E marte, 19.03.2024, 05:07 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Jehona e një promovim libri

E diele, 28.04.2019, 11:10 AM


Jehona e një promovim libri

Libri filozofik" MBINJERËZORE" i BARDHYL   DARDHËS

(përshtypjet e një pjesëmarrësi)

Nga Përparim Hysi

Dje isha në ROSKOVEC. Enkas këtij qyteti të rilindur ia shkruaj çdo gërmë me shkronjë të  madhe. Jo vetëm ka rilindur,por është një qytet që të grishë në gjithë dinamikën e tij të "ringjalljes". Me resurset ekonomike që aty ishin kaherë,por qenë,sa të padukshme dhe aq mospërfillëse; me trashëgiminë e pasur kulturore që e kish zënë gjumi dhe nuk është se bëj ndonjë sakrilegj,po të them: qe një"Bukuroshe e fjetur"; në  pamjen e vuajtur që kish  vet qyteti,deri sa fitoi këtë pamje që ka sot: kënaqesh që ta shohësh,brenda qytetin,po se po, po në  gjithë 14-fshatrat që janë në administrimin e kësaj bashkie.

Unë e njoh ROSKOVECIN prej kohësh, se puna ma ka dashur që t'i kem shkelur me  këmbë që të gjithë këta fshatra dhe, kur i krahasoj me atë periudhë që po e quaj"Dje", ndihem aq mirë dhe kam një gëzim të brendshëm,se ka një hop cilësor me këtë që më  shohin sytë"SOT". Dhe kjo"SOT" ka  dhe një shkak. BASHKIA  ROSKOVEC ka në krye një grua të zonjën që ka vënë mbi supe"kryqin", jo për t'i çuar të besuarit që i kanë dhënë"uratën" me votën e tyre, drejt një"kishe" ku të falen, në çaste të gëzuara e të trishta, por u ka prirë atyre drejt një stadi jete më cilësore. Këtë e sheh në çdo fshat dhe, pse mos,deri tek portat e shtëpive. Nëse po merrem shumë me këtë KRYEBASHKIAKEN  E ROSKOVECIT, mos kujtoni se kam ndonjë interes,sado të vogël timin. Jo.KRYEBASHKIAKJA E ROSKOVECIT, ZONJA  MAJLINDA BUFI, i  ka dhënë tjetër fyrmëmarrje  gjithë bashkisë që ka në administrim dhe unë, që po shkruaj, nuk kam parë kund tjetër një pushtetar lokal që të investohet kaq fuqishëm në fushën e arsimit e  të kulturës. Mund të jetë e pesta apo e gjashta herë që marr pjesë në evente kulture dhe,gjithmonë. mu në krye: KRYEBASHKIAKJA. Ajo e di që libri, arsimi, kultura janë tregues dominantë që i japin një  emër komunitetit dhe nuk ka gjë më të bukur,kur resurset ekonomike të kësaj zone të pasur, harmonizohen dhe, kur thuhet në poezi ,"rimojnë" me kulturën dhe arsmin e zonës. Dhe,kur flasim për kuturën, kjo BASHKI e ka faqen më të bardhë, ku e ku, edhe nga bashkitë  e mëdha të  vendit.

*     *     *

ROSKOVECI me kohë ka patur PALLAT KULTURE. Ky Pallat KULTURE kish mbetur sa për emër. Kryebashkiakja emëroi atje një njeri të kulturës,një njeri të librit që,në të njëtën kohë, është dhe shkrimtar. Vuri THOMA GOGËN dhe PALLATI i KULTURËS buçet nga  veprimtaritë kulturore- artistike. Dhe kjo "lloj buçitjeje" nuk mbetë brenda mureve të Pallatit, por jehoha dëgjohet me veprimtari të tilla në gjithë fshatrat që ka zona.

Jehona e "kësaj buçitjeje" kaq të bukur po më bën mua,të shkruaj për promovimin që u bë dje.

Një promovim libri me përmasa të tilla si ai i djeshmi në ROSKOVEC, pa menduar se bëj ndonjë zmadhim, unë do ta quaj dasëm. NJë dasëm aq festive sa kishin ardhur si"krushq" që nga KINA, me përfaques një (epo le të flasim pak "inglisht), Mister Shao LI (shyqyr që kinezi s'di shqip,se ndoshta nuk ia kam shkruar drejt emrin) dhe një bashkëshok i tij, një danez,duket lindur në Angli, Kristjansen; një tjetër e huaj që quhej Shajna dhe,mandej"krushqit nga Tirana" me Botuesin"UEGEN" XHEVAHIR LLESHI; Profesor-Doktor  XHEVAT LLOSHI; Poeti,shkrimtari dhe përkthyesi FASLLI  HALITI; Shkrimtari,poeti dhe përkthyesi BaJRAM KARABOLLI; Shkrimtari MYSTEHAK XHEMALI. "Kushku",Porfesor-doktorr XHEVAT LLOSHI,e bër ferk që është nga DIBRA. Në dasëm nuk shkohet pa"peshqesh". Si "darovi" i dhuroi bibliotekës së ROSKOVECIT, 5-libra. Kur pashë që një nga librat qe për KRISTOFORIDHIN, si"neps madh" për libra, bërtita:- Këtë do ta kisha"vjedhur vet".Më qetësoi:- Do ta gjej edhe një për për ty. Sa altruist ky që ishte nga"krushqit më të bukur".

Dhe "dhëndërri" i gjithë kësaj dasme,një roskovecar që quhet BARDHYL DARDHA.

*     *    *

Skenari apo dhe regjia e këtij eventi të bukur, kishte dorën e THOMA GOGËS  që rrinte në"kuinta" dhe promovimi kaloi shkëlqyeshëm se kishte një moderator shumë profesionist që quhet  ILIRIAN  GJIKA. Eventi në atë sallë të mbushur plot e përplot, u hap, si në gjithë eventet e këtij lloji, nga KRYEBASHKIAKJA, ZONJA MAJLINDA BUFI me urimin aq qytetar:-Mirëse kini ardhur dhe,mandej, falnderoi "krushqit" me radhë: nga Kina dhe Evropa e, mandej, për të ardhurit nga Tirana. Folësit me radhë folën për vlerat që kishte libri i BARDHYL  DARDHËS" Mbinjerëzore". XHEVAHIR  LLESHI që ka botuar librin, vuri në dukje, të veçantën që ka zgedhur autori për të dalë me kurajo para lexuesit. Shkrimtari MYSTEHAK XHEMALI aq qe befasuar nga libri, sa e kish lexuar përmjet internetin dhe aq i mbresuar prej temës që kish trajtuar BARDHYL  DARDHA, sa fill pas lexmit, kish mbushur gati katër fletë ku, vlerësonte  pyetjet hipotetike të autorit.

Shkrimtari dhe Poeti roskovecar, FLAMUR ÇEPELE, i vuri pikat mbi i, ku ,veç të tjerave, theksoi vlerat e"dhëndërrit" që e kish nderuar ROSKOVECIN  me përgatijen e gati njëmijë e dyqind nxënës e ish-nxënës të kësaj treve që flasin të gjithë gjuhët e huaj të perëndimit dhe të matan kontinetit vetëm në saj të BARDHYL  DARDHËS. Përshëndetën edhe të huajt, të cilët qenë entuziastë me "Roskovec Lauguage  School-RLS"që drejton prej 12-vjetësh "dhëndërri bukurosh" ,BARDHYL  DARDHA, nga ROSKOVECI.

Sa pathos i dhanë eventit ato leximet aq pasionante që bën një grup nxënëse të asaj  shkolle,pikërisht librit që kish shkruar drejtori i tyre.

Në fund të këtij promovimi kaq festiv,"dhëndërrit", BARDHYL DARDHA, i"doli turpi" dhe falnderoi pjesëmarrësit dhe, tek e vija re, këtë djalë të ri rreth  dyzet vjeçar, s'kam si mos  shkruaj me superlativa. Për punën plot pasion të tij; për rrugën e mundimshme për t'u arsimuar dhe për kontributin e  bukur jo vetëm brenda shkollës,por dhe si krijues. Nëse ai u arsimua dhe u diplomua si jurist në UnIversitetin "La Sapienza" në Romë në vitin 2007, kjo diplomë i jepte një dëshmi dhe aq. Por ai i zgjeroi dijet e tij, sidomos në gjuhën angleze, në informatikë dhe mardhënie menaxheriale dhe ka 12-vjet që drejton një shkollë të tillë.

Por BARDHYL DARDHA është intelektuali që sheh matan profesionit. Ai është qytetari vizionar që do ta shoh sa më bukur, jo vetëm mjediisin ku jeton, por dhe disi më tej. Duke u marrë me një libër filozofik siç është libri i parë i tij" Mbinjerëzore", ai nuk ka veshur atë"qyrkun" e një filozofi si NIÇe që thoshte:" Vepra ime do kuptohet e çmohet pas 200-vjetësh", por modest në daljen e parë si krijues, mundohet që të grishë lexuesin, ta futë  në"qerthullin" e tij, jo për  ta gjykuar, po për ta ndërgjegjësuar atë se njeriu e ka në dorë që botën ta bëjë  më të bukur. E ka shkruar me një stil të rrejdhshëm dhe, sado filozofike" Mbinjerëzore" lexohet lehtas nga çdo lexues dhe këtu ndodh dhe "mrekullia": lexuesi, jo vetëm ai i kultivuari, por cilido, pas leximit të këtij libri mbushur me pyetje hipotetike, merr një leksion shumë të çmuar: jetoni në mënyrë të të tillë që kini luftuar për të mposhtur të keqen dhe,ca më shumë:vdekjen.

Unë hyj në grupin e lexuesëve"cilido" dhe kështu e kam kuptuar këtë libër. Nga ana tjetër,ngaqë dhe vet shkruaj libra, e di mirë që ky,BARDHYL DARDHA, ka në"makazinën e tij krijuese" libër tjetër. Se,që në fillim të librit të tij,shoh një poezi origjinale që, në çmimin tim, nuk është e vetme. "Dhëndërri" do na mbledh prapë ,kur të nxjerrë një libër me poezi. Epo "dasma" të tilla paçim,si në ROSKOVEC!

Urime BARDHYL DARDHA!

Tiranë, 28 prill  2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora