| E marte, 30.04.2019, 07:41 PM |
Presidenti që fyen vlerat e luftës së UÇK-së
Nga Dedë Preqi
Zhgënjimin që e përjeton sot ky popull është një mundim
golgote që nuk e ka pritë, e në veqanti nga njerëzit e vet të cilët populli u
ka besuar dhe u ka dhënë detyrat, duke menduar se shqiptarët mjaftë kanë hequr
dhe nuk do e humbin fuqinë e tyre, dhe me arsyen se një dreq të madh e heqëm
prej qafe në kohën e fundit dhe nuk do kemi probleme me të tillët, por ja, që
tani po ua plotësojmë vetë ëndërrat e atyre që deshën ti realizojnë për të
zezën e këtij populli.
Kur ky popull vuajti shekuj me radhë për të fituar lirinë
dhe pavarësinë e vet, duke arritur thellësinë më të madhe të të gjitha llojeve
të vuajtjeve, tani cilat janë vlerat e lirisë, nuk po e kupton, kur vuajtjet
përsëri vazhdojnë pa kufi, apo ato nuk pasën thellësi absolute dhe se ende mund
të vuajmë edhe më shumë, për shkakun më të thjeshtë, sepse mungon diçka
absolute, në të vërtetë më e florinjta që quhet përafrim dhe mirëkuptimi me
njëri-tjetrin.
Që në këtë relacion do të thotë, Kosova dhe populli i këtij
vendi ka hequr të zitë e ullirit nga shtypjet dhe luftat e tmershme shekullore
dhe deri te kjo e fundit nga fashizmi i Serbisë, por që nuk i është dorëzuar
dhe nënshtruar asnjë regjimi të tillë, atëherë, përballja dhe krijimi i një
rezistence aqë të fortë i këtij populli dhe përpjekjet e tij për një jetë më të
mirë në liri, sikur po verteton pamundësinë dhe aftësinë e tij, për t’u
pozicionuar në realitetin që po lind nga dobësitë dhe rrolet e njerëzve të vet,
që duhet të quhen tradhëtar, apo mohues të vlerave të kombit të tyre.
Orvatjet e këtij lloji të njerëzve, që kanë një tipar të pa
shpresë për vendin dhe kombin e vet, nuk do i krahasojmë me armiqtë e vjetër,
por që duhet ta pyesim vetën, nëse ata për pozicione dhe për pushtete të veta e
vendosin në vagë pozicionin e popullit të vet, është shembulli më i keq, që një
përpjekje e tillë të i kthhehët në këtë mënyrë dhe në jetë këtij populli, i
cili e meriton një seriozitet ndryshe, jo vetëm nga eksperienca dhe arsyeja
njerëzore, por edhe nga afria vëllezërore.
Sa ishte ofenduese dhe nënçmuese fjala e presidentit
H.Thaçi, kur e çmon luftëtarin e lirisë z. A.Quni, si një mercenar të paguar,
dhe këtu ndezët çështja e problemit nga presidenti i vendit, që prekën vlerat e
Luftës dhe UçK-së, i cili edhe kaq ka shkakëtuar koxho ngatërresa të tjera, të
përceptimit dhe veprimit, që si i tillë si president, kush do të besoj në
urdhërat e këtij presidenti, që nesër ky njeri duhet të jep Armatës dhe
Ushtrisë së Kosovës.
Nuk është e nevojshme të theksoj këtu se nuk bëhët fjalë për
ndonjë lloj zbehjeje të përmbajtjes dhe vlerës së luftës së luftëtarit Anton
Quni, në UçK, sepse te përsoni në fjalë vlerën e luftës e tregojnë plagët që ka
në fytyrë dhe trup, por tipari i shprehjes së H.Thaçit, ishte i motivit më të
ulët për një president të vendit, jo vetëm para këtij luftëtari shembull të
lirisë, por i cili ka si parakusht për gjithë kundërshtarët e vet, një lloj
gjykimi të tillë, përmes të cilave mendon të qëndrojë përson i vetmisë së botës
që mbërrinë.