E enjte, 24.10.2019, 06:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Mina Çaushi - Liqeni i luleshtrydheve

E diele, 05.05.2019, 10:36 AM


“Liqeni i luleshtrydheve” libri poetik romantik i Mina Çaushit

Nga Albert Z. ZHOLI, Shkrimtar-publicist

E kush i ka parë dhe shijuar luleshtrydhet dhe nuk ka parë dhe ndjerë një kënaqësi tepër të veçantë?! Të bukura për të parë, të shkëlqyera për të ngrënë dhe të mira për shëndetin e bukurinë, luleshtrydhet janë ëmbëlsia më e lumtur e pranverës. Forma e tyre si zemër dhe ngjyra e gjallë, kënaqin syrin dhe nxisin nepsin. Edhe pse kanë një shije të ëmbël, luleshtrydhet përmbajnë pak kalori dhe janë me të vërtetë ideale për një dietë dobësimi. Ato janë të pasura me cilësi të shëndetshme dhe përdoren edhe në kozmetikën e bërë vetë. dhe në qoftë se, nga pikëpamja ushqyese, ato konsiderohen një frutë, luleshtrydhet në terma strikte botanike janë një tufë lulesh. Sipas legjendës, luleshtrydhet kanë lindur nga lotët e Venusit, perëndeshë e bukurisë dhe dashurisë, e pikëlluar nga vdekja e Adonis-it të dashur. Lotët, duke rënë në tokë janë kthyer në zemra të vogla të kuqe, në luleshtrydhe.  Ndoshta i është përmbajtur kësaj legjendë-ideje dhe vlerësimeve për këtë bimë kaq të bukur, që autorja Mina Çaushi e ka titulluar “Liqeni i luleshtrydheve” këtë libër poetik me këtë titull kaq elegant. Në bërthamë të titullit qëndron luleshtrydhja, por më tej autorja e metaforizon bimën duke e krahasuar bukurinë, cilësitë, ngjyrën me një liqen që vetë nga emri është po kaq i bukur, po kaq specifik, po kaq intrigues dhe befasues pasi, sa herë që përmendet emri liqen mendon për një bukuri natyrore të rrallë. Në vargjet e këtij vëllimi gjejmë brishtësinë e të shkruarit, gjejmë imazhet e bukura që flenë mes ëndrrave, por edhe ashpërsinë e trishtimit dhe të zhgënjimeve që e shoqërojnë njeriun në çdo hap të jetës. Dashuria, problemet sociale, grindjet, pabesitë, dyfytyrësitë, arritjet, zhgënjimet, janë pjesë e poezive ku autorja përcjell shumë bukur ëndrrat e njerëzve, që shumë herë mbeten ëndrra pa arritur të gjendet lumturia e vërtetë. Natyrshëm lind pyetja: A ka lumturi absolute tek njerëz të veçantë? A arrin e paarritshmja të jetë pjesë e njerëzve apo individëve të spikatur në jetë dhe shoqëri? Jo! Nuk ka lumturi perfekte, pasi ajo është e lidhur me një dhimbje, me një shqetësim, me një problem, me një disfatë, me një mosrealizim, me një vonesë etj…  Në këto poezi ndryshe nga librat e tjerë me poezi, Mina i ka rrokur të gjitha llojet e vargjeve dhe të strofave, që nga vargu klasik tetërrokësh dhe strofa katër vargëshe e deri tek vargu i lirë,  duke përcjellë tek lexuesi një gjuhë të bukur artistike dhe një fjalor të pasur dhe plot elasticitet estetik. Në tërë poezitë lexon dhe merr me vete imazhe rinore që kujtojnë rininë e saj dhe dëshirat e moshës, ku disa dëshira janë të fshehura,  diku fshihet një zhgënjim diku mbahet një shpresë, por duhet thënë se në çdo poezi ka një realitet dhe jo trillim. Metafora origjinale, hiperbola lakonike, krahasimet e zhdërvjellëta i japin muzikalitet, harmoni, çiltërsi  vargjeve plot ndjenjë.  Në tërësinë e vargëzimeve nuk gjejmë vargun e zakonshëm, as përsëritje, por një tendencë të brendshme për të përcjellë bukurinë e poezisë ashtu të brishtë brenda magjisë së saj.  Ajo që dua të veçoj është bukuria estetike e vargut që gjallon, frymëzon dhe të ndez kureshtjen për të lexuar më tej, për të gjetur mesazhin e fortë jetësor: Jeta është sa e bukur po aq dhe e vështirë, të dyja janë pjesë të një medaljeje dhe pse janë afërisht në një trup nuk takohen kurrë. Jetojeni jetën ashtu siç vjen, pa sforcime që nuk sjellin dobi. Këto mesazhe vijnë të lëmuara mes vargjeve dhe figurave letrare kuptimplote që nuk kanë asnjë keqkuptim, por shërbejnë si shtysa që njeriu të jetë më paqësor, më i sinqertë, më vizionar dhe zemërgjerë.  Ribotimi i përmirësuar i vëllimit “Liqeni i luleshtrydheve” është një nga dhuratat më të bukura që Mina i sjell lexuesit ashtu siç të magjepsin me bukurinë e tyre luleshtrydhet dhe liqenet. Mes këtyre poezive, liqeni të pushton në largësi, mjafton t’i dëgjosh valët dhe të shikosh kaltërsinë e pafund për të rënë në dashuri me të.

Unë, Ti & Djalli...

U putha me djallin nëpër nat',

nga malli për ty që je larg' ,

shushurimë gjethesh mëngjesi më la,

ç'bëre moj, ç'bëre kështu më tha..!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT