E diele, 25.08.2019, 12:29 PM (GMT+1)

Komente

Dashamir Alliu: Kërkesë publike drejtuar qeverisë Maqedonase për lirimin e ish- bashkëluftëtarëve tanë

E marte, 30.04.2019, 06:56 PM


Letër kërkesë publike drejtuar Qeverisë Maqedonase për rigjykimin, lirimin e ish- bashkëluftëtarëve tanë sa i përket për rastin e inskenuar të Kumanovës nga vetë ish qeveritarët Maqedonas.

Nga Dashamir Alliu

Të nderuar familjare ish-bashkëluftëtarë protestues të ardhur nga mbarë trevat shqiptare, arsyeja që jemi mbledhur për të protestuar pikërisht sot më 9-maj , ka të bëjë për faktin arsyen e vetme që të kërkojmë lirimin e familjarëve tanë bashkëluftëtarëve tanë të cilët mbahen të burgosur padrejtësisht në burgjet kazermatet sllavo maqedonase, dhe nga kjo protestë i bëjmë thirrje qeveritarëve të shtetit Maqedonas konkretisht kryeministrin të Maqedonisë Zoran Zajevit, partive përfaqësuesve deputetëve të shqiptarëve të Maqedonisë, që t’i rishqyrtojnë rigjykojnë dhe lirojnë nga burgjet të gjithë shqiptarët ish luftëtarët e UÇK-ve që mbahen në burgjet Maqedonase padrejtësisht më akuza të montuar inskenuara nga ish paraardhësit e tyre qeveritarë Maqedonas të VMR-së kriminale terroriste, por edhe nga ish partnerëve të tyre shqipfolsa të ish bashkëqeverisjeve partnerëve të ati ish koalicioni qeverisës, të partisë së Alisë BDI-së, të cilët kanë qenë janë rojtarët investitorët më besnik të pseudo-shtetit inegsistent artificial sllavo Maqedonas i krijuar në territoret tona kombëtare shqiptare.

Konkretisht, për këto padrejtësi insinuata gjyqe të montuara kemi shembuj të shumtë, si Rasti i Brodecit i Sopotit, Rastit të identifikuar si Mostrum, ku institucionet kriminale vrastare të shtetit Maqedoni gjatë qeverisjes së Vmro-së i vranë ekzekutuan 5-fëmijët minoren Maqedonas, për të vetmin qëllim pikësynime kriminal, për të fajësuar akuzuar demonizuar lëçitur kriminalizuar shqiptarët e Maqedonisë.

Por, edhe për rastin e Kumanovës ka qenë implementuar kronologjikisht kriminalist, i njëjti skenar nga shërbimi Sekret monstruoz Maqedonas, por në këtë skenarë të Kumanovës, kanë qenë të përfshirë edhe shërbimet të tjera sekrete nga fqinj tanë grabitqarë, konkretisht ka qenë i implikuar edhe shteti Grek-Serb, por edhe Rusët, ku dihet botërisht tashmë se ajo masakër thertore ju përgatit mjeshtërisht kriminalist jo vetëm ish atyre luftëtarëve të tre luftërave për t’i vrarë ekzekutuar, por edhe popullsisë shqiptare të kodrës së Trimave në Kumanovë.

Fakt realitet tjetër që përfaqësuesit e tanishëm nga institucionet të shtetit Maqedonas e dinë janë të mirë-informuar se ka qenë e inskenuar si ngjarje masakër e sponsorizuar pikërisht nga shërbimi sekret Maqedonas , pikërisht për shkak të atyre aferave kriminale korruptime që si lider i LDM-së opozitare, Zoran Zajevi i asaj periudhe i publikonte kundrejt qeverisjes kriminale antishqiptare të ish Nikolla Grujevcit, dhe si ishe polic Maqedonas në atë insinuate manovër lojë luftash (që e inskenuar sponsorizuar nga ata vetë si ish qeveritarë Maqedonas, kinse po rrezikohej integritetin sovraniteti i shtetit Maqedonas, nga terroristët separatistet shqiptarë.

Pra dihet tashmë botërisht , që ata 10-të polic fatkeq maqedonas,u ekzekutuan u bën kurban nga vet qeveritaret Maqedonas në atë lojë insinuatë luftash e zhvilluar në Kumanovë, janë vrarë ekzekutuar pjesa më e madhe e tyre pas shpine nga vetë shërbimi sekret Maqedonas , dhe jo nga këta ish luftëtarë të tre ish UÇK-ve, të cilët u ftuan mashtruan, se kinse kishte ardhur koha momenti vendimtarë për kauzën e formimit themelimit të “Republikës së Iliridës”, dhe këta patriot idealist atdhetarë ish luftëtarë të UÇK-ve e pranuan hëngrën karremin e servirur nga këto shërbimet sekrete armiqësore kundrejt kombit shqiptarë, dhe u futën në grackë në këtë masakër thertore, ndoshta nuk është çudi e pamundur hipotetike imagjinare e hirpo-bolizume, se pikërisht nga disa ish pseudo-bashkëluftëtarë të tyre të luftës së 2001-shit, të konvertuar graduar për shërbimet e tyre të zellshme në dobi të shtetit sllavo Maqedonas, në kryetar partish deputet ministra politikan etj, por që si para gjatë asaj lufte në Maqedoni këta shqipfolsa si në Kosovë dhe Maqedoni, që i ftuan manipuluan mashtruan këta ish luftëtarë të UÇK-ve, patjetër gjithsesi që këta shqipfolsa pseudo bashkëluftëtar te tyre, kanë qenë të rekrutuar nga shërbimi sekret Serb-Maqedonas.

E informojmë kryeministrit Maqedonas (se ndoshta ka harruar pas bërjes zgjedhjes së tij si kryeministër i Maqedonisë pikërisht edhe me votat e shqiptarëve të Ilirides Maqedonisë) Zoran Zajevin, dhe institucionet e drejtësisë së këtij shteti, se rasti i inskenuar i teli-dirigjuare i masakrës thertores së Kumanovës kundrejt këtyre ish bashkëluftëtarëve tanë të eliminuar ekzekutuar pikërisht pas dorëzimit dhe të burgosjes së tyre.

Është identik, e njëjta insinuatë telenovelë kriminale barbare, sikurse ju përgatit ju inskenua nga shërbimi i juaj sekret kanibalësh monstruoz dirigjuar në atë periudhë nga Sasha Mihjajkovi kriminel, dhe nga ish qeverisja kriminale e ish kryeministrit të arratisure kriminel Nikolla Grujevcit, për t’ju ekzekutuar eliminuar fizikisht në brendësi të objektit parlamentin e juaj edhe ju personalisht si kryeministër i tanishëm Maqedonas Zoran Zajev, si ish lider opozitarë, por edhe deputetët kolegë e juaj opozitarë të LSDM-së, por edhe deputetët opozitare shqiptarë konkretisht Ziadin Selën, se deputetet e BDI-së nuk ishin të rrezikuar apo sulmuar nga partneret e tyre të koalicionit të VMRO-se në ato ngjarje të dhunshme që u zhvilluan në objektin e parlamentit tuaj Maqedonas.

Fakt argument tjetër i pakundërshtueshëm së konkretisht Masakrën e Kumanovës “ka qenë e programuar inskenuar nga vetë institucionet ligj-zbatuese të sigurisë së shtetit Maqedonas të asaj periudhe”, ku inskenues-programues i drejtpërdrejt të kësaj masakre duhet të kenë qenë të pleksur të përfshirë disa shërbime sekrete të armiqve të kombit shqiptarë, konkretisht KGB-ja Ruse UDB-ja Serbe Asfalija Greke, patjetër edhe shërbimi sekret monstruoz Maqedoni, (ku në këtë kurth masakër të sponsorizuar inskenuar nga këto tre katër apo më shumë shërbime sekrete, si synime pikësynime u përputheshin kishin të njëjtën skenarë agjendë të përbashkët kundrejt situatës politike në Maqedoni, dhe kundrejt këtyre ish luftëtarëve pjesëmarrës të këtyre tre luftërave, që si qëllim kishin edhe eliminimin ekzekutimin fizik të tyre, skenari i tyre ishte, më një gurë të vrisnin dy Zogj, destabilizimin e situatës së sigurisë në Maqedoni, dhe eliminimit vrasjen masakrimin e këtyre luftëtarëve të UÇK-ve pore edhe vrasjen terrorizimin pastrimin etnik të popullatës shqiptare të pambrojtur në kodrën e Trimave ne Kumanovë.

Skenar masakër për të cilin më të interesuarit në atë periudhë kohore patjetër duhet të kenë qenë konkretisht qeveria maqedonase dhe skenarist shërbimi i tyre sekret,pikërisht në ato momente kur ju si lideri i LSDM-së Zoran Zajevi po publikonit sensibilizonit denonconit më ato video përgjime xhirime filmime kundrejt aferave korruptime të Nikolla Grujevcit dhe qeverisë së tij pro-ruse anti-Amerikane anti-Evropiane.

Të cilit i duhej pikërisht një skenar pseudo-destabilizua inskenues i tillë sikurse ai i Kumanovës që të rifitonte prestigjin besimin popullaritetin e humbur nga popullata maqedonase, nga aferat e publikimit i atyre përgjimeve, dhe pikërisht qeveritarët Maqedonas dhe shërbimi i tyre sekret ka qenë më i interesuari për skenarin thertoren masakrën e Kumanovës, kundrejt këtyre ish luftëtarëve të këtyre tre luftërave çlirimtare, por për këtë skenarë të tij për kinse rrezikim të integritetit sovranitetit të shtetit Maqedoni nga terroristët shqiptarë, kanë qenë të interesuar edhe Rusët dhe Serbët, sepse si shtet territor qeveri maqedonase donin që ta mbanin nën kontroll tutelën komandën e tyre sllavo-lindore, që si shtet Maqedonas mos të bëhej anëtare e NATO-s sikurse u bë shteti i Malit të Zi, dhe si skenarë këto shërbime monstruoze të fqinjëve tanë grabitqarë patjetër gjithsesi e implementuan kronologjikisht mjeshtërisht nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre shqipfolës në Kosovë dhe Maqedoni, i mashtruan manipuluan këta atdhetarë idealist luftëtarë të tre luftërave, dhe i dërguan drejt “Thertores” ku jua kishin përgatitur agjendën-skenarin itinerarin e Masakrës në Kumanovë, jo vetëm këtyre ish luftëtarëve që e kishin pranuar verbërisht hëngër karremin sapunin për djathë, që jua kishin ofruar servirur këto shërbime monstruoze sekrete, por pjesë e pandarë e këtij skenarit masakre ishte edhe popullata shqiptare civile e pambrojtur e kodrës së Trimave në lagjen e Kumanovës.

Se në këtë masakër thertore të Kumanovës kanë qenë të përfshirë edhe shërbimet sekrete të fqinjëve tanë grabitqarë e tregojë më së miri prononcimi deklarimi arsyetimi i ministrisë së jashtme Greke, e cila deklaroj pranojë demostrativisht publikisht, pasi ju plasi skandali i financimeve financiare sekrete në shtetet fqinje më apo pa vetëdijen e tyre? u vete-dekonspiruan nga afera e financimeve të tyre sekrete në Shqipëri, Maqedoni, e pranuan botërisht mediatikisht se sa i përket më rastin masakrën e Kumanovës shërbimi sekret Grek konkretisht asfalija, kishte ndihmuar financuar direkt indirekt, që këta ish luftëtar pjesëmarrës të tre luftërave ishin një rrezik potencial për sigurinë sovranitetin e shteti Grek konkretisht për pjesën veriore të Greqisë, sepse disa nga këta luftëtarë të ish UÇK-ve, ku raporti i shërbimeve të tyre sekrete informative arsyetues justifikues edhe i ministrisë së jashtme greke i apostrofonte identifikonte më emrat mbiemrat pseudo-nimet e tyre të luftës të këtyre luftëtarëve të Kumanovës, si dëshmorët e kombit shqiptarë tashmë Beg Rizajn, Mirsad Ndrecajn, dhe të tjerë ish luftëtarë të rënë në Kumanovë por edhe nga të burgosurit, se sipas informatave të tyre sekrete, ishin anëtare themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë, dhe se kishin informacion, se pikërisht këta planifikonin sulm terrorist në veri të Greqisë, dhe për këto arsye për të larguar këtë këtë rrezik permanent u deklarua pikërisht nga ministria e jashtme Greke, për sigurinë integritetin sovranitetin e shtetit Helen, shërbimet e tyre sekrete Ministria e tyre e jashtme, kishin ndikuar financuar kontaktuar direkt indirekt nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre dhe partnerëve qeveritarë Maqedonas, që këta luftëtarë të tri ish UÇK-ve t’i dërgonin verbërisht drejt Thertores Masakrën së Kumanovës, që jua kishin përgatitur me mjeshtëri, duke i motivuar inspiruar testuar prekur në sedër idealin atdhetarin e tyre, duke u servirur ju shishmuan nën kamuflimin karremin mashtrimin se ka ardhur koha momenti vendimtarë më mashtrimin e mos zbatimit implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni nga lufta e ishe UÇK-së së 2001-shit (o sot o Kurrë), pra nën petkun e atdhetarizmit për krijimin e Republikës së Iliridës, dhe rezultati përfundimi pasojat rezultati bilanci i këtij mashtrimi i masakrës së Kumanovës, dihet botërisht tashmë.

Prandaj, si përfundim të nderuar bashkë-protestues, ne i bëjmë thirrje, i kërkojmë Qeverisë Maqedonase, konkretisht kryeministrit Zoran Zajev bashkë-partiakeve kolegeve deputetëve Maqedonas të LSDM-së, politikanëve deputetëve shqiptarë të parlamentit Maqedonas BDi-se se Ali Ahmetit, kryeparlamentarit Talat Xhaferrit, që nëse siç edhe janë deklaruar prononcuar demostrativisht publikisht mediatikisht konkretisht si kryeministër i Maqedonisë, se shteti Maqedonas do të jetë shtet multietnik i barabartë për të gjithë qytetarët shtetarët e sajë, pa diskriminime persekutime të etnive të tjera konkretisht për shqiptarët e Maqedonisë që në rastin konkret, nuk janë minoritet por popull komb shtet-formues për shtetin Maqedonas, pra të reflektojnë sa nuk është bërë vonë ta ndreqin këtë padrejtësi të inskenuar sponsorizuar pikërisht nga vetë qeveritarët Maqedonas të asaj periudhe, dhe këta ish luftëtarë që mbahen të burgosur padrejtësisht me burgim të përjetshëm), konkretisht të Rastit të inskenuar të Kumanovës, t’i lirojnë sa më parë që të jetojnë jetën e tyre sikurse çdo qenie njerëzore e këtij planeti t’ju bashkohen familjeve bashkëshortëve fëmijëve ish bashkëluftëtarëve të tyre.

Sepse ju informojmë vëmë në dijeni, pikërisht juve si qeveritarë të tanishëm Maqedonas, se ne si familjarë farefisi i tyre, por edhe ne si ish bashkëluftëtarë të tyre dhe në tërësinë tonë gjeografike etnike mbarë kombëtare - shqiptare, nuk do të rrimë më indiferent seherxhij sa i përket kundrejt kësaj padrejtësie burgosje gjykimi dënimi drastik të padrejtë, që këta të afërm familjarë baballarë tanë, dhe si ish bashkëluftëtarë tanë, patriot atdhetarë idealist, të vazhdohet të persekutohen torturohen, apo të vdesin mbyllin jetën e tyre në burgjet kazermat e juaja sllavo maqedonase, për këtë ju sigurojmë ia heqim dilemat dyshimet iluzionet që mund t’i keni se nuk do ta tolerojmë pafundësisht.

Shkruar nga Dashamir Alliu, ish vullnetar i ish UÇK.

Datë: 09.04.2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT