E enjte, 25.04.2024, 11:16 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Sjellje e turpshme e presidentit

E hene, 29.04.2019, 09:12 AM


SJELLJE E TURPSHME E PRESIDENTIT

Nga Afrim Caka

Sa fallcë që je zoti President!!! Të thuash se kjo është një sjellje jonormale dhe e pahijshme, pak është. Të thuash se është absurde dhe paradoksale, nuk mjafton. JO. Kjo është diçka e padëgjuar. Një skandal i rrallë! Sjellja e këtillë e Prisidentit të Dardanisë, e panjohur në analet e diplomacisë botërore, e komprimiton jo vetëm politikën dardane, por edhe Dardaninë dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ky është erozioni i tij më i madh në politiken kombëtare. Motivet e kësaj sjelljeje, në të vërtetë të këtij mjerimi politik dhe moral të atyre presidentëve dhe të papagallit të tij në media, nuk mund të vlerësohet ndryshe përpos si demonstrim folklorik provincal e fshataresk, i dëmshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes së kidnapimit të gylenistëve. Por nuk mund të heshtë përballë sjelljeve e veprimeve politike të Presidentit që zbehin rolin e Dardanisë si shtet dhe dobsojnë pozitën e shqiptarëve si komb, pavarësisht se nga vijnë ato nga Hashimi apo Hajdari. Kundër logjikës së linçeve të një përzirje çobanësh - relike të mbretërisë së kahershme azilkërkuesish – dhe çobanësh livadhesh, të ardhur në këto zona të shpopulluar nga pushtimi, kurse populli shqiptar, në të vërtetë janë vazhdim fatkeq i politikës së këtij Presidenti.

Moto e ligësisë së një Presidenti është: “Omnes, quantum potes, laede (lëndoji të gjithë anëtarët e komisionit sa të mundesh)”.

Meqenëse gëzimi i tij dashakeq është në fakt mizoria teorike e tij dhe e papagallit të tij nga Mulliqi, atëherë anasjelltas, mizoria teorike nuk është asgjë veçse Egoizmi dashakeq i zbatuar në praktik dhe ky egoizëm dashakeq do ta paraqes veten në formon e poshtërsisë sapo u dha rasti i parë përballë komisionit parlamentar. Mund të thuhet se tre cilësi janë sidomos vendimtare për një President: pasioni – ndjenja e përgjegjësisë – maturia. Pasioni në sensin e objektivitetit, përkushtim pasionant ndaj një kauze, ndaj atdheut dhe kombit, që është urdhëruesi i tij. Shqiptarët, të skajuar përballë shkijeve, e njohin gjithsesi ngrefosjen bashkë me rrjedhojat që vijnë prej egoizmit dhe kakarsijes së pulave. Përkundrazi, duhet të na habisë letargjia jonë në këtë udhëkryq historik.

E keqja nis nga shtëpia dhe shoqëria e tij; pasi, kur ishin të ri, për shkak të deformitetit kulturor, në të cilin janë rritur, ata Hashimin dhe Hajdarin nuk e kanë mësuar kurrë, madje as në shkollë, zakonin e bindjes dhe kështu ngrihet një President e një deputet, jo me njerëz intelektual, por me zotër dhe skllevër te korrupsionit dhe mashtirmeve, duke përçmuar komisionin qeveritar. Kjo tirani është pikërisht pushteti absulut i një individi, që nuk është përgjegjës para askujt dhe i qeveris, duke u nisur nga përparësia  egoiste deri në tragjedinë dhe jo dhimbjen njerëzore. Atëherë shqiptarët do të pyesnin veten: “Ç’fituam nga kjo luftë?”. Dhe luftarët e Kosharës do të diskretitoheshin si ad absurdum, gjë që si është e mundur tani në një komision parlamentar. Sepse për “fitimtarët” – të paktën për një pjesë të tyre – solli ajo fitime e pasuri dhe për këtë përgjegjëse është ajo sjellje, që na bëri neve të pamundur çdo ekzistencë në këtë shtet. Kështu – kur të ketë kaluar epoka e Hashim Brojës dhe e papagallit të tij, e diskritituar do të jetë paqja dhe lufta e Kosharës e kjo është një pasojë e etikës absolute të një njeriu të vetëm dhe trutharë...

Nga Ligësia e tij mund të rridhnin mllefi, zilia, dashakeqësia, poshtërsia, kënaqësia ndaj vuajtjeve së të tjerëve, kurioziteti i tepruar, shpifja, paturpësia, urrejtja, zemërimi, tradhëtia, mashtrimi, etja për hakmarrje ndaj luftëtarit të Koshares, Anton Qunit etj. Sjellja e tij e parë ishte shtazarake, e dyta më djallëzore. Në varësi të papagallit të tij Hajdar Beqës nxitësit të pamoral, i cili i ka rrënjët edhe më thellë. Me këto fjalë i jap fund pasqyrës së tmerrëshme për këto dy forca antimorale të PDK-së. Ky është një rreshtim që të kujton rreshtimin e Princave të errësirës në organizatën pronto. Por plani i tij, i cili në këtë aspekt sigurisht që nuk ndryshon nga bufi i tij nga Mulliqi dhe nga gjithë pamoralistët e tjerë të PDK-së. Duhet të trajtohet që në fillim sjellja Presidentit dhe ana e tij errët e natyrës antishqiptare dhe ashtu si Dante, të zbres fillimisht në ferr.

Nëpërmjet vështrimit të përgjithshëm dhe këtu përpara komisionit për forcat antimorale, bëhet e qart se sa i vështir është problemi që e krijoj Presidenti me dëbimin e gylenistëve për të gjetur një stimul, i cili mund t’i japë shtysë Presidentit që të sillet krejt në të kundërtën  të të gjitha prirjeve që gjenden të rrënjosura thellë në natyren e tij, ose nëse përvoja e tij afron shembuj të një sjelljeje të tillë. Dhe populli vazhdon të jetë i verbër!!! Zoti President, siç e dini, sjellja e juaj nuk është hera parë që ju përpiqeni të mos tërheq vemendjen e publikut ndaj çështjes së kidnapimit të gylenistëve. Qëllimi i tij ishte është ligjerimi i matejshëm i goditjeve kundër komisionit parlamentar. Një lojë makabre që luhet nga ky ERDOGANISTË i tërbuar prej shumë kohësh në politikën dardane. Njeriu sa më lartë në pushtet duhet të jetë i drejtë në vëtvete. Çdo kulturë dhe art e stolis njerëzimin, është rendi më i mirë shoqëror, që të gjitha janë fryte të demokracisë, e cila i diciplinon dhe i zhvillonë plotësisht embrionet e njeriut nëpërmjet artit dhe kulturës. Secili prej tyre mund ta keqpërdorë gjithmonë lirinë e vet, në qoftëse ai nuk ka asnjërin mbi vete, që të ushtrojë mbi të tjerët dhunë, kontroll dhe keqëpërdorimin e paras publike sipas tekeve të tija. Kjo gjen zbatimin më së shumti te njerëzit parazit të cilët u zënë pusi njerëzve të ndershëm siç është luftetari Anton QUNI.

Demokracia në Dardani, si në pjesën më të madhe të qyteteve dhe fshatrave, historikisht ka qnë një nga elementët e strukturës së së ndërlikuar politike. Brenda një kornize demokratike, Dardania ka një shumëllojshmëri të pasur institucionesh korruptive dhe krocesh të krimeve politike, prej të cilëve, siç e pamë  dhe në kapitullin e komisionit parlamentar, që i paraprijnë demokracisë së deformuar dhe janë qetësisht antivlera. Shembulli më i qartë është sistemi i Presidentit dhe papagalli i tij Hajdar Bequa i Mulliqit....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora