E shtune, 20.04.2024, 04:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Halimi: Dhembja me jehonë

E diele, 05.05.2019, 10:44 AM


Nexhat Halimi

Dhembja me jehonë

Bredh Tauk Baçes në orë me hënë kaq vonë

Vijnë ikin hapësirës të moshuar me mjekër

Rini ka e s`ka, kanë ikur mjerimit të ndjekur

Ej Kosova plaket zgjon dhembja me jehonë

Ecin heshtur pa ndërruar fjalë me askënd fare

I shpijnë pak këmbët të rrjedh lirshëm gjaku

Kokës nga bredhin i shushurit gjethet kavaku

Rreth nga ndërtesat hapet e mbyllet `i dritare

Ecin meditojnë bluajnë ngjarje e çaste e data

Kujtojnë dashuritë të perënduara me mërzi

E analizojnë jetën këputjet udhëtimet e gjata

Prapë ikin njëjtë vetmisë së thellë në shtëpi

Shënojnë gabimet me matematikë të thjeshtë

Në ag t`i mbathin sërish këpucët për vjeshtë

Pritja

Treni i gjatë vjen dhe ti ende s`zbret

Treni prapë ik e udhëtarët me nguti

Çelin ombrellat ngjyra ngjyra  në shi

E vetmja hije imja në stacion të pret

Në shi ndjek `i krijesë nga zvarritet

Lëviz ngadalë trupon udhën  e vjetër

Kush e pret krijesën në botën tjetër

Ndërsa bie shi e çdo gjë fle mbytet

Në mua mbytet etja dhe ëndrra e ti

Nisem të kthej në vete e kot nuk arrij

Shiu bie shpërthen e nuk ndalet dot

Të kujtoj e më këputen dy pikë lot

S` do të takohemi më ndoshta fedorë

Dhembja hënën tretë ndër këmborë

Nën hije të Ajfelit

Ndoshta s` je gjallë veç të kujtoj fedorë

Veç të ndej ende vetmisë, veç zgjoj për ty

E bëj kafjallin e nuk ha s`hetoj gjë me sy

Më ushtojnë veshët a shpërthen këmborë

E çel arkën e shfletoj kujtimet mbet aty

Fluturoj te Kroi i Kishës arrij në Dumnicë

E zjarri i fikur më djeg ende në Toplicë

Përpëlitem vetes kaq i humbur në vetmi

Eci imagjinatës e të prek puplës së gjelit

Ndërsa ti ende pi kafenë nën hije të Afelit

Natyrisht po të jesh ndoshta ende gjallë

S` je lajmëruar kaq vjet e unë dergjem kot

Kam etje të përhershme kam zjarr e mall

E mbyll arkën kujtimit, më vërshojnë lot

Udhë të largëta

Unë të pres ka vjet ndërmjet etjes e qiririt

Herë vdes hijes vetëm prapë për t`u gjallë

Me t`i përkëdhelur flokët me etje e mall

Zgjuar bri detit nën degët e vjetra të ullirit

E me shëtit ndër arat e gjata  të Dumnicës

Me i ndarë përmes kallinjtë tërë det gruri

Herë ngjyrë verdhë herë tjetër ngjyrë guri

Përhitesh ndër udhë të largëta të Toplicës

Në përpjekje t`i zgjosh varret nën hënë

T`i matësh peizazhet ninullat lojërat në gji

Të hysh në shtëpitë e lëna kaq vjet në hi

Ja pse dashuria mes nesh ka etje për nënë

Të të përngjet fedorë nga ik dhe vjen pa sy

E të pres kaq vjet ndërmjet e vdes për ty

Udhëtim dimri

Gjithçka e përfunduar me frymë ulliri

Është udhë e gjatë në kohë e gjithësi

Në asnjë mënyrë s`është tjetër veç je ti

Fillim e fund `i udhëtim përmes dimri

Me acar e fërfëllizës të arrish te vetja

Në asnjë mënyrë s`është veç ti as fat

Në asnjë mënyrë e panjohur e s` zgjat

Zjarri nga pëlcet e ja shfaqet veç etja

Te zjarri i vjetër s` është gjithnjë hiri

Ndërsa prek në pasqyrë kotësinë fare

E në të njëjtën insert të pëlcet syri

Unë po ai nga të pret ende në dritare

E në majë dege ndrit molla e kuqe aty

Ëndrra e pikturuar e njëjtë në vetmi



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora