E enjte, 18.07.2019, 05:46 AM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Kënga ''Shpëtimi i Krishtit në Jeruzalem'', Kosova në shpirtin tem

E hene, 29.04.2019, 10:11 AM


KËNGA, «SHPËTIMI I KRISHTIT NË JERUZALEM», KOSOVA NË SHPIRTIN TEM

Nga Dedë Preqi

Këngët nacinaliste të serbëve për Kosovën, jehojnë edhe në Jeruzalem të Izraelit, me ç’rast festojnë edhe Pashkët e tyre, si dhe në çdo tubim dhe manifestim të tyre, kudo edhe në botë tingëllon emri i Kosovës, jo që në këto raste kënga e tyre është shprehje e një kulture njerëzore, dhe që tregon simpatinë ndaj një vendi e populli, por më shumë tregohet vrazhdësia dhe urrejtja e shprehur e këtij populli ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Në këtë rast nuk mundet njeriu ta kuptojë përshtypjen e botës, që ka për llojin e tillë të njerëzve, sikur një pjesë e këtij populli serb, të cilët me gjithë shpirt e urrejnë dhe e nënçmojnë racën e popullit shqiptarë, por, para se gjithash bëhët fjalë për atë që bie më shumë në sy, se ka njerëz të tillë, të cilët këtë botë njerëzore e kuptojnë në mënyrën e vet, duke e mbështetur përmes urrejtjeve, luftrave dhe mënyrave të dhunshme, për të dominuar dhe shtypur të tjerët.

Kjo pjesë e këtij njerëzimi dhe të tjerët nuk e kanë hallin e vuajtjeve të Krishtit, të cilit do ti këndonin këngët e shpëtimit të tij me rastin e ringjalljes, i cili i përjetojë vuajtjet më të rënda dhe i pranoj ato, në shkëmbim të «mëkatit njerëzor», por serbët me këngët e tyre e kanë hallin e Kosovës, të cilët janë të edukuar dhe të hipnoetizuar nga miti serb dhe politika e Beogradit.

Nëse duam të shkruajmë diçka, që ka të bëjë me fillin e saj, apo thënë më shkurt, si ka filluar kjo urrejtje e një populli ndaj një populli tjetër, apo urrejtja e popullit serb ndaj popullit shqiptarë, kjo e ka gjenezën shumë herët, mirëpo, një gjë duhet thënë se, populli shqiptarë ka jetuar një kohë të gjatë me popullin serb dhe kurrnjëherë nuk është treguar aq mizor dhe i vrazhdë ndaj këtij populli edhe pse populli shqiptarë në Kosovë ka qenë shumicë absolute.

Popullin shqiptarë nuk duhet ta pengojnë këngët dhe nacionalizmat e tilla antishqiptare, kudo që ato tingëllojnë në botë, qofshin ato në Izrael, apo në Moskë, por një gjë është shumë e pa falshme përshkak të gjeneratave të ardhshme, të cilat do të rritën dhe do të përballen tërë jetën me iluzione të tilla dhe gënjeshtra, si një piknisje mitike që është shdërruar në një praktikë të sëmuar e këtij njerëzimi.

Shqiptarët nuk i zbeh dhe nuk i rritë kënga, qofshin ato nacionaliste kundër tyre, apo ato që tregojnë folklorizma e bajraktarizma, por shqiptarët i rritë mirëkuptimi me njëri-tjetrin dhe mirëqenja e tyre, si dhe uniteti në mes vete, pa urrejtje racore, fetare dhe qytetare, si njerëz që kanë kulture të mirëfilltë dhe traditë të lashtë njerëzore



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT