E premte, 29.03.2024, 09:53 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Presidenti që fyen vlerat e luftës së UÇK-së

E marte, 30.04.2019, 06:41 PM


Presidenti që fyen vlerat e luftës së UÇK-së

Nga Dedë Preqi

Zhgënjimin që e përjeton sot ky popull është një mundim golgote që nuk e ka pritë, e në veqanti nga njerëzit e vet të cilët populli u ka besuar dhe u ka dhënë detyrat, duke menduar se shqiptarët mjaftë kanë hequr dhe nuk do e humbin fuqinë e tyre, dhe me arsyen se një dreq të madh e heqëm prej qafe në kohën e fundit dhe nuk do kemi probleme me të tillët, por ja, që tani po ua plotësojmë vetë ëndërrat e atyre që deshën ti realizojnë për të zezën e këtij populli.

Kur ky popull vuajti shekuj me radhë për të fituar lirinë dhe pavarësinë e vet, duke arritur thellësinë më të madhe të të gjitha llojeve të vuajtjeve, tani cilat janë vlerat e lirisë, nuk po e kupton, kur vuajtjet përsëri vazhdojnë pa kufi, apo ato nuk pasën thellësi absolute dhe se ende mund të vuajmë edhe më shumë, për shkakun më të thjeshtë, sepse mungon diçka absolute, në të vërtetë më e florinjta që quhet përafrim dhe mirëkuptimi me njëri-tjetrin.

Që në këtë relacion do të thotë, Kosova dhe populli i këtij vendi ka hequr të zitë e ullirit nga shtypjet dhe luftat e tmershme shekullore dhe deri te kjo e fundit nga fashizmi i Serbisë, por që nuk i është dorëzuar dhe nënshtruar asnjë regjimi të tillë, atëherë, përballja dhe krijimi i një rezistence aqë të fortë i këtij populli dhe përpjekjet e tij për një jetë më të mirë në liri, sikur po verteton pamundësinë dhe aftësinë e tij, për t’u pozicionuar në realitetin që po lind nga dobësitë dhe rrolet e njerëzve të vet, që duhet të quhen tradhëtar, apo mohues të vlerave të kombit të tyre.

Orvatjet e këtij lloji të njerëzve, që kanë një tipar të pa shpresë për vendin dhe kombin e vet, nuk do i krahasojmë me armiqtë e vjetër, por që duhet ta pyesim vetën, nëse ata për pozicione dhe për pushtete të veta e vendosin në vagë pozicionin e popullit të vet, është shembulli më i keq, që një përpjekje e tillë të i kthhehët në këtë mënyrë dhe në jetë këtij populli, i cili e meriton një seriozitet ndryshe, jo vetëm nga eksperienca dhe arsyeja njerëzore, por edhe nga afria vëllezërore.

Sa ishte ofenduese dhe nënçmuese fjala e presidentit H.Thaçi, kur e çmon luftëtarin e lirisë z. A.Quni, si një mercenar të paguar, dhe këtu ndezët çështja e problemit nga presidenti i vendit, që prekën vlerat e Luftës dhe UçK-së, i cili edhe kaq ka shkakëtuar koxho ngatërresa të tjera, të përceptimit dhe veprimit, që si i tillë si president, kush do të besoj në urdhërat e këtij presidenti, që nesër ky njeri duhet të jep Armatës dhe Ushtrisë së Kosovës.

Nuk është e nevojshme të theksoj këtu se nuk bëhët fjalë për ndonjë lloj zbehjeje të përmbajtjes dhe vlerës së luftës së luftëtarit Anton Quni, në UçK, sepse te përsoni në fjalë vlerën e luftës e tregojnë plagët që ka në fytyrë dhe trup, por tipari i shprehjes së H.Thaçit, ishte i motivit më të ulët për një president të vendit, jo vetëm para këtij luftëtari shembull të lirisë, por i cili ka si parakusht për gjithë kundërshtarët e vet, një lloj gjykimi të tillë, përmes të cilave mendon të qëndrojë përson i vetmisë së botës që mbërrinë.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora