në fillim të krijimit të shtetit të ri të Kosovës, u krijua edhe «banda keqbërëse dhe shkatërruese» e cila nuk njeh askënd, as ligj dhe as Institucione shtetërore, duke vepruar sipas ëndjeve dhe ligjeve të tyre, të cilët janë bërë milonera dhe Kosovën e kanë bërë sikur pronë të vetën.

Shëndetsia gjindet në kolaps, edhe pse është ndihmuar nga shumë donatorë të huaj me aparate moderne, ajo nuk është në gjendje të kryej një operacion të ndërlikuar, pa ndihmën e mjekëve të huaj, apo duke e dërguar pacientin jashta vendit dhe arsyeja është shumë e thjeshtë, apo ndër më të thjeshtat në mungesën e gjërave më elementare, që do të thotë një gjë e tillë është e mundshme, por nuk ka vullnet njerëzor dhe as moral për njerëzit e një Institucion përkatës dhe human.

Arsimi, që është baza e dijës dhe kulturës njerëzore, ku rinia e Kosovës është një ndër vendet më të pleshme në rajon të këtyre frytëve njerëzore, e cila shumë pak është e punësuar dhe e kyqur në vende udhëheqëse, edhe pse është shkolluar dhe e arsimuar në profile të ndryshme, ajo përshkak të gjendjes së dobët ekonomike, detyrohet të largohet nga shteti dhe familja e vet, për të mbijetuar.

Duhet ta thëmi qartë dhe hapur se e gjithë kjo anarki të shpie në një iluzion mashtrues, gjë që dikujna i konvenon dhe i dërgon ujë në mullirin e tij, atëherë pse duhet ta qortojmë dikënd tjetër, apo ta fajësojmë për të gjitha Evropën, e cila nuk do na pengonte që ti kryejmë detyrat tona të shtëpisë. Dhe Evropa, nuk do na këshillonte që ta vjedhim dhe ta herrim shtetin dhe popullin tonë, në të kundërtën na ka këshilluar disa herë se një ndër kushtet e liberalizimit të vizave është edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Dhe shkurt e trup, pështjellimin e lëmshit politik dhe në mënyrën më të keqe për t’ia mjegulluar të ardhmën Kosovës, burimin dhe rrjedhat i ka nga njerëzit e pushtetit që dominuan më gjatë në qeverisje, në krye me PDK, dhe lideret e saj,  të cilët ia dhanë vetës edhe modalitetin e ashtuquajtur formacioni» PRONTO» i cili i shfrytëzoi vlerat e tjerëve, duke realizuar pa ndershmëri qëllimet e veta partiake dhe politike në dëm të kësaj shoqërie dhe këtij shteti.

Ndërsa, humbja e fijës së lëmshit politik në vend, identifikohet me fajin e qeverisë së fundit nga formacioni PAN-, që nuk është e zonja as të djepi, e as të shkrepi, siq thuhet një fjalë popullore, sëcilës po i prinë z. Haradinaj, që iu  ka bashkangjitë edhe një bisht dhie, e ashtuquajtur PSD, dhe e njëjta gjë mund të thuhet për përpjekjet e tyre, duke e përshkallëzuar edhe më shumë situatën dhe gjendjen në Kosovë.

Është e pa shpjegueshme gjendja në të cilën po përjeton populli i Kosovës, kinse në liri dhe demokraci, gjindet sot në izolim pa arsytim, jo vetëm nga lëvizja e lirë e qytetarëve të saj, që diktohet nga BE-ja, por edhe nga vetë udhëheqja e dobët dhe e pa aftë për të qeverisur shtetin e vet. Ky jo seriozitet nuk erdhi nga pjekuria dhe eksperienca njerëzore, por erdhi nga lakmia, korrupsioni, tradhëtia dhe krimi i organizuar, e njerëzve që nuk e meritojnë as kafshatën e gojës, që derdhët dhe vjedhët nga djersa dhe mundi i këtij populli. «JU QOFTË HARAM»

Nuk duhet që fajësojmë edhe  Serbinë, për sjelljet e saj arrogande, me politikat e saj anti kosovare dhe anti fqinjësore, duke pasë parasysh se, edhe pse qytetarët e Kosovës, nuk e kanë të gjithë lirinë e lëvizjes së lirë në vendet evropiane, nuk do të thotë se e ka penguar zhvillimin dhe investimet në këtë vend.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora