Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Kripa: Përjetësisht (3)

| E shtune, 04.05.2019, 04:55 PM |


Në gjurmët e një romani të pabotuar

Përjetësisht…

Pjesa e tretë (vijim)

Nga Reshat Kripa

Një natë më parë. Arbëri po kthehej në shtëpi pas takimit me Blerinën. Gjatë gjithë rrugës nuk i hiqej nga mendja biseda që kishte bërë me të. I dilte para syve fytyra e Ibrahimit dhe i dukej sikur ajo i buzëqeshte por në atë buzëqeshje  shikonte një ironi që ai mundohej  ta fshihte. Hyri në rrugicën e shtëpisë. Edhe pak hapa dhe do mbërrinte. Para tij u shfaqën tre hije.

Arbër Dauti, në  emër    popullit  jeni  i  arrestuar! -  foli njeri.

Arbëri  hodhi  vështrimin  drejt  tyre. Njohu  operativin  e sigurimit për  ndërmarrjen e 

tij. Dy të tjerët ishin policë. Nuk kundërshtoi. Njeri nga policët i hodhi hekurat edhe e kapën për krahu. Në rrugë nuk kishte njerëz. Mbërritën në degën e punëve të brendëshme.

           E çuan në dhomën e hetimit. Një civil    e  kishte  parë disa herë në qytet por që nuk e dinte se çfarë pune bënte, qëndronte ulur në tavolinë.Operativi dhe dy policët u larguan .

Unë  do të jem hetuesi  juaj, -  tha personi i ulur    tavolinë. -  Jeni  arrestuar  për

agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor. Faktet i kemi të plota. Mos u mundoni t’i mohoni. Kjo është këshilla ime. Nga qëndrimi juaj varet edhe masa e dënimit. Mendohuni dhe kur t’ju thërras herë tjetër të vini me mend në kokë.

           I ra një zileje që kishte në tavolinë. Hynë dy policë që e morën dhe e çuan në katin e poshtëm ku ishin birucat. Qelia ku e mbyllën ishte nën rampën e shkallëve      shpinin 

katin e dytë. Kishte dimensione 2,5 X 1,5 dhe lartësia fillonte nga 20 cm. dhe përfundonte në

1,5 metra.  Në krah të qelisë së tij, nën shesh pushimin e shkallëve, ndodhej një qeli tjetër, që ishte  vendosur në formën e  gërmës ” L“ me të parën. Në qeli qe gati errësirë e plotë. Një dritare e vogël me hekura në portën e saj sillte një dritë shumë të dobët.

Nuk e dinte sa  orë kishte në atë gjendje, kur dëgjoi një zë që thërriste,  sikur pëshpëriste:

Hej, kush jeni?

           U mundua të ngrihej por koka i preku në tavan, dhe  u rrëzua përsëri.  Vetëm  atëherë  kuptoi  se qelia  qe nën rampën e shkallës. Thirrja u përsërit. U kap pas hekurave të dritares së vogël që ndodhej në portë dhe u mundua të ngrihej. Në dritaren e portës së qelisë  përbri pa fytyrën e një burri.

Ujë! - i tha me gjysmë zëri

Fqinji u  mundua   t’i  jepte   shtëmën   e  vogël  që kishte,  por  atë  nuk   e   nxinin   hekurat, Atëhere mbushi opingën e tij dhe ia dha. Arbëri, në fillim ndjeu neveri të pinte ujë me opingën e një të panjohuri.Mos vallë vinte erë nga djersa e këmbëve të tij? Por etja e detyroi. E piu përnjëherësh. Fqinji e mbushi  përsëri  dhe Arbëri  e  përpiu  edhe atë. Uji e gjallëroi. E mbushi për të tretën  herë  dhe  tha

Shplaj fytyrën!

Ndjeu se  uji e solli në jetë.  Në këtë kohë i hyri një e dridhur në shtat. Ndoshta po i fillonin ethet. Ai e pa, mori një rrobë dhe ia zgjati nëpërmjet dritares.

Merre dhe mbulohu, por kujdes mos ta shohë roja.

E   mori.        

Faleminderit! -  i  tha të panjohurit

U prezantuan. Ai ishte një plak rreth    gjashtëdhjetave. Babai  i  një  ish-komandanti

partizan që e kishin vrarë vetë ata për arsye se kishte dezertuar prej tyre për shkak të politikës që

ndiqnin dhe ishte bërë komandant i një çete nacionaliste.

           Nuk e dinte sa kohë kishte kaluar në atë qeli kur ndjeu një goditje të fortë në këmbët. U

ngrit i tronditur.

           -     Çohu! -  tha një zë i ashpër - Po të pret xhelati.

           Para tij qëndronte njeri nga rojet e brendëshme.

Xhelati? Cili xhelat? – e pyeti.

           Roja bëri buzën në gaz në mënyrë ironike dhe tha:

           -     Do ta shohësh kur të shkosh lart.

           E shoqëroi në zyrën hetimore. hetuesi qëndronte duke shkruar diçka në tavolinë.

           -     Qëndro aty.! - foli duke treguar qoshkun e murit.

           Arbëri rrinte i heshtur. Nuk kishte fuqi të qëndronte në këmbë. U mbështet pas murit.

-   Mos  u  mbështet! -  tha  me  një  ton  urdhërues  hetuesi  pa  hequr  vështrimin  nga  shkresat  që kishte përpara.

Sipër  kokës    tij  ishte  një  orë  muri. Ajo   tregonte  një  e  gjysmë.  Kishte  kaluar  mesnata. Si  mbaroi  punë, u ngrit dhe iu drejtua:

           -    Sot dua të mbarojmë punë shpejt se vajti vonë. A u mendove?

           -    Për  çfarë të mendohem

           -    Për aktivitetin antipushtet që ke kryer

           -    Nuk kam kryer asnjë aktivitet.

-    Mirë atëherë,  më qafë paç veten!

I lidhi duart me  hekura  dhe  ia  shtrëngoi fort.  E  shtriu  për  tokë  dhe  filloi ta godiste me të dy pëllëmbat me sa fuqi  kishte.  Filloi ta godasë edhe me shkelma në organet gjenitale. I vinte këmbën me këpucët me gozhda në grykë dhe i hipte sipër duke i rënduar me forcë

-    Hë, fol!

Dhimbjet   ishin     tmerrshme.  Nga  hundët filloi  t’i   rridhte gjak. Kjo  gjendje  vazhdoi  për gati dy orë. Së fundi humbi ndjenjat. I hodhën një kovë ujë në  fytyrë.  Ndjeu  dy  duar    e  ngritën dhe duke e hequr zvarrë e përplasën në qeli.

           Ishte në gjendje kllapie.Si nëpër gjumë i shfaqeshin para syve fytyra të ndryshme. I dilte portreti i nënës që i jepte kurajo, por ai zëvëndësohej menjëherë me atë të hetuesit që e

kërcënonte:                          

-    Ti nuk je gjë tjetër veçse  një  kufomë. Je i  vdekur, i vdeeekuuuur……!

           Vizioni zhdukej dhe vendin e tij e zinte portreti i Blerinës. Me një ëmbëlsi të padëgjuar zëri  saj i pëshpëriste:

           - Unë të dua! Do të të dua përjetësisht!

           Këto vegime i ndërthureshin me  njeri-tjetrin. Ndjeu  se  nga  sytë  filluan  t’i  rrjedhin lotë. Por e mblodhi veten shpejt dhe tha:

- Bëhu burrë dhe mos turpëro veten!

Kjo gjendje vazhdoi deri në  mëngjes

                              *      *      *

           Lajmi i arrestimit të Arbërit u hap si rrufe në të gjithë qytetin. Arbër Dauti është arrestuar  për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor. Si zakonisht filluan edhe përshpëritjet.Shokët e sektorit ku punonte nuk mund të rrinin pa shprehur habinë e tyre. Gjatë gjithë periudhës që kishin punuar së bashku  nuk e kishin dëgjuar asnjëherë të fliste kundër pushtetit. Ai ishte një djalë i shkëlqyer që kishte fituar admirimin e të gjithëve.Këto gjëra diskutoheshin me zë të ulët në brigatë.Vetëm Ibrahimi qëndronte në heshtje.Nuk bashkohesh në bisedë me shokët. Thellë në ndërgjegje,  një zë i thoshte se ishte ai që e kishte groposur shokun. Në ndërgjegjen e tij zhvillohej një farë dualizmi.Për shpëtimin e të vëllait, ai kishte sakrifikuar shokun. Është e vërtetë që këtë e kishte bërë nën efektin e një presioni nga ana e operativit të sigurimit por,  në fund të fundit, ishte ai që kishte denoncuar një krim të pakryer, një krim të shpikur nga mendjet djallëzore që e detyruan të bënte këtë veprim. A kishte  vepruar drejt?

           Për një çast e ndjeu veten fajtor.Por, a duhej ta vazhdonte fajin e kryer?Ishte   një  dilemë  të madhe. Ndërgjegja i thoshte se duhej të ngrihej mbi veten e tij dhe të shkonte dhe ta tërhiqte deklaratën e turpshme. Por një zë tjetër i brendshëm, zëri që e kishte shyrë ta bënte atë deklaratë, i dukej sikur i thoshte:

Kur i hyn një valleje nuk mund të tërhiqesh    prej saj.

Dhe ai nuk e ndjente veten të aftë të  dilte  kundër  kësaj  hipoteze. Por  debatet   

mëdha zhvilloheshin midis banorëve të qytetit. Kishte nga ata që flisnin me  zë të lartë:

Mirë   ia   bënë.  U   ngrit  edhe  ai  kundër  pushtetit  popullor. Mirë thotë një fjalë

e urtë: “Bëmë or babë të të ngjaj”. Edhe ai armik do të bëhej si i ati.

           Ndërsa të tjerë, natyrisht me zë fare të ulët, bisedonin midis tyre:

Me  siguri  ka  diçka të fshehtë  këtë  mes. Patjetër    ndonjë   ndërhyrje  nga 

lart,  ndonjë xhelozi duhet të ketë qenë. Përse ndodhi në kohën kur porsa ishte fejuar? Mos ndoshta bashkimi i dy familjeve me kahe të kundërta ishte shkaku?

           Blerinën e thirri drejtori i shkollës.

Dëgjomë  me   vëmendje,  -    i tha  --  Unë e njoh shumë  mirë familjen tënde  dhe 

ty.  Njoh gjithashtu mirë edhe familjen e Arbërit.Për të dyja kam një konsideratë të veçantë.Por sot ka ardhur koha që njeriu duhet ta masi mirë hapin para se ta hedhi.Nuk e di dhe, t’ju them të vërtetën, nuk e besoj se Arbëri mund të bëjë një gabim të tillë.Një gjë e tillë më duket e pamundur. Por jam i detyruar ta pranoj. Ndaj ju them.Qëndroni e qetë.Bëni sikur nuk i dëgjoni fjalët që pëshpëriten.Le të presim fundin. Mendoje mirë vendimin që do të marrësh për jetën tënde. Unë me sa të mundem do të mundohem të të qëndroj në krah.                      

Ju faleminderit shoku drejtor! Jeni një njeri i vërtetë. Ju falënderoj edhe një herë.

Mbrëmjeve zakonisht familjet mblidheshin dhe  diskutonin  mbi  ngjarjet  e  ditës  apo 

ato  që dëgjonin nëpërmjet shtypit dhe televizionit. Natyrisht që secili jepte mendimin e tij.

Ndodhte shpesh herë që mendimet të ishin të ndryshme  kështu    lindte  një  debat  i  nxehtë    ndonjëherë  e  kalonte kufirin. Atëherë ndërhynte i madhi i shtëpisë dhe vendoste qetësinë.

           Atë mbrëmje një debat i tillë zhvillohej edhe në familjen Spaho. Por ai nuk ishte as për ngjarjet e ditës dhe as për lajmet e shtypit dhe televizionit. Ishte fjala për arrestimin  e  dhëndrit    kësaj  familjeje dhe qëndrimin që duhej të mbante.

Me siguri ky është një kurth i ngritur nga dikush  për    goditur  familjen  tonë,  - 

tha Hektori.

E kush mund    jenë  ata    duan    na  godasi   -  pyeti Irma

Atë    ngriti   këtë   kurth   e  kemi  midis  nesh   -  ndërhyri Blerina.

Midis nesh? E kush është ky?

Dajo Resuli.

Fol   mirë,  moj  bijë,  si   mund  ta  bënte  një  gjë    tillë   ai,  -   thërriti  Irma   e

skandalizuar.

Po  nënë.  Urdhërin  e  ka  dhënë  ai  dhe  e  ka  kryer shoku i Arbërit.

Blerina, -  ndërhyri  Hektori,  -   fantazi   apo  realitet është ky? Sqarona.

Po baba, do t’ju sqaroj.

Blerina filloi të tregojë  se  si R esuli  i  kishte  kërcënuar kur sapo ishin fejuar.

Po    ktheshim    me   Arbërin     shtëpi.  Te   porta takohemi me Resulin. Dukej

shumë  i revoltuar. I fola -  Dajo -  A e dini se si u përgjig?  -  Më vonë do t’ia dëgjoni avazin -  dhe u largua.  Pas   këtij   çasti   filloj  përgatitja  e   terenit  për  arrestimin.  Detyruan  shokun  e  tij Ibrahimin që ta  denonconte për gjoja agjitacion dhe propagandë.

Jeni e sigurtë për këtë?

Plotësisht. E biseduam    bashku  me  Arbërin. Ai  e  ndjente që  po  afrohej  dita 

e  keqe. Kjo u kuptua dhe nga fakti se vëllai i Ibrahimit u lirua pesë vjet më parë se të plotësonte dënimin. Lirimi i tij nuk u bë me një falje të përgjithshme por vetëm për atë personalisht me dekret të posaçëm, gjë që nuk e kemi dëgjuar të ketë ngjarë më parë.

Në rast se e ka bërë ai këtë, unë nuk  dua      vijë      familje. -   tha  Irma 

e vendosur

Ngadalë  grua,  ta  bisedojmë  shtruar, -  foli  Hektori. -  Ta  zemë  se  kjo  është  e 

vërtetë. Por,  në rast se ne e dëbojmë atë nga shtëpia, atëherë a e dini se ç’pasoja do të kemi?

           Irma dhe Blerina heshtën. Hektori vazhdoi:

Me  siguri   do    përfundojmë të tre në ndonjë  kamp  internimi. Prandaj  mendoj 

se  rruga më e mirë është ajo e heshtjes. Me  Resulin  duhet  të sillemi sikur nuk  e  dimë  përseëshrtë arrestuar. Në rast se ai vjen këtu t’i themi se jemi në pritje të gjykimit të tij.

           Në atë çast një trokëllimë u dëgjua në portë. Blerina vrapoi ta hapte.

Kush është?

Hape, mbesë. Jam dajua, - dëgjoi ajo zërin e Resulit.

Për pak çaste shtangu por e mblodhi veten shpejt.

Kujto  qenin,  bëjë  hazër  shkopin, -  tha Blerina dhe hapi portën. -  Mirë se  erdhe 

i dashur dajo,-  i tha ajo duke fshehur ndjenjën që kishte për të.

Ai   e   përqafoi dhe u  fut    dhomë.  Hektori  e   kishte  dëgjuar dialogun që   kishte

zhvilluar e bija me të, ndaj  i bëri së shoqes me gishtin tregues para hundës shenjën që duhej të heshte.

A   keni   marrë   vesh   përse    e    kanë   arrestuar?   -    pyeti    Resuli  si   kaluan 

përshëndetjet e  para.                                                                                                        

-Nuk   dimë  asgjë  o  Resul  përveç  atyre     pëshpëriten.  Kur të dali në gjy  do  ta

marrim vesh. 

Po ti moj mbesë, ç’mendim ke? Në rast se ai shpallet  fajtor  a  do    vazhdosh   

quhesh  e fejuara e tij?

  mos   shkojmë  me  hamendje i dashur dajo. Le të presim gjykimin  dhe  pastaj 

të vendosim se çfarë do të bëjmë. 

           Biseda vazhdoi gjatë por gjithmonë Hektori dhe Blerina dijtën  të gjejnë mënyrën e duhur për t’u shmangur. Së fundi Resuli u ngrit për të ikur.

Ku do të shkosh tani  po  vjen  mesnata?  Për  më tepër unë  nuk të  pyeta  nëse 

ke   ngrënë darkë?

Po, moj  motër,  hëngra   me  disa  shokë    mi. Tani duhet të iki. Ju e  dini  se  si 

janë punët tona.

           U largua. E motra e përcolli dhe mbylli portën.

  rast  se ai e ka bërë atë veprim, atëherë turpi  le  të bjerë mbi të, -  tha  ajo  kur 

u kthye.

Le të presim, -  tha Hektori. -- Koha do të na  tregojë të vërtetën  Por unë dua të 

pyes ty moj bijë.  Çfarë mendimi ke?

Përjetësisht me Arbërin.

Asnjë nga prindërit nuk i ktheu përgjigje

            *      *      *

           Kishte kaluar mesnata. Roja hapi derën e qelisë së Arbërit

Çohu!  -  i   thirri.

Ai  nuk e pyeti përse. E dinte se ku  do    shkonte.  Roja  e  shoqëroi  deri  te   zyra  e

hetuesit. Kur hyri brenda u befasua. Ulur në tavolinën kryesore qëndronte Resuli.

Mbylleni portën, -   i tha Resuli rojes i cili u largua.

Qëndroi një copë herë të madhe duke e vështruar në sy.

Përse më vështron ashtu?  -  pyeti Arbëri

Më vjen keq për ty. Kam ardhur të të ndihmoj.

Të më ndihmosh? A nuk ishe ti strumbullari  i  kësaj farse?

Aspak. Ishe ti që e prure veten tënde këtu.

E përse?

Sepse  e  bëre  si  dhelpra  dhe  rrushi. Dhelpra  mundohej  të hante rrushin që  s’ia

arrinte, por nuk e hante dot.

Domethënë?

Edhe ti doje të arrije atë që ishte e pamundur.

E përse ishte e pamundur?

Sepse i përkisje një klase të mundur  dhe  nuk  mund    afroheshe  me  fitimtarët.

Sepse duhej  të qëndroje në qoshentënde të errët dhe të mos ndiheshe.

Gabohesh. Ndjenjat  e  shpirtit  tim  nuk  ka  forcë në botë që mund t’i ndalojë.

Leri filozofirat, -  tha Resuli duke dashur ta  ndërrojë temën e  dialogut. -  A do 

dalësh sa më shpejt prej këndej?

Çdo të thuash.

Të heqësh dorë nga mbesa ime.

Atë  mos  ma  kërko  mua.  Ajo nuk varet nga unë. Varet në dorë ta saj.  Pyete dhe

do të ta thotë.

Po ti?

Për  mua ajo do të mbetet përjetësisht    zemrën  time. Nuk  do    ketë  pengesë 

    më ndalojë në dashurinë time.

A i keni marrë parasysh pasojat?

Nuk keni çfarë të më bëni më tepër. Nuk keni për      thyer  kurrë.

Ashtu? Atëherë le të fillojmë.

I ra ziles  së tavolinës. Në dhomë hyri roja.

Silleni, -  i tha.

  dhomë   hyri   Ibrahimi. Qëndroi   përballë   Arbërit.  Duart   filluan  t’i   dridhen.

Operativi i sigurimit i kishte premtuar se nuk do ta  ballafaqonin me Arbërin.. Do ishte një agjent sekret.

Fol Ibrahim, trego gjthçka ke deponuar tek operativi, -  i tha Resuli.

Ibrahimit  i   mbeti   pështyma    grykë.  Nuk  fliste  dot.  Vështrimi  i  Arbërit  sikur 

e çarmatosi. Resuli hapi sirtarin dhe nxorri një tufë letra të cilat ia tregoi Ibrahimit.

Fol, trego të gjitha ato që ke  deklaruar këtu, -   dhe  i hodhi një vështrim sikur  do

ta përpinte.

Dëshmitari u zu ngushtë. Kishte hyrë në një pellg nga i cili nuk kishte rrugë dalje.

Unë dhe Arbëri kemi qenë shokë të ngushtë, -    filloi  Ibrahimi në  fillim  duke  iu 

dridhur  buza  por më vonë, si e mblodhi veten filloi të flasë  rrjedhshëm . -   Por  unë  meqënëse kisha edhe një vëlla në burg, kisha vendosur që të mos përzihesha në çështje politike.

Pastaj?

Arbëri më ngacmonte gjithmonë duke më treguar për babanë e tij dhe  organizatën 

ku  kishte bërë pjesë, duke më treguar edhe programin e saj

Fatkeq, - tha Arbëri duke e ndërprerë.

Ju pushoni, - i thirri Resuli me një ton të  ashpër.

Ibrahimi filloi të tregojë ngjarje nga më  skandalozet  që gjoja i  kishte  treguar  Arbëri. Tregoi  për thirrjet që i kishte bërë ai për krijimin e një organizate që gjoja   

fillim  do    shpërndante  trakte sensibilizuese dhe më vonë do të hidhej në aksione konkrete. Kjo organizatë do të përbëhej nga ata të dy dhe më vonë do të shtohej edhe me elementë të tjerë. Do të kryenin sabotime në fushën ekonomike dhe  veprime të tjera. Në fund të fundit, në rast se do të diktoheshin, Arbëri kishte përgatitur edhe mënyrën se si do të arratiseshin në Greqi ose Jugosllavi.

           Deponimi i Ibrahimit  vazhdoi  gjatë. Arbëri e  dëgjonte  dhe  buzëqeshte  hidhur.  Nuk  e   kishte besuar kurrë se shoku i tij do të katandisej në këtë gjendje. Por, më tepër, i vinte çudi që një intelektua,l që kishte mbaruar studimet në Francë si Resuli, të pranonte të dëgjonte pallavra të tilla.

Shiko  se  ku ka  përfunduar  intelektualizmi i  këtyre  individëve,  -   mendonte.  - 

Komunizmi  e ka shkatërruar ndërgjegjen e tyre.

           Gjatë gjithë kohës që Ibrahimi fliste, ai nuk e ndërpreu më. Nuk  ia  vlente  për  një  njeri    tillë    harxhoje  fjalë. Së fundi, kur ai mbaroi, trokëlliti duart duke thënë:

Bravo! Të lumtë!.

Resuli i bëri shenjë Ibrahimit dhe ai u largua.

E  dëgjuat, -  iu  drejtua Arbërit. -  këto mjaftojnë për t’ju dënuar.

Pushka  ju   bëftë   top,  -   u   përgjigj  Arbëri.   -   edhe  sikur      dënoni  me 

njëzetepesë  vjet  nuk  keni   për të  më thyer.

Këtë do ta shohim, - foli Resuli.

Patjetër që  do  ta  shohim,  -   u  përgjigj  Arbëri  me krenari.

                               *      *      *

           Mesnatë. Ora e qytetit tingëlloi dhjetë herë. I gjithë qyteti kishte rënë në gjumë. Vetëm  një  dritë qëndronte e ndezur. Një nënë qëndronte para një fotografie. E vështronte dhe e vështronte. Papritmas iu duk sikur dëgjoi një  trokitje të  lehtë    portë. U ngrit  dhe  u

afrua. Vuri veshin. Trokitja  u përsërit. Iu duk si trokitja e të birit. A ka mundësi? A mund të

kishte shpëtuar ai nga kthetrat e hienave që e kishun rrethuar? Kjo ishte e pabesueshme.

Kush jeni ju që më shqetësoni në këtë orë të natës? -  pyeti. -  Gjithçka m’i  morët.

Mos  doni të më merrni edhe mua?

Hape nënë, jam unë!   -   foli një zë i ulët.

E njohu zërin. Ishte një zë i dashur.

Eja Blerinë, eja! -  tha dhe hapi portën.

Blerina  u  hodh në krahët e saj. Në  atë  përqafim  nënës  iu  duk sikur kishte  para    

birin. Lotët e të dyjave filluan të përziheshin midis tyre.

Falmë nënë, falmë! -  filloi Blerina nëpërmes lotëve.

Përse  bijo? Ti  je  gjithmonë pranë  meje  edhe atëherë  kur  nuk  je  e  pranishme.

Vështroje!

I    tregoi     fotografinë      kishte    para   vetes.  Ishte  fotografa  ku  Blerina  kishte  dalë  me  Arbërin  ditën e fejesës.

A nuk je pranë meje? – vazhdoi nëna.

Je mirë nënë?

Unë nuk vdes pa ardhur djali në shtëpi.

Jo  nënë.  Arbëri  do    kthehet. Tani nuk je më  vetëm. Jemi të dyja që e  presim.

Do të vijë  dita që ai do të kthehet.

Jo bijë, ti ktheu  në shtëpinë tënde. Unë jam mësuar me rrëmbimet e  njerëzve   

  dashur. Kurse ti e ke jetën përpara. Gëzoje atë. Këtë po ta them unë, nënë zemërplasura.

Shtëpia  ime  tani  e  tutje  është  kjo. Do të vij  këtu  çdo natë  dhe do të  largohem

para agimit.

           Nëna u mundua ta kundërshtonte duke i thënë se kjo ishte e pamundur, se ajo nuk mund të sakrifikonte jetën e saj për të. Ky ishte një vendim shumë i guximshëm. A do të ishte në gjendje ta mbante? Këtë pyetje deshte t’ia bënte por e frenoi veten.  Mendoi  se  kjo  do  të ishte një fyerje për të.

Nënë, portën çdo mbrëmje nuk do ta mbyllësh me  çelës. Unë do    vi  çdo  natë.

Do  ta  hap me ngadalë që të mos dëgjohet as nga fqinjët. Do mbyllemi të dyja dhe do të bisedojmë për gjithçka, për Arbërin, për ty, për mua. Kështu edhe netët do të na duken më të lehta.

           Të nesërmen, pa zbardhur ende agimi, Blerina u largua duke përqafuar nënën. Para se të dilte vështroi se mos kishte ndonjë njeri rrugës. Mbërriti në shtëpi.

Ç’u  bëre  moj bijë? Ku ishe? -   i  tha  e  ëma    nuk kishte vënë gjumë në sy atë

natë.

Tek nënë Afërdita, -  iu përgjigj e bija. -  Kështu do  të veproj  për  çdo  natë. Tani 

unë  kam dy nëna. Njëra për ditën dhe tjetra për natën. Dita për nënën që më lindi dhe nata për nënën e atij që e dua më shumë se jetën dhe që ka shumë nevojë për praninë time në këto çaste të vështira.

Irma nuk pati fjalë për ta kundërshtuar. E pleqëruan edhe me Hektorin edhe ai u bind, më në fund, se e bija kishte të drejtë.

Kështu filloi ky cikël që as ishte parë dhe as ishte dëgjuar ndonjëherë në qytetin e tyre. Një e fshehtë që mbeti brënda ndërgjegjes së aktorëve të saj. Blerina interesohej në mënyrë indirekte për Arbërin, dhe kur merrte ndonjë lajm. ua thoshte të dy nënave.

Disa nga kolegët e shikonin shtrembër. E pyesnin në një mënyrë të atillë, sikur gjoja u vinte keq për të. Por Blerina e kuptonte dyfytyrësinë e tyre. Ndaj heshte. Vinte në jetë porosinë e të atit: Ai i kishte thënë se rruga më e mirë në këtë situatë ishte ajo e heshtjes. Kishte edhe njerëz që u vinte keq për çka i kishte ngjarë. Midis tyre ishte edhe drejtori i shkollës, i cli nuk ia hapi më këtë çështje, përveç asaj që i kishte thënë në bisedën që kishte bërë me të.  Megjithatë ajo vazhdonte të heshte. Kjo ishte përgjigja e saj për këdo

     *      *      *

           Së fundi, pas gati një vit torturash në qelitë e sigurimit, erdhi edhe dita e gjykimit. Për ta  gjykuar kishte ardhur posaçërisht për të një trupë ushtarake nga kryeqyteti. Gjyqi u zhvillua në një nga sallat e gjykatës së rrethit. Ai u zhvillua me dyer të mbyllura. Nuk ishte asnjë person i pranishëm përveç trupit gjykues dhe të pandehurit. Madje edhe rojet që e kishin sjellë i kishin nxjerrë përjashta.

           Gjyqi filloi me gjeneralitetet e zakonshme dhe menjëherë pas tyre  filluan  pyetjet  e  kryetarit  të gjykatës që ndërpriteshin nga  ndërhyrja  e  prokurorit. Dialogu midis  akuzuesve dhe të akuzuarit vazhdoi për gati tri orë. Përgjigja e vetme që u kthente i akuzuari pyetjeve të tyre ishte:

Jam i pafajshëm, nuk kam bërë asgjë!

Me  pyetjet  e kryetarit dhe sidomos me ndërhyrjet skandaloze të prokurorit, akuzuesit

kërkonin të thyenin të akuzuarin, por të gjitha tentativat e tyre dështuan përballë qëndresës së tij. Së fundi, i nxorrën para edhe dëshmitarin e vetëm, Ibrahimin. Ai ligjëroi e ligjëroi ashtu siç e kishin porositur. Arbëri me qetësi dhe me një krenari të veçantë i hodhi poshtë të gjitha akuzat. Kur u bindën, se prej tij nuk mund të nxirrnin asnjë pohim, prokurori dha pretencën ku, midis të tjerave, cilësoi:

“Ka qenë inisiator për të krijuar një grup armiqësor  kundër pushtetit popullor, tentativë që dështoi pasi u zbulua nga organet tona të Sigurimit të Shtetit. Një gjë e tillë dëshmohet nga deklarimi i shokut të tij Ibrahim Konduri, sipas të cilit kanë zhvilluar disa takime të rregullta, ku i pandehuri i kërkonte dëshmitarit të përpiqej për të shtuar rradhët e grupit. Ai i tregoi atij kopjen e një letre që mendonte t’ia dërgonte një shoku tjetër të tyre me të cilin e ftonin si anëtar të grupit, për të sabotuar  dhe veprime  të tjera. Përveç këtyre, i pandehuri ka patur në plan se në rast se zbulohej nga organet e Sigurimit të Shtetit, të arratisej jashte vendit për t’u bashkuar me  bandat  tradhëtare    shërbim    imperializmit amerikan.”

Sipas eksperiencës së gjykatave , deri  para disa viteve, pas pretencës së prokurorit zhvillohej mbrojtja e avokatëve por me një urdhër absurd të autoriteteve të shtetit ishte hequr e drejta e mbrojtjes se të akuzuarve, kështu që ai nuk kishte asnjë mbrojtje përveç fjalës së tij.

Para dhënies së vendimit kryetari me një zë autoritar kërkoi fjalën e fundit të të pandehurit:

-     A jeni penduar?

-  Nuk kam përse të pendohem. Jam i pafajshëm! -  deklaroi Arbëri.

Kryetari lexoi vendimin.  Në të thuhej:

Si element i shtresës së prekur nga reformat e pushtetit popullor, i pandehuri Arbër Dauti  bëhet i vendosur në rrugën antipushtet dhe bisedon edhe me  të tjerë. U shfaq atyre propaganda shpifarake të radiove reaksionare si të “Zërit të Amerikës”, “Radio Londrës”  e     tjera, u  paraqet  ndërrimin  e situatës në vendin tonë dhe së fundi u propozon që të formojnë një grup antipushtet. Ai u propozon atyre që në pamundësi të aktivitetit në Shqipëri të arratisen jashtë shtetit. Ai vazhdon edhe në seancën gjyqësore të jetë konseguent për këtë vepër penale në dëm të shoqërisë tonë socialiste.

           Për sa më sipër, në zbatim të nenit 484 të Kodit të Proçedurës Penale, të Republikës së Shqipërisë dhe në mbështetje të nenit 8, 12 dhe 25 të ligjit 372, e dënon të pandehurin Arbër Dauti me 20 vjet privim lirie, punë të detyruar, konfiskim pasurie dhe heqjen e të drejtave elektorale për 10 vjet.

           Ky vendim mund të kundërshtohet pranë Gjykatës së Lartë Ushtarake brenda një afati prej pesë ditësh.

          

           Në përgjigjen e Gjykatës së Lartë Ushtarake thuhej:

Rrezikshmëria e veprimtarisë së tij është e theksuar, prandaj vendimi i gjykatës është i drejtë, si për deklarimin fajtor ashtu edhe për masën e dënimit aplikuar.

           Dy  ditë    vonë, Arbëri  u trasferua    burgun  e  qytetit. Burgu  ishte  një  godinë dykatëshe,    kishte  shërbyer  si  e  tillë  me  kohë. Në  katin përdhes, pasi kaloje një portë të  madhe dy kanatshe, sipër së cilës kishte një qemer në formë harku prej guri, hyje në koridor. Në distancë dy metra larg njera-tjetrës, ishin dy zgara hekuri me nga një portë të vogël sejcila, nga ku qarkullonin njerëzit. Në dy anët e këtyre zgarave bëheshin takimet e    burgosurve me familjarët.

           Pas tyre, majtas, ishte dhoma numër një ose infermieria ku shërbente mjeku, Istref Luli, një i dënuar politik edhe ai. Përballë saj ishte dhoma numër dy, ku vendoseshin përkohësisht të burgosurit e rinj dhe në krah dhoma numër tre ose dhoma e të dënuarve me vdekje. Ata i mbanin të lidhur. I nxirrnin një herë në ditë  një nga një për të kryer nevojat personale. Ata që kishin qënë në atë dhomë, tregonin se muret e saj ishin mbushur me emrat e të dënuarve.

           Në katin e parë ndodheshin zyrat e burgut. Poshtë shkallëve që të shpinin atje ishte qelia e  ndëshkimit. Atje mbylleshin ata që, sipas rregullores së burgut, kishin shkelur këtë rregullore. Nëpërmjet një porte tjetër dilje në oborr që në dy anët ishte i rrethuar nga një mur i lartë në skajet e të cilit ishin truprojet ku qëndronin natë e ditë policë të armatosur. Atje kishte tetë dhoma të tjera, me nga një numër sejcila, të mbushura plot e përplot me të dënuar.

Rregullorja   e    burgut    përmbante  dy  orë  në ditë,  në mëngjes,  daljen në obor. Gjatë kësaj kohe duhej të kryenin  nevojat  personale,  të laheshin, të takonin shokët e dhomave të tjera dhe të shëtisnin duke i ardhur oborrit rrotull. Kjo ishte ritmika e ditës.

Burgu ndryshonte shumë nga gjendja në sigurim. Por edhe atje kishte  oficerë  xhahilë që e rëndonin gjendjen e të burgosurve. I tillë ishte toger Azbiu. Megallomania dhe  arroganca  e  tij  ishin  të padurueshme. Kënaqësia e tij  ishte    torturonte  ata që dënoheshin me izolim në qelinë e ndëshkimit.

Një herë në ditë bëhesh kontrolli i dhomës nga ana e oficerit të rojes. Ai vinte me një hekur të rëndë dhe godiste me të dyshemenë, duke i detyruar të burgosurit të  ngrinim   dyshekët. Kjo bëhej për të parë se mos gërmohej ndonjë tunel për arratisje. Ky kontroll zakonisht bëhej ditën. Kurse toger Azbiu vinte pas mesit të natës, i zgjonte nga gjumi dhe fillonte nga goditjet me hekur. Kjo nuk mjaftonte, por ishin edhe ironit e tij që shoqëronin këtë kontroll:

-       Ngadalë, ngadalë se mos zgjoni zotërinjtë!

Arbërin e vendosën në dhomën numër shtatë.Ishte dita e caktuar për takim me familjarët. Ai priste me padurim nënën e tij. Kishte një vit pa e parë dhe pa ditur nëse jetonte apo jo.

Dëgjoi një zë që thirri:

Arbër Dauti në takim.

U drejtua për te hekurat. Nga ana tjetër e tyre qëndronte e ëma. Ju duk shumë e zbehtë dhe e dobësuar. Ishte plakur para kohe. Vallë si kishte mundur të jetonte? Fillimisht ndjeu një dridhje në trup por u mundua të mos e tregonte veten. Filloi t’i flasë, t’i thotë se ishte mirë dhe gjëra të tjera të tilla. Edhe e ëma e kaloi shpejt impresionimin e parë.

Bir, mos  u shqetëso  për  mua, -  filloi  me  një    të sigurtë. -  unë  jam mirë dhe 

do  të di se  si  ta  përballojë  jetën. Mos mendo për mua. Qëndro i  fortë.  Burgu  për  burrat  është. Unë  do    të pres deri sa të lirohesh.

Po... -  Arbëri desh ta pyeste për Blerinën.

Nëna e kuptoi dhe nuk e la të vazhdonte.

Është  shumë  mirë. Vazhdon  punën  e  saj. Ty    ka  gjithmonë    mendje. Me

Arbërin përjetësisht thotë gjithmonë.

I thoni të shikojë  jetën e  saj.  Unë do të jem    i lumtur kur  të shoh edhe atë 

lumtur..

Nëna e kuptoi se ku e kishte  fjalën i   biri.   Ndërhyrja  e rojes e ndërpreu bisedën.

Koha përfundoi.

U ndanë. Duke u larguar kthenin kryet prapa deri sa u zhdukën prapa portave.   

                                                          

                            *       *       *

           Lajmi i dënimit të Arbërit u përhap me shpejtësinë e një rrufeje. Pothuajse nëpër të gjitha kafenetë, ku zakonisht zhvillohen biseda, tema e ditës ishte dënimi i Arbërit. Lajmi ra si bombë edhe në familjen Spaho. Hektori dhe Irma  qëndronin të heshtur. Blerina ishte mbyllur në dhomën e saj. Nuk e kishin menduar kurrë se dënimi i tij do të ishte kaq i rëndë. Së fundi heshtjen e theu Hektori:

Po tani? – pyeti pa e ditur edhe vetë përse.

Tani? -  vazhdoi Irma pa vetëdije.

Po, po tani, çfarë do të bëjmë?

Një   heshtje   e   gjatë  pasoi  fjalët  e tij. Sejcili prej tyre  kishte  humbur në  botën   e  

mendimeve  pa  rrugë  dalje. Ishin para dilemave që nuk dinin t’i jepnin përgjigje. Udhëkryqi në të cilin ndodheshin kërkonte një zgjidhje që ata nuk mundeshin ta gjenin. Megjithatë, ishin të ndërgjegjshëm se duhej ta gjenin. Para syve u dilnin plot ngjarje të tjera, të kësaj natyre, që kishin ndodhur në qytetin e tyre. Ishin të bindur se, po të mos merrnin një vendim për shkëputjen e marrëdhënieve midis dy të rinjve, më e pakta që mund t’i gjente ishte pushimi nga detyrat që gëzonin dhe kthimi në punëtorë të thjeshtë, njëlloj siç e kishte pësuar edhe Afërdita. Por mund të ndodhte edhe më e madhja, internimi në një nga vendet e caktuara për këtë qëllim. Kjo gjë i bënte që karakteri i tyre të ishte i  dyzuar. A  do  t’i   përballonin  ata  këto pasoja?

           Ora po  afrohej dhjetë e mbrëmjes. Në atë shtëpi nuk flinte njeri. Gjumi kishte fluturuar. Dera e dhomës ku ishin prindërit u hap dhe në të u shfaq Blerina, e veshur dhe gati për të dalë.

Ku do të shkosh, moj bijë, në këtë  orë?      pyeti  e ëma.

Te nëna tjetër, ju e dini që unë kam dy nëna.

U nis. Nënë Afërdita,  ulur    koltukun  e   zakonshëm, puthte fotografinë  ku  kishte

dalë çifti i ri dhe pëshpëriste:

Bir, mbahu  i  fortë! Ke  nënën  tënde! Unë  do    të pres, nuk vdes pa u kthyer ti.

E   ngrata   nënë   nuk   bënte   llogari  nëse  do     ishte   gjallë   pas   njëzet   vitesh.

Megjithatë kishte besim se Zoti do t’ia plotësonte këtë dëshirë. Nuk derdhte lot.  Kishte ngrirë e tëra. Mendonte.

A do të vijë vallë Blerina? – thoshte me veten e saj.

Portën e shtëpisë  e  kishte  lënë  të hapur, ashtu  siç  kishin  vendosur    dyja. Dëgjoi

tingëllimën e sahatit të qytetit që ra dhjetë herë.

Është ora e zakonshme – tha.

U dëgjua kërcitja e portës. Para saj u  shfaq  Blerina. Nëna hapi  krahët dhe Blerina  ra 

në prehërin e saj duke lotuar.

Mos bijo, mos!  Je e re dhe ke fatin tënd përpara. Lerma mua pikëllimin. Unë  jam

mësuar me të. Kam vite që bashkëjetoj.  Kurse ti  duhet ta gëzosh   jetën.

Jo nënë , -   u  përgjigj Blerina  midis  lotësh, -  Gëzimi i  vetëm  i jetës time  është 

Arbëri. Unë do ta pres atë. Ne jemi lidhur përjetësisht me njeri-tjetrin.

Mos bijë! A e di se çfarë më tha para  tri  ditësh   kur shkova dhe  e  takova: “Unë 

do të jem më i lumtur kur të shoh edhe atë të lumtur”.

Biseda ndërmjet të dyjave nuk kishte të  sosur. Qëndruan  pothuajse  tërë  atë  natë  pa 

gjumë. Si  zakonisht,  tënesërmen që pa gdhirë ende Blerina u nis për në shtëpi.

           E njejta gjëndje kishte kaluar edhe në  shtëpinë  e  saj. Të dy prindërit  diskutonin  dhe diskutonin mënyrën se  si do ta përballonin gjendjen, por nuk gjenin përgjigje.

Jemi, para, një situate të vështirë,  -   tha Hektori. -  Kemi përpara dy rrugë, ose   

ruajmë gjëndjen    të cilën jemi dhe të marrim parasysh të gjitha pasojat, ose Blerina të kërkojë ndarjen nga Arbëri dhe të vazhdojmë jetën tonë të zakonshme. Por nuk është e lehtë të zgjedhësh midis këtyre dyjave. Në fund të fundit vendimin do ta japi vetë Blerina.

           Kur ajo u kthye në shtëpi, i ati e pyeti për vendimin që do të merrte. Përgjigja e saj ishte një fjalë e vetme:

Përjetësisht me Arbërin.

          

                         *     *     *      

Në burg Arbëri  u njoh me shumë burra të  dëgjuar. Shumica e  tyre  kishin  qenë  miq me të atin. Ata ishin mendjet më të ndritura    kombit shqiptar. Kishin  mbaruar studimet në universitetet më në zë të Europës, nga Roma në Paris dhe  nga Londra në Vjenë. Influenca e tyre në plotësimin e formimit të tij ishte shumë e madhe.Ata plotësuan boshllëqet që ai kishte patur. Prej tyre mësoi historinë e vërtetë të këtij vendi, të transformuar në mënyrë skandaloze nga pseudohistorianët e  sistemit totalitar.

Në dhomë bisedohej për çështje të ndryshme.Më tepër rrihej tema e luftës ku protagonistët e saj, që tani ndodheshin të burgosur, tregonin ngjarje nga më interesantet.Ishin ngjarje që ai nuk i kishte dëgjuar kurrë në jetën e tij.

Pas gjashtë muajsh erdhi urdhëri për trasferimin e një pjese të burgosurish në kampet e punës së detyruar.Midis tyre edhe doktor Istrefi dhe Arbëri.Si një fantazëm e zezë në grupin e shoqërimit bënte pjesë edhe toger Azbiu.Ai  do  ta  ndiqte  këmba-këmbës  Arbërin gjatë gjithë periudhës së burgut.

             Dy makina me    burgosur  u  nisën  drejt  veriut.  Ata ishin të lidhur dy nga dy. Në krye të  makinës  ishte  një  polic  i armatosur me një mitraloz të vendosur mbi kabinën e shoferit. Në dy qoshet e fundit të saj qëndronin policë të armatosur me automatik. Makinave u printe  një  xhips  ushtarak. Pas  tij vinte një gaz  “ Molotov “ me policë. Në fund, pas makinës me të burgosur, një gaz tjetër me policë.

Kur makinat filluan ngjitjen në kodrat, Arbëri ktheu kryet nga  qyteti    po  zhdukej, e  vështroi  me dhimbje dhe tha:

Mirupafshim qyteti im i dashur!

            Shikonte qytetin dhe para syve i dilte shtëpia. I dilnin rrugicat dhe sheshet ku kishte  kaluar fëmijërinë dhe rininë. I dilnin fytyrat e miqve të tij.  Por mbi të gjitha fytyra e nënës dhe ajo e Blerinës. Kaluan Shqipërinë e Jugut dhe morën kthesën drejt veriut. Nuk e dinin se ku do t’i çonin. Kolona  ndaloi në një vend pranë një pylli. Vendi u rrethua nga të gjitha anët me policë.

Zbrisni për nevojat personale  -  thanë policët.

           Zbritën dhe filluan të kryejnë nevojat personale aty në anë të rrugës. Dy djem të lidhur bashkë, përfituan nga rasti, u futën në një gëmushë dhe ia mbathën për në pyll. Rojet i diktuan. Ishte marrëzi një veprim i tillë. Një batare krismash u dëgjua në të gjitha anët. U dëgjua një britmë:

Shtrihuni për tokë!

               gjithë  u shtrinë aty ku ishin. Plumbat  vërshëllenin. Breshëria e tyre goditi njërin nga të arratisurit. Ai ra i vdekur.  Kjo  bëri    pamundur  ikjen e tjetrit që ishte i lidhur me të.

Pushoni zjarrin! - u dëgjua një zë.

              Zjarri ndaloi. Rojet vrapuan dhe kapën të burgosurin që  ishte  lidhur  bashkë  me 

vrarin.  Filluan ta  godasin  kush të mundte   më shumë,  kush  me  grushta, kush me shkelma. Dikush e godiste me kondakun e pushkës, kurse të tjerët e shponin me bajonetë. I mjeri ulurinte nga dhimbjet. Së fundi pushoi. Kishte vdekur. Urdhëruan të hapej një gropë dhe i mbuluan të dy atje, ashtu    lidhur  siç  ishin. Hipën përsëri  në makina dhe u  nisën. 

           Arritën në kamp. Ai ishte ngritur në një minierë piriti. Ishte vendosur në një shpat mali. Kapanonet dhe gjithë miniera ishin të rrethuara me një gardh të trefishtë  telash me gjëmba, Në çdo pesëdhjetë metra ishin ngritur truprojet, ku qëndronin vazhdimisht policë të armatosur. Kapanonet ishin vendosur në një anë të shpatit. Një rrethim i brendshëm i ndante  nga pjesa tjetër.

             Klima ishte shumë e ashpër. Pozicioni i kampit kundrejt maleve bënte që në stinën më të nxehtë të mos kishte më shumë  se katër deri pesë orë diell. Pjesa tjetër e vitit nuk shihte diell me sy. Dimri zgjaste gati gjashtë muaj. Niste në fillim të nëntorit dhe mbaronte në fund të prillit. Temperatura në dimër ulej shumë. Arrinte deri    minus  njëzet  gradë  celsius.  Hejet  e  gjata    akullit qëndronin për tërë këtë stinë të varura deri në tokë. Frynte një erë e thëllimtë që nuk të linte të nxirrje kokën përjashta.

Arbërin e  caktuan të punonte  në galeri. Ishte brigada e mbushjes. Ajo punonte në mbushjen me gurë të galerive të shfrytëzuara.  Ishin dhjetë vetë në brigadë. Në kamp puna ishte  me tre turne. Punohej edhe të dielave. Pushimet javore i bënin me grafik gjatë gjithë ditëve të javës. Atë natë brigada e Arbërit  kishte  turnin e tretë. Ai  kishte pushimin javor. Po rrinte i vetëm në kapanon duke lexuar një libër. Ishte romani “Për mbrojtjen e atdheut“ i  Foqion Postolit. Pas pak e zuri gjumi. Kishte kaluar mesnata, kur dëgjoi një zhurmë hapash dhe zërash që bisedonin. U ngrit dhe shkoi te porta e kapanonit Pa doktor Istrefin që  nxitonte për diku.

             -     Doktor, çfarë ka ngjarë?

             -     Eshtë shembur galeria numër dy në zonën A, – u përgjigj ai duke  u larguar me shpejtësi.

Një e dridhur i përshkoi trupin. Ishte galeria ku  punonte brigata e tij.  Mendja i  vajti  tek  shokët. Kush do të ishte fatkeqi? Si të bënte? Përjashta nuk dilte dot. Ishte e ndaluar. I vinte shumë keq për këdo që do të ishte viktimë e këtij aksidenti. Tërë atë natë e kaloi pa gjumë, duke  shëtitur  poshtë  e  lartë  nëpër korridorin e ngushtë që ndante shtretërit e kapanonit.

             Të nesërmen doli përjashta dhe priste të ktheheshin nga puna shokët për të mësuar se kush ishin të vrarët.. Mori vesh se ishte shembur një mal me gurë dhe kishte zënë nën vete Markun, një  burrë  rreth tridhjetepesëvjeç nga Lezha dhe Vasilin, një plak shtatëdhjetëvjeçar nga Saranda. .

             Dy ditë e net vazhdoi puna për gjetjen  tyre. Shpresonin ende se mos gjenin ndonjërin gjallë. Ishte një shpresë e kotë. I gjetën të dy të sakatosur dhe pa jetë nën peshën e gurëve. I varrosën po atë ditë, brenda rrethimit të kampit, poshtë rrugës automobilistike që kalonte në fund të tij.

Një ditë erdhi  për  kontroll  një ekip i  Ministrise    Brendshme, i  kryesuar  nga  një oficer madhor. Inspektuan komandën, rojet dhe gjithçka tjetër. Së fundi erdhi edhe në kamp.

Filloi të  pyesë me rradhë të burgosurit:

Përse je dënuar?

            Të gjithë përgjigjeshin përse ishin akuzuar. Kur erdhi rradha e Arbërit ai u përgjigj:

Për pafajsinë time

             E vështroi  nga koka  tek këmbët. Diçka bisedoi me komandantin e kampit që e shoqëronte dhe pastaj iu drejtua:

Me kë kërkon të tallesh zotrote? A e di se  kush   jam unë?

           Arbëri  nuk u përgjigj menjëherë. Ndenji disa minuta duke u menduar dhe duke e vështruar në sy. Pastaj i tha:

-   Jo zotëri, unë nuk tallem. Në rast se doni të vërtetën po ua them: Për Shqipërinë dhe shqiptarët!

           -    E për cilët shqiptarë, për ata që tradhtuan atdheun dhe u bënë vegla të të huajve?

-  Për shqiptarët e vërtetë. Për ata që ju i vratë, i  mbyllët  nëpër burgje  apo  i detyruat të arratisen jashtë shtetit.

             U nxi    fytyrë  dhe  filloi    turfullojë  si  një   qen  i tërbuar. U kthye dhe iku pa thënë asnjë fjalë. Toger Azbiu që ndodhej aty e pa me inat dhe  tha:

Ta tregoj unë qejfin ty!

             Mori një palë hekura, i lidhi duart duke i shtrënguar sa mundi e  mbylli në qelinë që ishte për këtë qëllim E lanë tre ditë pa ushqim.  Pas një jave e  nxorrën    punë. Duart  ishin të   enjtura dhe nxirrë nga mos qarkullimi i gjakut. Mezi qëndronte në këmbë nga mungesa e ushqimit, megjithatë ishte i detyruar të punonte.E  dënuan    për gjashtë muaj të mos kishte takim me familjen

                            *     *     *.

           Pikërisht në këtë kohë, nënë Afërdita vendosi të shkonte të takonte Arbërin Kësaj nëne bashkëshortin ia kishte rrëmbyer kuçedra dhe nuk e kishte parë më dhe tani po kjo kuçedër i kishte rrëmbyer të birin dhe nuk dihej në se do të kthehej. Është një ngjarje si shumë të tjera që u ndodhnin nënave që kishin bijtë e tyre nëpër burgjet e diktaturës. Është një ngjarje që për atë periudhë ishte e zakonshme por që rëndonte shumë në ndërgjegjen e atyre që e pësonin.

           Atë natë atë nuk po e zinte gjumi. Lloj lloj mendimesh i qarkullonin në mendjen e saj. Kishte mbi tre muaj që nuk kishte patur mundësi të shkonte për të takuar birin e saj  të burgosur. Ishte shumë larg. Ishte e pamundur të kursente sadopak për të blerë   ndonjë   gjë     t’ia  çonte    birit.   Blerina   e  vuri  re shqetësimin e nënës dhe e pyeti:

Nënë, përse mendohe?

Asgjë moj bijë por ja, për hallet e jetës.

Blerina  e vështroi me  vëmendje dhe  at  për aty e  kuptoi shkakun  e  brengës    saj.

Ishte  malli për të birin.

Do kthehem shumë shpejt, - i tha dhe doli.

U  kthye  pas  një ore. I dorëzoi një shumë të  hollash  dhe  një  pako,  ku  kishte  futur 

ushqimet  e  nevojshme  për  të burgosurin. duke i thënë:

Shko  ta   takosh  dhe  përshëndete  edhe  për  mua. Sa  do të doja të isha edhe unë.

Por bashkë jemi marrë vesh.

Rrofsh  moj  bijë. Do  shkoj  dhe  do  t’i  tregoj  edhe Arbërit xhestin tënd.

           Të nesërmen u ngrit porsa nisi të agojë e doli në hyrje të qytetit. Pasi priti  një  farë  kohe  erdhi një makinë. Iu lut shoferit i cili e mori pa e ditur qëllimin e udhëtimit te saj. Zbriti në kryqëzimin për në veri. Aty doli në rrugën kryesore.  Një makinë tjetër e shpuri deri tek kthesa e rrugës për në kamp. Kaloi dhe një orë. Një makinë u shfaq papritur

           -      Ku do të shkoni? - e pyeti shoferi.

           -      Në kamp..

           -      Në kamp? -   thirri ai. 

Qeshi nën buzë dhe u largua duke belbëzitur:

  Aha, nuk ma mban.

U desh të priste edhe ndonjë orë,  deri sa erdhi një makinë tjetër, shoferi i së cilës  e mori duke i thënë:

-    Do të të zbres në kthesën e fundit para se të shkojmë në kamp. Nuk dua të më shohin policët.

           Kthesa ishte ndonjë kilometër larg vendit të caktuar. Nëna pranoi menjëherë. Çfarë ishte një kilometër rrugë në këmbë për të? Zbriti në vendin e caktuar dhe shkoi në këmbë deri te postblloku i kampit. Aty dha emrin e djalit. E lanë të priste një farë kohe, pastaj iu drejtua një oficer që doli  nga zyrat:  

Ju nuk mund të bëni takim  me  djalin  tuaj.  Ai   është  dënuar  për    mos   patur 

takim  me familjen për gjashtë muaj.

Përse?

           Nëna nuk mori përgjigje.

Merrni të paktën ushqimet - i tha.

           Oficeri tundi kokën në shenjë mohimi dhe u largua pa i kthyer pergjigje.

           Nëna vriste mendjen për të gjetur shkakun e kësaj gjëje.Përse e kishin dënuar vallë? E ç’mund të bënte një i burgosur brenda telave me gjëmba? Ajo nuk mund t’i jepte dot përgjigje pyetjeve të tilla. Ajo nuk mund të kuptonte se shkaku i dënimit të të birit ishte nje rast absurd.

           Nëna u largua e menduar. Një peshë e rëndë i mëshonte në kraharor. Nga sytë filluan t’i rrjedhin lotë. Kishte bërë një ditë rrugë për të ardhur dhe tani e kthenin mbrapsht duke mos i marrë as ushqimet.  Fshiu lotët me shaminë e syve dhe filloi të ecte pa e ditur as ajo ku shkonte.

           Ndërkohë përballë po vinte një grua me një vajzë të vogël përdore. U përshëndoshën me njëra-tjetrën. Nëna e pyeti për ku shkonte dhe gruaja iu përgjigj se shkonte të takonte të birin e burgosur. Kishte marrë me vete edhe vajzën e tij që donte të takonte të atin. Nëna vuri re se gruaja nuk kishte asnjë gjë me vete, asnjë pako sado të vogël dhe iu kujtua se po të mos kishte qenë Blerina as ajo nuk do të kishte patur mundësi të vinte për t’u takuar me të birin. Gruaja e kuptoi shqetësimin e nënës dhe i tha:

Mjafton    ta  takoj  paçka  se  nuk i shpie gjë. Nuk kisha mundësi.

           Papritmas një mendim i shkrepi nënës në mendje. Mori pakon që i kishte dhënë Blerina

për të birin  dhe duke ia dhënë  i tha:

Merreni këtë pako dhe shpjerjani birit tuaj. Mua  nuk    lejuan  ta  takoj  dhe  t’i

shpie gjë.

           Në këtë kohë një makinë ndaloi në këmbët e tyre

Do hipësh? -  pyeti shoferi

           Nëna vuri re se ishte po ai shofer që e kishte sjellë dhe tani po kthehej. Përshëndeti gruan dhe hipi në makinë.

Si e quajnë djalin tuaj? -  pyeti gruaja e habitur

           Por nëna nuk e dëgjoi. Makina tashmë ishte larguar.

Kur mbërriti në shtëpi ora tingëlloi dymbëdhjetë herë.Ishte mesnatë.Blerina po e priste.I tregoi gjithçka që i kishte ndodhur.

Mos u mërzit, -   i tha ajo. -   Duhet të përgatitemi edhe për ngjarje    tjera   

rënda.

Atë natë nuk vuri  gjumë    sy. Ai  kishte  fluturuar. Të nesërmen, si iku Blerina, vendosi t’i shkruante një letër të birit. Mori penë dhe bojë dhe  shkruajti:

          

“Biri im i dashur, Sapo jam kthyer nga një rrugë e gjatë.Nëna donte të të takonte ty.Sytë e nënës kërkonin të shihnin djalin e vetëm.Por nuk mundi.Nuk mundi pasi, sikurse i thanë, ti kishe qenë i dënuar për mos takim me familjen për gjashtë muaj.Nuk  e di arsyen e këtij vendimi. Nuk kam besuar kurrë se im bir do të kryejë vepra të cilat mund të marrin një dënim të tillë. Unë të njoh mirë, bir.Njoh mirë edhe karakterin tënd.Nuk e di në çfarë rethana ke qënë kur ke gabuar.Duhet të kesh shumë kujdes.Mos e përsërit më.Mendo për ne.

                                                                                               Të puthim

Letrën e hodhi në postë.

Në kamp ishte rregull që çdo letër që nisej apo vinte do të lexohej nga një person i caktuar. Ky ishte një individ të cilin nuk e njihte asnjë nga të burgosurit, pasi nuk kishin asnjë kontakt me të. Ai i lexonte dhe ia dorëzonte rojes së brendëshme të kampit që t’ia jepte  të adresuarit. E njëjta rrugë ndiqej edhe për letrat që dilinin nga kampi.

Kështu, edhe letra e nënë Afërditës ra në dorë të personit të caktuar. E hapi dhe e  lexoi.  Qëndroi minuta të tëra duke e parë.Përmbajtja e saj e preku tepër.Edhe ai e kishte larg familjen.Banonte në një qytet të jugut dhe kishte ardhur këtu me një urdhër të veçantë të Ministrit të Punëve të Brendëshme.U mendua gjatë.Së fundi e vendosi. Letrën ia dorëzoi rojes së brendshme

           Arbëri e mori letrën.E lexoi dhe i ktheu përgjigjen ditën e caktuar për letra. Ishte një përgjigje mjaft e shkurtër:

          

           “Mora letrën tuaj prekëse dhe ndjeva një kënaqësi të patreguar. Unë jam mirë. Do të respektoj gjithmonë këshillat tuaja të vlefshme. Për këtë të jeni e sigurtë.

                                                          

           Poshtë shkroi emrin e tij.Personi i letrave e lexoi dhe veproi si me letrën e ardhur nga nëna.

                          *     *     *

           Një mbrëmje në shtëpinë e Blerinës ia behu Resuli. Kishte vite që nuk ishte parë. Ardhja e tij i kishte habitur të gjithë. Ku kishte qenë gjatë gjithë kësaj kohe? Në të vërtetë ata e kuptonin

arsyen. Fejesa e Blerinës i kishte hedhur në kampin e kundërt me të tijin.

Mirë se erdhe vëlla! Ku humbe si spata pa bisht?

Puna motër, puna. Besoj se më kupton.

Të kuptoj vëlla, të kuptoj, - u përgjigj Irma me  një    ku  shprehej    tepër  një

ironi e thellë.

           Resuli bëri sikur nuk e kuptoi ironinë e saj. Kaluan në biseda të tjera. Së fundi iu drejtua Blerinës:

Po ti moj mbesë, kështu do të vazhdosh?

Nuk të kuptoj, unë jam shumë mirë, - u  përgjigj ajo.

Nuk më kuptove?  Unë po të pyes se a do  të vazhdosh të  jesh e lidhur  me  një   

burgosur që ka  njëzet vjet për të bërë?

Mos u bëni merak, kushëri! Mos u merakosni! Do ta gjej zgjidhjen patjetër.

Resuli  nuk  guxoi  të vazhdonte më tej bisedën. U takua  dhe iku.

Ndërkohë shenjat e presionit kishin filluar të shfaqen. Jo pak herë,  Hektori  dhe  Irma

dëgjonin përshpëritje se si ka mundësi të qëndronin ende në punë me ato kondita që kishin. Këto pëshpërima binin edhe në veshët e Blerinës. Në fillimet e burgosjes së Arbërit, ajo pati disa përplasje me kolegë apo njerëz të  futur për ta provokuar por, me zgjuarsinë e saj, dijti t’u bënte ballë pa u rrezikuar. Në mënyrë të veçantë ajo përdorte atë që ia kishte sugjeruar i ati, heshtjen.

           Por, në mes të kësaj lukunie, kishte edhe njerëz të ndershëm që me zgjuarësinë dhe fisnikërinë e tyre dinin ta mbanin të pastër figurën. Kësaj kategorie i përkiste familja e Blerinës, familja e Petritit, familja e Andreas dhe plot familje të tjera, madje edhe një pjesë e familjeve të atyre që ishin me pozitë në pushtet por që ishin zhgënjyer nga politika e ndjekur nga autoritetet. Një shfaqje e kësaj ishte përhapja në masë e barcaletave, që nuk dinin se kush i kishte nxjerrë dhe që demaskonin sistemin në fuqi.

           Blerina vazhdonte ciklin e zakonshëm të vajzës së dy familjeve. Ditën në familjen e saj,  ndërsa natën me nënë Afërditën. Sa herë që ajo do të shkonte për të takuar Arbërin, do të ishte Blerina që do t’i përgatiste pakon me ushqime dhe do t’i jepte edhe paratë e udhëtimit. Në çdo letër që dërgonte Afërdita do të kishte edhe disa rreshta të shkruara nga ajo, natyrisht me pseudonim. Gjthashtu edhe në letrat e Arbërit kishte mesazhe edhe për atë, pavarësisht se nuk shënohej emri i saj.

           Një ditë e thirri drejtori i shkollës. U ulën përballë njeri-tjetrit por asnjeri nuk fliste. Drejtori, që duhej të fliste i pari, nguronte. Së fundi filloi:

Blerina,  jam i detyruar të  t’i them këtofjalë. Nuk dalin nga zemra ime  por, jam  i

detyruar. Pardje më thirri drejtori i Seksionit të Arsimit në Komitetin Ekzekutiv dhe më tha, që t’iu them juve, se nuk mund të qëndroni më në punë, në rast se do të vazhdoni të jeni  bashkëshortja e një të burgosuri. T’ju them të vërtetën, më vjen rëndë që po ju jap një lajm të tillë, por jam i detyruar. Ndaj ju pyes juve, si do të veproni? E di që është një vendim i vështirë, por sidoqoftë, duhet ta merrni.

           Blerina qëndroi për minuta të tëra në heshtje. Së fundi e pyeti:

Si do të vepronit ju në një rast të tillë?

Më zutë ngushtë. Nuk jam në gjendje t’u përgjigjem.

Por unë e dua një përgjigje.

Drejtori u mendua gjatë.

Për mua ka vetëm një variant, - tha së fundi. -  Duhet të bëni një akt-shkurorëzimi, 

qoftë edhe ky formal.

           Nuk foli më.

Do t’ju kthej përgjigje pas disa  ditësh, -  tha  Blerina dhe u largua.

  shtëpi   u   diskutua   biseda   me   Drejtorin.  Diskutimi  vazhdoi   gjatë. Në  fund 

Hektori tha:

Drejtori ka të drejtë, ajo është e vetmja mënyrë për të përballuar gjendjen.

Blerina po mendonte. Sikur të mos pranonte  diheshin  pasojat. Mirë  ajo  po  prindërit

çfarë faji kishin që ta pësonin edhe ata. Së fundi vendosi:

Jam   dakord   me  atë  propozim  por  kam  edhe  një kusht. Nuk  dua      bëni 

presion për t’u lidhur me dikë tjetër.  Unë do të jem përjetësisht më Arbërin. Do ta pres deri sa të kthehet edhe sikur t’i kryejë të njëzet vjetët. Këto do t’ia them edhe nënë Afërditës.

Dakord, - u përgjigjën njëzëri të dy prinderit.

Po atë mbrëmje, Blerina shkoi tek Afërdita dhe i tha mendimin. Ajo e përqafoi  dhe  i

tha:

  lumtë  bija  ime! Ke  marrë vendimin e duhur.  Do ta presim të dyja së  bashku

Arbërin.

  nesërmen  Blerina  paraqiti  në gjykatën e  rrethit këkesën për zgjidhjen e  martesës 

me Arbër Dautin.