E marte, 19.03.2024, 03:14 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Tahir Bezhani: Gazeta e Alpeve “Tropoja”, krenari e gjithë Malësisë së Gjakovës

E marte, 30.04.2019, 08:35 PM


Reportazh  nga Gjakova:

GAZETA E ALPEVE “TROPOJA”,KRENARI E GJITHE MALËSISË SË GJAKOVËS.

Nga  Tahir Bezhani

Lartë,z. Ramiz Lushaj,drejtori gjeneral i Gazetes së Alpeve “Tropoja”,fotoja e dyte,zv.drejtori,Halil Ahmeti.

Dje në Gjakovë,në sallën e Bibliotekës regjionale “Ibrahim Rugova”,u përurua Gazeta e Alpeve “Tropoja”,të cilën  e drejton intelektuali tropojanë, poeti e publicisti,Ramiz Lushaj.

Hapjen e ceremonisë përuruese e bëri drejtori gjeneral z. Ramiz Lushaj,ndërsa fjalën  përshëndetëse dhe rëndësinë e kësaj gazete, e bëri zv.drejtori,z,Halil Ahmeti nga Ponosheci i Gjakovës.

Kjo gazetë, që në hapat e saj të parë, ka gjetur lexuesin lexuesin nga të gjitha trevat shqiptare, posaçërisht ato të veriut të vendit, duke iu prezantuar me kolorit ngjarjesh nga vendi,me tërë kronologjinë  aktuale e historike. Gazeta e Alpeve “Tropoja”, tani ka gjetur përkrahje të përzemërt nga të gjithë intelektualët e Malësisë së Gjakovës e jo vetëm,për faktin se në drejtimin e kësaj gazete,janë  emëruar njërës të dëshmuar në jetën kulturore nga të gjitha lëmit, si në letërsi,art pikturë e muzikë etj. Gjithë ky spektër personalitetesh të  dëshmuara, padyshim se Gazetën e Alpeve “Tropoja” do e mbajnë me dinjitet dhe jetëgjatësi.

Një publik intelektual e i mrekullueshem,koncentrim i vëndshëm.

Pamje nga salla e Bibliotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë.

Në përurimin  e datës  26. prill, 2019 në Gjakovë, stafi udhëheqës, i Gazetës së Alpeve “Tropoja”,me në krye drejtorin  z. Ramiz Lushaj, dha një numër të konsiderueshëm mirënjohjesh të cilat u mirëpriten nga masa intelektuale në këtë takim. Të shpërblyerit me Mirënjohje të ndryshme në këtë ceremoni :

Dr. Islam Lauka, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë,Jahja Lluka nga Ministria e Diasporës në Qeverinë e Kosovës,Sejdi Berisha,intelektual e krijues nga Peja,Migena Arllati,Hasan Selimi,Ali Daci,krijues e aktivist për çështje shqiptare ne Mal te Zi, nga Rozhaja, Rasim Syla,poet,Hasan Çyçalla, poet,Adem Lushaj,Agron Gjedia,Shoqata “Bytyqi” Tiranë-Prizren,Tahir Bezhani, krijues nga Gjakova e shumë të tjerë nga trevat tona shqiptare.

Dr. Islam Lauka gjatë falënderimit me rastin e pranimit të Mirenjohës.

Jahja Lluka e Sejdi Berisha,pas marrjës së Mirenjohjeve nga Gazeta e Alpeve “Tropoja” në Gjakovë

Të gjithë ata krijues, intelektual të dëshmuar në përditshmërinë tonë në fusha të ndryshme të artit letrarë e jo vetëm,me fjalët e tyre falënderuese,fuqishëm përkrahen Gazetën e Alpeve tona ,“Tropoja”,duke vlerësuar e cilësuar lartë kontributin e saj tani e në vazhdim.

Dr. Islam Lauka,duke përshëndetur të pranishmit e duke falënderuar për Mirënjohjen,tha se “për mua nuk ka gazetë e as Mirënjohje më të madhe se kjo që më jep vendi im,Malësiasia e Gjakovës,sot në Gjakovë.....”

Z. Tahir Bezhani, duke pranuar Mirenjhjen nga z. Muhamet Rogova, në emër të Gazetës së Alpeve “Tropoja”, Gjakovë, 26.prill,2019.

Ndër të tjera u tha se kjo gazetë,”Tropoja”,ishte një domosdoshmëri e kohës për të plotësuar zbrastësinë  e kohëve të ikura, për ta zënë hapin e kohës së tanishme për ecje përpara drejt qëllimeve tona historike.....Deri me tani,këtë zbastësi kohore,me shumë përpjekje,e ka plotësuar revista kulturo-letrare “Urat”,nxjerrë nga dy Klube letrare,Gjakovë-Tropojë. Kjo revistë ka disa vite që bashkon fjalën e zemrës me shpirtin në shumë fusha letrare. Dashuria për atdheun,bashkimi i trojeve tona,synimet për arritje në hap me boten e përparuar në lëmit shkencore letrare etj. kanë “fituar”prioritetet  në hap me boten bashkëkohore.

Gazeta e Alpeve “Tropoja”,synon për një reflektim të  qasjes demokratike të trajtimit të temave nga hapësira jonë shqiptare. Nuk duhet të frikohemi e as të shmangemi nga e vërteta jone para askujt në botë. Fjala e lire i takon popullit të lirë ,nëse lirinë e ka pjesë e qëllim të saj. Kritika është pjesë e demokracisë që shëron plagët e së kaluarës dhe se tashmes, prandaj lufta mes këtyre dy bigave duhet të jetë permanente dhe e pashmangshme....

Uroj që Gazeta e Alpeve “Tropoja” të jetë gazetë e të gjitha strukturave të vendit tonë: e bujkut,bariut, punëtorit, nxënësit,studentit, arsimtarit,letrarit,doktorit etj. me qëllim të ngritjes së përgjithshme intelektuale të shtresave tona,të potencialit njerëzorë.

Gazetës së Alpeve “Tropoja” i  uroj fat të mire e ecje të mbarë njëqindvjeçare!....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora