E premte, 19.04.2024, 05:49 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: 27 prilli 1999!

E diele, 28.04.2019, 02:47 PM


27 PRILLI 1999, ISHTE NJË MASAKËR MAKABËR E QENJËS DHE DHËMBJES KOMBËTARE

Nga Dedë Preqi

Reagimet shpirtërore të popullit shqiptarë nuk do pushojnë pothuaj se asnjëherë, kur kujtojnë të bëmat kriminale dhe gjenocidiale që shkakëtoj regjimi kriminel i Serbisë, ndaj këtij populli të pafajshëm, vetëm për shkakun se janë shqiptarë dhe dëshirojnë lirinë e vet njerëzore në tokat e veta arbërore.

Çfarë të thuhet për lirinë e përgjakur të shqiptarëve, a jemi edhe ne qenje njerëzore, që të reagojmë e veprojmë si çdo shoqëri njerëzore në vendine të parëve tanë ku jetuam me shekuj, ku jetojmë edhe në të sotmen? A jemi edhe ne njerëz si të tjerët, apo jemi një produkt i veqantë  i faktorëve të shumtë e të kushtëzuar në mjedisetshoqërore të natyrës biologjike e psikologjike?

A janë të mjaftueshme qindra krime e masakra, mijëra përdhunime, një milion dëbime, qindra e mijëra shkatërrime objektesh, që dokumentojnë para botës, çfarë shkakëtojë Serbia dhe regjimi i saj në krye me kasapin dhe kriminelin Millosheviq me bashkëkriminelët tjerë, kundër  popullit shqiptarë, ku këta njerëz nuk patën mundësi dhe alternativë tjetër që të shmangën nga kjo katrahurë dhe gjenocid, që ndikoi dhunshëm e mizorishëm, traumat e sëcilës dhe pasojat i bartë në trup dhe shpirt akoma populli shqiptarë i Kosovës.

Shumë kohë duhet kaluar dhe ky popull nuk mund ti harron gjitha ato përsekutime, gjitha ato tortura, gjitha ato vrasje masive, gjitha ato masakrime, që iu bënë këtij populli të pafajshëm nga regjimi i egër dhe fashist i Millosheviqit dhe milloshëve të tjerë... Cili njeri që i përjetoj këto krime dhe ngjarje të rënda shpirtërore e fizike që nuk mund ti ruaj ato gjurma dhe ato mbeturina të lirisë shpirtërore dhe qëndrimin e tyre në ato kushte tmeruese të shtypjeve psikike dhe fizike?

Edhe 27 prilli 1999, ishte një datë fatkeqe dhe tragjike për popullatën e Gjakovës, në veqanti për Mejen dhe Korenicën, edhe pse forcat e NATO-s, zbrazëshin ndaj forcave serbe, edhe më shumë revanshoheshin forcat çetnike serbe në bashkëveprim me policinë dhe ushtrinë fashiste, mbi popullatën e këtij vendi në shenjë hakmarrëje, ku vetëm brenda një dite u vranë dhe u masakruan e u zhdukën 367 shqiptarë.

Padyshim populli shqiptarë i Kosovës gjindet para një një vorbulle, dhe që ka domëthënje jashtë njerëzore, të natyrës psikologjike dhe fizike, kur kujtojmë të gjitha këto krime të pushtetit serbo-fashist dhe pse kanë kaluar 20 vite, kriminelët e këtyre krimëve as çereku i tyre nuk janë marrë në pyetje nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare dhe vendore.

- Të ekzekutohen vetëm brenda një dite 367 njerëz, ku në mesin e tyre ka pasë fëmijë, gra dhe të moshuar dhe mos të përgjegjët askush për një krim të tillë, ky është një riekzekutim i kësaj natyre, që do të thotë edhe një turp i madh ndaj ndërgjegjës ndërkombëtare dhe asaj vendore,imazhi i sëcilës lë përshtypje jo serioze, jo humane dhe jo njerëzore, që të heqësh dorë nga dinjiteti njerëzor, e cila nuk përkon me të drejtat dhe liritë njerëzore, si të garantuara me konventat për të drejtat e njeriut.

Kush i bëri të gjitha këto krime dhe masakra ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, e dinë edhe bota se kush është përgjegjës, por qënuk i jep llogari askujt?Të krijohet përshtypja se sikur asgjë nuk ka ndodhur, kjo dukuri është më shumë se absurde, e cila sikur nënkupton përpjekjen për të zhdukur tiparin e përgjegjësisë, apo në një mënyrë tjetër, duke iamnestuar krimet dhe  kriminelet...

Këto veprime kriminale dhe djallëzore nuk e kanë ndërgjegjën vetijake, sepse krimineli nuk e ka më ndjenjën e ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë për këto krime, por duhet ta kenë ndërgjegjën kolektive dhe shoqërore, sikur në këtë rast Serbia ndaj Kosovës, e cila paraqitet sikur nuk është fare fajtore për veprimet e krimëve të bëra dhe duke i mohuar ato si të tilla, atëherë, pse ekzistojnë Gjykatat Ndërkombëtare, pse ekzistojnë Institucionet për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore, duke e ditur se ky rrezik mund ti ndodh njerëzimit edhe në të ardhmën.

27 Prilli i vitit 1999, ishte një masakër makabër e qenjës njerëzore dhe e dhimbjes kombëtare, me çrast ishte një skenar i organizuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët kriminel serb, duke e dëbuar popullatën nga shtëpiat dhe vendbanimet e veta dhe duke ua vënë flakën vendbanimëve të tyre.

Ndërsa në anën tjetër, përveq që i plaqkitëshin rrugës që depërtoheshin për Shqipëri,i ndanin të rinjët dhunshëm në njërën anë për ti ekzekutuar, dhe më në fund, duke e pritur edhe momentin më tragjik që të zbrazin gjithë arsenalin e tyre fashizoid mbi kolonat e gjata të dëbuarëve nga vendbanimet e fshatrave të Gjakovës, Junikut dhe zonës të ashtuquajtur Reka e Keqe, ku shkakëtohet një lum i kuq me gjakun e 336 martirëve të kombit, të cilët përveq se u vranë dhe i masakruan, ata edhe i zhduken për t’ua humbur gjurmët e krimit.

Në Kosovë ndodhën shumë masakra të dhimbshme mbi popullatën e pafajshme shqiptare, dhe  masakra e Mejës dhe Korenicës, do të ishte e dyta në Ballkan, mbas Srebrenicës, që mbas Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte si hakmarrje e shumëfishtë, njëra ishte kundër popullatës shqiptare, e dyta kundër NATO-s, dhe ajo që ishte absurde edhe hakmarrje ndaj një polici të vrarë serb M.Preshoviq, i cili ishte kryepolici dhe kryekrimineli i rajonit të Gjakovës.

Prekuroria serbe e krimëve të luftës në Serbi, pothuaj se shumë pak ka vepruar për të paditur kriminelët e krimeve në Kosovë, edhe pse Institucionet Ndërkombëtare që vepruan në Kosovë, si UNMIK-u, dhe EULEX-i, i kanë lëshuar disa padi ndaj tyre. Ndërsa Prekuroria e Kosovës, për krime të luftës, ka qenë deri më sot shumë e mangët, shumë destruktive dhe shumë e pa përgjegjshme, për të grumbulluar fakte dhe dëshmi të mjaftueshme, për të paditë kriminelët dhe regjimin serbo- fashist.

Edhe Haga, ka pasur elemente dhe dëshmi të mjaftueshme për ti dënuar kriminelët serb të luftës së fundit në Kosovë, prej të cilëve shumica e tyre janë të lirë dhe punojnë edhe sot në qeverinë e presidentit Vuçiq, i cili do i mbronte këta kriminel dhe në anën tjetër, përveq se ky president është në dijeni të të gjitha këtyre krimëve, ai sot edhe i mohon këto krime si të tilla.

Sot dhe gjithherë në “Lëndinën e Pikëllimit”, në Meje të Gjakovës, në vendin e ngjarjes së tmershme ku gjinden vorrezat e 336 martirëve të kombit, përkujtojmë këtë datë tragjike dhe historike, në një vend që mbetët përgjithmon sinonim i dhimbjes dhe kujtesës së paharruar kombëtare.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora