E marte, 19.03.2024, 09:15 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Tmerri Tërrnocit

E hene, 29.04.2019, 07:09 PM


TMERRI I TËRRNOCIT

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Më 23 Prill 1999 –

U hap tmerri n’ katër anë !

Në Komunë të Bujanocit –

Sidomos n’ fshat të Tërrnocit !

Rrethohet Tërrnoci nga ushtritë –

Dëbojnë popullatën nga shtëpitë !

Mbi 6000 banorë i grumbullojnë –

Te Mulliri  i  Tërrnocit i stacionojnë !

Pleq , plaka , gra e fëmijë ,

Burra , vajza , djem të rinj ,

Te Mulliri detyrohen –

T’ gjitha moshat të tubohen !

T’ gjithë i lanë shtëpitë bosh –

Pa e ditur a do t’ kthehen më shëndosh ?!

Në këtë vend ku i zuri terri –

Qëndron pllaka  e këtij tmerri !

N’ orë të vona dhe të hershme –

Janë të freskëta kujtimet e tmerrshme !

Për ata që i përjetuan –

N’ asnjë çast nuk u harruan !

Më 23 Prill  1999 –

Kur ka ndodhë ky tmerr i rëndë !

N’ orën 16 : 50 minuta –

Tërrnocin e kapluan armiqtë si huta !

Komandanti i kazermës së Bujanocit –

Dha ultimatum për rrethim t’ Tërrnocit !

T’ gjithë banorët  i dëbuan nga shtëpitë –

Pleqtë , burrat , gratë e fëmijët !...

Gjatë kësaj kohe që u dëbuan –

Në forma t’ ndryshme u torturuan !

U bastisen n’ çdo  cep  t’ shtëpisë –

Nga forcat speciale t’ policisë , ushtrisë !...

145 qytetarë shqiptarë –

N’ ushtrinë serbo – sllave , n’ mobilizim i kanë marrë !

Këta të rinj u përdorën si mburojë njerëzore –

Në vendet ku qëndronin forcat okupatore !

Shqiptarët përdoreshin ekstra –

Ku pritej të jenë shënjestra ,

T’ bombardimeve të  NATO –së ,

Qoftë  gjatë  ditës, qoftë  gjatë  natës !

N’ këtë torturë  forcat  e  cergarëve –

Nuk u lanë anash , as objektet  fetare !

Në xhami t’ Strukarëve , për lutjet shqiptare –

Flamuri i Serbisë u vendos n’ minare !

Prilli i vitit 1999 –

Ishte muaji më i tmerrshëm për banorët në këto anë !

Për fshatrat shqiptare n’ Komunë t’ Bujanocit –

Sidomos për banorët e fshatit të Tërrnocit !

Ishte muaj i tmerrshëm për banorët e gjithë trevës

Dhe për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës !

Ata  i mbajnë t’ freskëta  ngjarjet që u kujtohen –

Që për jetë të jetës kurrë nuk do të harrohen !...

Në Luginën e Preshevës , marrë  në përgjithësi

Dhe n’ Komunë    Bujanocit , marë  në veçanti –

Pika më strategjike ishte Tërrnoci , siç mësova ,

Aty  mbrohej Gjilani  edhe Kumanova !...

Koncentrimi i forcave  serbe  gjatë ditës dhe natës ,

Presionet  ndaj shqiptarëve , gjatë NATO – së dhe  fushatës ,

Regjimi i  okupatorëve serbë , siç e donte rendi –

N’ Tërrnoc ishin për ta lëkundur popullatën nga vendi !

Më 23 Prill , rreth orës 17:00 –

Dëbimi i qytetarëve u bë i vërtetë !

Mbi fshatin , te Muri i Rekës së Tërrnocit –

Pa dallim familjesh së mbarë  këtij trollit !

Pa dallim familjet këtu i kanë dëbuar –

Ku pati të sëmurë dhe të paralizuar !...

Pa dallim fëmijë , pleq , gra , burra –

Vaji jehonte maleve , lotët rridhnin si gurra !

Qëllimi i pushtetarëve okupues t’ Serbisë –

Ishte kinse për regjistrimin e popullsisë !

Dhe numrin e refugjatëve t’ ardhur  nga Kosova –

Që këto manovrime shërbenin për sprova  !

Pas kthimit të popullatës  fshatit dhe  shtëpisë –

Ju kishte dhanë  urdhër Gjenerali i Ushtrisë :

“Do ta  veni  flamurin e Serbisë –

Që të  valojë  lirshëm n’ minare t’ xhamisë !”

Kishte urdhëruar Udhëheqësin e Bashkësisë Lokale –

Që n’ xhami  t’ Tërrnocit , t’ marrin mësim këto male !

Që flamurin  e Serbisë , për inati t’ shqiptarëve –

Ta vendosin n’ minare t’  Xhamisë    Strukarëve !

Për këtë  urdhëresë që ishte shumë e rëndë –

Shumë shpejt u hap lajmi në të katër anë !

Më 24 Prill 1999 –

Flamuri  i Serbisë , n’ Xhaminë e Strukarëve vend kishte zanë !

Më 24 Prill 1999 –

Ftesa për mobilizim të dhunshëm  ishte dhënë !

Për 145 të rinj të zgjedhur  tërrnovcasë –

Kush nuk donë të  shkon , ai  le të pëlcasë !

Këta të rinj të zgjedhur nga fshati i  Tërrnocit –

Duhej t’ paraqiteshin n’ Stadion t’ Bujanocit !

Bashkë me ftesë të marrën    mënyrë të qetë –

Duhet t’ paraqitën n’ ora 16:00 !

Më 12 Maj  t’ vitit 1999 –

Forcat serbe prapë n’ Tërrnoc kanë bërë  nam !

Është bërë stacionimi i ushtrisë serbo – sllave ,

Këtu janë përqendruar prapë në formë enklave !

Në Tërrnoc  kanë hy në 11 shtëpi –

Duke i tmerruar pleq , gra e fëmi’ !...

Çdo gjë ua plaçkitën dhe ua demoluan –

Në fund pas tërheqjes , nisën dhe u larguan !

Gjilan, më 23.04.2019.       Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora