E marte, 22.09.2020, 04:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Nga prilli në maj

E shtune, 04.05.2019, 04:56 PM


Nga prilli në maj

Nga Blerim Rrecaj

Rrotat e valixheve që tërhiqen dhe rrotat e aeroplanëve që ngriten e bien ta japin idenë e një krahasimi të denjë. Dhe këto rrota rrokullisin me vete gjurmë gëzimesh, afrimesh, largimesh e mallëngjimesh.

Njëri nga nxënësit ka hipur në njërin nga drurët e oborrit të shkollës dhe hap zarfin për të parë rezultatin për aty ku ka garu' në testin kangaroo për matematikë.

E njëri nga fëmijët vendos një shirit kapiteni mbi bluzën sportive me numrin 5 të Lorikut me mbishkrimin Cana.

Ditët sjellin dhe ndonjë lëndim gishti të njomë fëmije, sjellin dhe ndonjë përplasje të paqëllimtë që sjell gjak nga hundët dhe me përfundim të kësaj ndodhie që mbaron me buzëqeshje.

Sjellin dhe ndonjë topth të qelqtë të rënë e të marrë në tokë, atë që njihet me emrin kiliker.

Fëmijë e të rinjë sikur s'duan t'ia dijnë, bëjnë ylla e sallta, luajnë futboll e basketboll, e sa keq e sa pezm që krijimi i kushteve e hapësirave s'duken në horizont.

Një shitës veteran rruge të lut për krembanane e këtë e bën dhe një shitëse rome së bashku me disa mocanikë edhe pas dy-tri ndejave nëpër kafiteri.

Një i moshuar kërkon ndihmë para një aparati të bankës dhe pas falenderimit, e sheh se ende llogaria mban shifrat zero-zero.

Ca ditë të ngrohta fillimmaji shfaqin dhe ca valëza rrezesh a një vallëzim ajri nëse shikimin e përqendrojmë te ndonjë kulm shtëpie a ndonjë dru kokërrumbullak mbuluar nga gjethet e sikur ta bëjnë me dije se diçka po vlon e diçka po zihet.

Diku qëlçerosen mure shtëpishë e banesash, ndonjë riparim a restaurim ndoku, larje tepihash vet ose të dërguara në autolarje.

Dikujt i del dhe një vizë për ta lëshuar Kosovën në kohën kur për të dashurën tonë Kosovë kanë filluar e po thuhet se do të vazhdojnë samitet. Ka kohë që dikush sa-mitet i ka përzier (pa)qëllimisht me simitet, e samunat me sauna a kap-sa-muna...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora