E marte, 19.03.2024, 04:04 AM (GMT)

Kulturë

Moza Boletini: Me poeten Luljeta Lleshanaku

E diele, 28.04.2019, 01:16 PM


Me poeten Luljeta Lleshanaku

Nga Moza Boletini

Shkrimtarja dhe poetja shqiptare Luljeta Lleshanaku, sot është një ndër finalistet për Çmimin e madh "Griffin" 2019 në Kanada. Krijimtaria e saj e fundit në poezi titulluar "Negative Space" përkthyer nga Ani Gjika, është botur në anglisht në SHBA dhe Angli dhe është një ndër "shortlisted" e këtij çmimi mes katër autoreve të tjerë.

Pas komunikimit me poeten LLeshanaku, mësova se ky Çmim do të ndahet më datë 6 Qershor, 2019, në Kanada.

Çmimi është themeluar në Kanada nga filantropisti Scott Griffin dhe ndahet çdo vit për kategoritë e poezive ndërkombëtare përkthyer edhe në anglisht.

Ja si është shprehur Juria e çmimit "Griffin" për përmbledhjen në poezi të Luljeta Lleshanakut: "Negative Space" i Luljeta Lleshanakut sjell një vështrim të rrallë tek poezia shqiptare bashkëkohore. Rrjedhshëm e me saktësi të mrehtë edhe Ani Gjika, e cila është edhe vetë poete ka arritur të paraqesë në anglisht jo vetëm poezitë e Negative Space, por edhe atmosferën e ngrysur që zotëron gjatë gjithë librit, një ndjenjësi e thellë e përkohëshme që është pasojë e së jetuarit nën presionin e ashpër politik. Duke hapur portën e traumës - theksojne ata - ne ballafaqohemi me një zë të butë dhe inteligjent. Me ngjarjet e përshkruara nxjerrin në dritë realitetin e një njeriu të përbashëkt duke rikthyer dinjitetin njerëzor. Në një botë të përçarë nga terrori e dhuna poezia e Luljeta Lleshanakut është përherë trazuese, por edhe qetësuese për ne banorët e saj. Këto poezi shton juria janë poezi të esencës dhe imagjinatës, që e vendosin poeten shqiptare afër poetëve të mëdhenj të Europës Qëndrore dhe Lindore të Shekullit të 20-t?.  

Luljeta Lleshanaku ka qenë e internuar politike, rrjedh nga një familje patriotësh të cilët kanë përjetuar diktaturën më të egër të rregjimit komunist në Shqipëri  

Isha prezent në promovimin e "Negative Space" që u mbajt në New York dhe pata rast të bisedoj nga afër me poeten Luljeta Lleshanaku dhe përkthyesen Ani Gjika.

SHBA, Prill 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora