Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Luan Kalana

| E shtune, 04.05.2019, 12:02 PM |


Luan Kalana

BAKLLAVAJA

...bakllavaja, Mbretëresha e ëmbëlsisë

-Kush ty të ka shpikur, të ka lindur,

cilët ty njerëz të kanë embelsuar?

ti ke si shenjtorët, një ditë të shënuar,

rituale në kalendar,per gezime e bekuar.

në tërë gjuhët e botës ke një emër,

te pagezuan me emrin shqip "Bakllava".

njerëzia kanë rënë në sevda, je "mjalt"

kush ty, moj mbretereshë, nuk të ha?

Lypsari që dëgjoi, u lut e tha:

“I lutem Zotit, të mos vdes njerezia,

te pangopur me buke nga kjo jetë,

vete,dua një kafshore bukë të ha,

edhe ëndërr të shoh një bakllava!”

Dëshira ime sublime për çdo familje

t'i jap nga nje thelë bakllava fëmijëve,

nga duart e nënës dhe gruas shqiptare,

vetë i lumtur,dua vetem pak thërrime.

-PARAJSA

Kur flas me ty, ëndrrat marrin fluturim,

sa do larg të jesh,të shoh,te lexoj në sy,

dridhem si purtekë, zemra rreh shpejt,

muskujt ngurtësohen, ngrihen përpjetë,

gjoksi vlon, vullkan shperthen afsh i nxehtë.

Dërgomë një fjalë, falmë një puthje,

në qeli më ka mbyllur kjo dashuri,

dhuroma zemrën, të të fal lumturi,

Mos druaj, nuk je ti, të flet shpirti,

je lule që çel, sirenë dil nga uji,

kërkon diell dil ne breg ,do ngrohtësi.

Të ndjej,digjesh flake që shpërthen,

fluturo, kërko liri, le të flasë zemra,

derdhu ne mjaltë, afrohu në zgjoje,

falju parajsës,refehu në dashuri

SHPIRTERAT S' FLENE ...

Kur fle Dielli ,Hena,yjet ndricojne,

kur naten Bota fle,engjejt kendojne ,

kur Amerika fle,shqiptaret telefojne,

kur flejne njerezit,gojat pushojne,

kur flejne femijet,perrallat mbarojne,,

kur flejne bebet ,enderrat lodrojne ,,

kur vdesin njerezit,shpirterat jetojne ,

shpirterat s'flene ,naten dashurojne.