Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Demokracia pa vlera

| E marte, 30.04.2019, 07:30 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

DEMOKRACIA  PA  VLERA…

25  PRILL 1993: PAPA  GJON  PALI  II,

PERBALLË  GJERGJ  KASTRIOTIT SKENDERBEUT    TIRANË, KA THANË:

“Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia... ”

●25 PRILL 1993 PAPA GJON PALI II 26 vjet para vjen në Shqipni...

●Të dashtun Vllazën e Motra!

Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej.

Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar...

Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë.

Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste. Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë, vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare?

A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?

Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’ u garantohët puna e, ajo që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për t’ a konsolidue demokracinë tuej të ré. Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore...

●Duhet të rikujtojmë se: “Historia endè nuk e ka njohë até që ka ngja në Shqipni...

Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe! »

AJO QË KA NGJA NË SHQIPNI TË DASHTUN VLLAZEN E MOTRA, NUK ASHT PA KURRË NË HISTORINË E NJERZIMIT…

Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Evropjan!..

●Këte sot duhet ti rikujtomë edhe Berlinit!..

Melbourne, 30 Prill 2019.