E enjte, 25.04.2024, 02:39 PM (GMT+1)

Mendime

Fritz Radovani: Ku po shkoni me ato deve?!

E diele, 28.04.2019, 01:38 PM


Nga Fritz RADOVANI:

KU  PO  SHKONI  ME  ATO  DEVE  ?!

?ME PA“RILINDJEN”E SULLTAN EVERIT !

Asht hapë fjala e ka marrë dheun se edhe Everi ka fillue me dalë naten e me shetitë si disa shpirten të dikurshem që, nuk gjenin rahati në vorrezat me shumë njerzë…

Nuk ka aspak faj! E si mundet me ndej ky me ata që i ka çue me doren e vet aty?

Vetem kujtoni dishka: Tue fillue tek dera e vorrezave të Tiranës e deri afer vorrit tij, a mundeni me marrë me mend se sa mija vetë aty kanë njerzit e vet të humbun pa vorre?

Nuk po zamë me gojë aspak ata të mjerë që i ka sjellë aty një pustullë “hiqeni XY”...

Po, a u mjaftonte Everi me kaq? – Jo, o zotni! “Everi kerkonte me dijtë edhe vullnetin e Tij të fundit, para togës së pushkatimit” dhe, mandej, binte e flente i knaqun si shtaza.

Thonë se u çonte naten padijtë se ku po shkon, dhe kur ndigjonte se dikush po e ndjekte mbas shpine, edhe pse nuk ishte askush po, ashtu i dukej atij.., gjoja se kisha nevojë, u afronte tek frigoriferi dhe urinonte aty mbrenda... I shkreti, a me vra shokët, apo me u ruejtë se mos po kuptonin tjerët se ka falisë... E vendin s’e lëshonte persëgjalli...

Po a kujtoni se kur u varros nder Varrezat e Deshmorëve ishte rahat dhe i qetë aty?!

Jo, bre, po a mund të qendronte bisha e eger në mes të rrezikzezve që pat vra vetë...

Cili prej atyne Deshmorëve asht vra pa urdhnin apo lejen e sulltanit Arbërit?!.. – Asnjë!

Nuk duhen harrue edhe rastet kur Everit i kanë ngarkue shumë “të bame të pakenuna”!

Thohej se ka futë në burg djalin e axhës së vet, Prof. Muhamet Hoxhën.., që mbasi doli nga burgu u pat emnue në Shkoder. E njoha... Një Burrë vertetë i nderuem.

Ju pat qepë “kunatit” Bahri Omari... E nuk do t’i shpetonte aty afer as Qazim Mulleti...

A e ka pyet kush veten, po çka e lidhte Everin e Bylykbashit Gjinokastres me Bahriun apo Muhamet Hoxhën, që Everi nuk kishte fare lidhje gjaku me Ata... Pra, “faji” i bije Atyne, që tue njoh mirë monstren e vet, nuk i rrinin larg si t’ ishte dreqi i mallkuem, po edhe e afronin e kujdeseshin per te, tue fillue nga ma të njohunit drejtues shteti. U pat kujdesë per Everin edhe Ahmet Zogu e ndonjëtjeter mbas tij... Dritshkurtë apo...?!

Kur Everi sillej në Pazarin e Vjeter të Tiranës, tregonin që gjithnjë bisedat e tregimet e tij silleshin rreth “Piramidave të Egjiptit”, ku vështirë se e ka kuptue ndonjë tregtar...

Asht kenë vertetë një fat që nuk vdiq pa shkrue librin “Shënime për Lindjen e Mesme”, mbasi aty Everi shperthej e nxori gjithshka që po mos t’ ishte e shkrueme nuk besohej.

Everi aty tregon edhe rrugen që duhet të ndjekun rrezikziu Populli Shqiptar! Sigurisht, qeveritarët e soten atë “rrelike” që ua ka varë në qafë atyne Everi, ata të pakten pesë ose disaherë ma shumë e puthin perditë, tue ra permbys para librit të tij të perkthyem...

Më tregonte një Mik: Kur Everi ishte i ri tek kafe Flora... Persëriste gjithnjë një thanje:

“Mos vdeksha per pa hierë në një nga Piramidat e Egjiptit !”... Shumë ka pa ai Popull !

Ka mjaft nga ata që nuk dishrojnë me vdekë “pa hyrë në Piramiden e Everit !” Thonë se, aty bahen edhe mbledhjet e “Rilindjes”, ku nuk mungon as Everi, as Ramizi, as Rama!

Melbourne, 26 Prill 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora