E enjte, 28.03.2024, 07:01 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Jehonën e Hasit e ndjen krejt atdheu

E shtune, 04.05.2019, 03:57 PM


JEHONEN E HASIT E NDJEN KREJT AT'DHEU

-Heeej, ju kujtoj qe ne fillim se jane Gjonajt e Hasit te Prizrenit, jane Gjanajt qe njohin aq mire hapat e fjalet e te madhit Pjeter Bogdani. Jane Gjonajt fqinje me Zymin e të mirenjohurit Shqefen Gjeçovi , jane Gjonajt ku profesori i shquar Anton Çeta pikrisht nga ky shesh mes malesh nisi ortekun e madhe te Pajtimit te Gjaqeve...,Gjonajt ku edhe sot i pati kaq hije ardhja dhe fjala e ngrohte pershendetese edhe  presidentit te Republikes se Kosoves zotit Hashim Thaçi...-

Nga Zeqir Lushaj

Jam i sigurtë qe edhe vet organizatoret  e respektuar te Festivalit tashmë mbarëkombetar "Hasi Jehon", ne fillimet e kesaj  veprimtarie te madhe kulturore para plot 30 vjetesh nuk e kane  perfytyruar jo vetem jetegjatesine ne tre dekada por sidomos lartesite qe do arrinte kjo tradite e re në zanafillen e saj dhe se vertetë kjo jehonë do të perhapej kaq furishem sa ti bej karshillet edhe majes se Pashtrikut e vargmaleve te bjeshkeve te Sharrit. Jehonen e Hasit, sot e ndjen nga afer krejt At'Dheu.

Nuk ka asnje tepri ne kete vleresim timin te nderuar lexues, perkundrazi fjale edhe me te zgjedhura duhet te gjeja ne kete dite jubilare. Titullin me te larte do ia jepja ketij fshati historik qe vertetë ka bere e ben histori kulturore gjitheshqiptare. Gjonaj e Hasit te Prizrenit jane vertetë Nderi i Kombit.

Heeej, ju kujtoj qe ne fillim se jane Gjonajt e Hasit te Prizrenit, jane Gjanajt qe njohin aq mire hapat e fjalet e te madhit Pjeter Bogdani. Jane Gjonajt fqinje me Zymin e të mirenjohurit Shqefen Gjeçovi , jane Gjonajt ku profesori i shquar Anton Çeta pikrisht nga ky shesh mes malesh nisi ortekun e madhe te Pajtimit te Gjaqeve...,Gjonajt ku edhe sot i pati kaq hije ardhja dhe fjala e ngrohte pershendetese edhe  presidentit te Republikes se Kosoves zotit Hashim Thaçi...

Heeej,  jane Gjonajt e breg-Drinit te Bardhe qe ashtu si freskine e bjeshkeve te Rugoves ku buron, ketu merr me vete edhe Jehonen Hasjane dhe me turravrap perqafohet me Drinin e Zi ne kembe te Gjallices se Lumes e sebashku serbas-serbes marrin rrugen e pakthyeshme drejt Shqiperise Bregdetare. E, me te Dy Drinat e bashkuar shqiptarë edhe vet Adriatiku ndjehet me i fortë, më krenarë... Thuaj "jo" po deshe!

Mire thote nje shprehje e vjeter e popullit "a e ke me të pame apo me te ndigjueme?" Po me vjen ne kujtese kjo fjale e urte sepse edhe vet une qe kisha degjuar kaq shume per Gjonat e Hasit të Prizrenit, ketu vija per here te parë. Dhe u befasova per mirë aq sa edhe nuk po gjeje fjalë te shprehem siç meritohet. Ky nuk eshte thjeshte mendimi im ku ka vend edhe pak nostalgji e renduar edhe nga rreth dy dekada jete kurbeti matan oqeanit. Jo jo, kete vleresim kane thuajse te gjithe ata qe perjetojne kete ngjarje te madhe kulturore e thene pa ndrojtje ne nivelin e Festivaleve Foklorike te Gjirokastres.

Nuk eshte qellimi im ne kete shkrim te bej historine as nga ana kronike as statistikore me te cilat merren specialistet qe ketu jane te shumtë por po jap thjeshte ndonje konstatim më teper vizual por shume prezentues sidomos per pjesmarresit per here te parë.

U nis si fshat kjo veprimtari e shpejt perfshiu gjithe Hasin e Kosoves. Hasi Jehoi dhe mori me vete krejt Prizrenin e rrethinat. Prizreni emermadh thithi si me magnet krejt Kosoven. Kosova me "Hasi jehon", hapi krahet per kete veprimtari ne tere trollin arberor dhe me shumë pjesmarres edhe nga shtete te tjera...

Me mijera  ishin edhe sot ne hapjen e ketij festivali. Nga te gjitha trevat, nga fshatrat e qytetet, nga shume rrethe edhe te Shqiperisë.

Kjo tradite e "Hasi jehon", perkon edhe jo rastesisht, me pranveren dhe festen e Shengjergjit duke rikthyer ne atdhe edhe kaq shume mergimtarë te cilet jo pak edhe kontribuojne financiarisht ne mbarvajtjeen e festivalit.

Te bjen ne sy dhe eshte shume frymezuese se te pakten mbi 80 perqind e pjesmarresve jane te rinj e te reja si pjesmarres ne grupet artistike por edhe thjeshte si shikues, si spektatorë.

Me qindra makina me targa nga me te ndryshmet mbushin dy anet e rrugeve te fshatit qe sot e meriton emrin qytet. Organizimi mund te them se i perkryer. Pa nje incident, pa nje keq kuptim, pa nje zenkë, pa nje lule te shkelur e le më të keputer. Kjo pjesmarrje e gjere ky rregull i ndergjegjshem do te nderonte  çdo festival jo veç kombetar por edhe europian.

Brravo Gjonajt e Hasit. Vertete gjithçka frymezuese, gjithçka ne vendin e vet. Zoti ju nderoftë, ju frymezofte e ju çofte edhe lart e me lart.

Siç kemi komunikuar shpesh me lexuesit tanë, edhe ne kete rast, me shume ne kursim edhe te kohes se tyre, po e japim tabllone e festialit nepermes fotografive qe perzgjodhem per kete qellim. (Sqarojme se festivali eshte tre ditor dhe konkurojne mbi 20 grupe artistike nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e diaspora...).

Fshati Gjonaj i Hasit, ne shpind te Pashtrikut e ne ball te Prizrenit

Festivali ka filluar shume perpara ores zyrtare ne oborrin e shkolles. (Si ekipet sportive qe dalin ne nxemje...)

Nje hapje madheshtore e festivalit mbarekombetar "Hasi Jehon"

Rini - rini - rini... Vertete frymezuese.Keshtu kultura kombetare naltohet nder breza.

Kostumet tona popullore - marramendese ne kuptimin e vertetë të kesaj fjale

Dy instrumentistet virtyoz:  Fatmir Makolli e Behar Neli

Lodraxhinjte, shpirti i çdo trupe folklorike...

Ngarkese te madhe mbajne ne keto veprimtari prezentuesit ose konferencieret qe ne "kalemxhinjte" shpesh i harrojme fare! Hyrë Tejeci e Safet Kabashi.

Presidenti i Republikes se Kosoves Hashim Thaçi thrret per nje foto tre rapsodet e shquar Hysen Dida, Rrustem  Çela e Rexhep Kovaçi. (Rapsodi Rrustem  Çela u nderua nga juria me dekoraten "rapsodi me i dalluar")

Jo veç kenge valle por edhe tradita hasjane e gatimit paraqiti interes si pjese e kultures popullore te treves.

Edhe Prizreni   ne kembe te vargmaleve te Sharit qe ende rendojne nga bora sikur behet pjese e dekorit dhe shperndane me tej jehonen e Hasit...

Per kete shoqri kulturore, edhe me kaq sa lexuat ne kete shkrim e patë ne kete foto,  besoj se edhe ju te  nderuar lexues jeni dakort qe vleresimet duhet te jenë sa me te larta  e inkurajuese. Dhe jane te merituara plotesisht.

E lash ne fund foton e Gjeçovit afer kishes qindra vjeçare te Zymit te Hasit, fqinjet e pare te Gjonajve, edhe si bazament per foto-reportazhin. Edhe kjo foto me duket sikur flet: -Vazhdoni. Ketu eshte nje nga themelet me te lashta e me te denja te kultures kombetare shqiptare. Ketu eshte djepi i doktorrit te pare te shkencave filologjike shqiptare te para 330 vjetesh, kolosit Pjeter Bogdani...

-Per ZemraShqiptare nga Gjonajt e Hasit te Prizrenit, 3 Maj 2019-



(Vota: 43 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora