E enjte, 25.04.2024, 10:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Nezi Plaku-Velaj: Ju që mbillni me duart tuaja të hekurta mjerimin

E shtune, 04.05.2019, 03:26 PM


Ju që mbillni me duart tuaja të hekurta mjerimin

Damarët tuaj kullojnë vetëm tragjedi

Gjak të pastër të pafajshëm kullojnë

O baloza të zi!

Farkëtues të urrejtejes jeni juve në këtë botë të mallkuar

Qe s`ka qetësi

Vëllazërinë e ktheni në intriga me mjeshtëri

Me mëri, vëllavrasje përcarje,

O mjeshtër të mëdhenj, si intrigues, Jeni të rrallë

Në sokaqet dhe rrugët tuaja të mëkatit

Ju hidhni vallën tuaj të së keqes,

O këqdashës të pështirë!

Mbi mbretërinë e fukarallëkut dhe të mjerimit

Të atyre që vuajnë urinë dhe kalvare vuajtjesh

Ju farkëtoni vrasjen e të vobektëve

Mbillni me duart tuja të hekurta

Vetem mjerimin

Ju vdisni me duart tuaja fëmijë të pafajshëm

Në botën e tyre të femijerisë `

I bardhë, i kuq, i verdhë i zi, sido qofshin

Lëre të jetojë dhe të rritet si femijë,” I lire”!

Ndërgjegjësohuni, ju o zullumqarë, sa s`është vonë!

Në këtë botë të mbrapshtë, të vuajtes

Zbrapsuni mbrapa, hiqni dorë nga krimet dhe mëkatet!

Shikoni pasojat që po lini të pa shlyera ndër breza,

ndër gjenerata,

Zoti e krijoi këtë botë që njerëzit të jetojnë të lirë

Por ju keni bërë pakt me të keqen,

Të dënuar do të jeni nga Zoti gjithësisë

Për të gjitha mënxyrat që i keni bërë kësaj bote

E cila vlon nga brënda, gulcon llavën si vullkan

Kjo botë zhgënjyese, ngarkuar nga plumba dhe lotë

Ku jane rrugët që njerëzit kërkojnë pak diell?!

Ato janë të mbushura me lypsarë me duar të shtrirë,

Të sëmurë, të etur, nën rënkim dhe lot,

Shpresojnë me buzëqeshje të ngrirë, në fytyrë

Kërkojnë shpëtim me duart lart nga qielli, të shtrirë.

Zotit i kërkojnë ndihmë

Copyright@Nezi Plaku Velaj

Tiranë Janar 2019



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora