E marte, 19.03.2024, 06:51 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Mrekullisë njerëzore më në fund i doli e vërteta- gurët pellazgjik në Britani

E diele, 28.04.2019, 01:30 PM


Mrekullisë njerëzore më në fund i doli e vërteta- gurët pellazgjik në Britani

shkruan Fahri Xharra

Me qindra vjet, një e vërtetë e fshehur doli në dritë. Po them qindra vjet sepse e kam fjalën tek komunikimi shkencor në Europë,  komunikim i cili nuk  ka dashur të thotë të vërtetën e gurëve      “Menhir” ( angl.stone henge )

“Heronjtë e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në Europë. Eneu Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re “ –shkruan Elena Kocaçi në librin e saj “Albanët me famë ne mijëvjeçare “

Po, pse po e përmendi Britin në këtë rast, të gurëve “menhir”- sepse ai shkoi atje ku të parët e tij kishin ngritur civilizim mbi 2 mijë e pesë qind vjet para tij.  Eshtë e njejta e vërtetë , ashu si e thotë Robert  D `Angely  për Aleksandrin e Madh , se pushtimin e tij deri në Indi e kanë lehtësuar  hartat e të parëve të tij që e kishin shkelur Indinë 3 mijë vjet para tij.

Kur jemi të gurët “Menhir” atyre iu doli autorësia, në bazë së AND-së së kafkës së një të riut të vdekur  që 4 mijë vjet (Body of 4,000-year-old teenager near Stonehenge may give clues about Bronze Age lives), se njerzit e atyhit, at që i kishin ngritur gurët në formën që e tregon fotografia kishin prejardhje mesdhetare, por edhe nga Azia e Vogël ( sot, Turqia ).

ADN-ja zbulon se britanikët neolitikë ishin kryesisht të prejardhura nga grupet që morën rrugën mesdhetare., dhe duke i studjuar edhe  analizuar ADN-në e fermerëve të hershëm britanikë. Pra,përveç bujqësisë, shkuesit  neolitikë në Britani e kanë futur traditën e ndërtimit të monumenteve duke përdorur gurë të mëdhenj të njohur si megalite.  (DNA reveals that neolithic Britons were largely descended from groups who took the Mediterranean route, either hugging the coast or hopping from island to island on boats. "This route is a continuation of the Mediterranean coastal dispersal route but of course in much more complicated maritime circumstances," Dr Carles Lalueza-Fox, who was not involved in the study, said.)

E kemi një çudi tjetër të manipulimin historik, përsëri nga “grekët”, të cilët menjë herë dolën me rrenën e tyre të zakonshme që çdo gjë në Europë ka filluar me ata, duke e harruar të vërtetën e tyre, që “grekët “  njihen si të tillë vetëm 800 vjet p.e.s., pra 400 vjet  pas Luftës së Trojes.

Për deri sa prapë “shkenca” e jonë historike , si zakonisht e heshtur, grekët shkruajnë : “ANCIENT GREEK MIGRANTS BUILT THE FAMOUS STONEHENGE 6000 YEARS AGO, DNA REVEALS! April 22, 2019” ( “ Migruesit e lashtë grek i ndertuan gurët Menhir, para 6 mijë vjetësh “).

Tash duhet të mos befasohemi kur serbët do të thonë që ata ishin të parët e Europes.

Elena Kocaçi shkruan : ”"Le të përkthejë ndonjë studies gjuhën e tre dialekteve të greqisë antike. Pse nuk e ka bërë kush deri më sot? Janë përpjekur dhe asnjë rezultat nuk kanë dhënë. Deri sa nuk e kanë bërë, të pushojnë së gënjyeri për etnicitetin real të grekëve të vjetër dhe të rishkruajnë historinë ashtu siç është realisht

Të marrin njëherë shqipen e sotme dhe ta provojnë, se nuk i dihet se çfarë befasije  mund të marrin. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe do vazhdojnë t'i trajtojnë dialektet antike pellazge jashtë gjuhës pellazge dhe shqipe, asnjëherë nuk kanë për të marrë vesh ndonjë gjë.”

Për emërtimin e gurëve që qëndrojnë në “ këmbë” që 6 mijë vjet, duhet të kënaqëm me spjegimin britanik, deri sa etimologët tanë të gjejnë prejardhjen e vërtetë të emrit “ gurët menhir “  (A menhir (from Brittonic languages: maen or men, "stone" and hir or hîr, "long"[1]), standing stone, orthostat, or lith is a large man-made upright stone ) .

Pra sipas gjuhës Brittone “menhir” do të thotë , për “ men” – guri , për “hir ose hîr” – që rri lartas, ose “ një guri  i punuar nga njeriu që q me “krye” për pjetë .

Le të jetë ky shkrimi i parë, për mrekullinë e fshehur. Në të ardhmen më shumë për punët e migruesëve tanë në Britanin e Sotme , këtu e 6 mijë vjet më parë.

Fahri Xharra,26.04.19

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora