E premte, 19.04.2024, 09:14 PM (GMT+1)

Mendime

Luan Kalana: Vrasja e kombit nga antishqiptarizmi

E diele, 28.04.2019, 01:35 PM


Historia paralajmeron

VRASJA E KOMBIT NGA  ANTISHQPTARIZMI

Nga Luan Kalana

-Nga vellavrasja e Shqiptarit-, vetevrasje e kombit, -”virus”nga jashte dhe geni i “djalli” nga brenda, mercenare te paguar nga te huajt...

-Keshtu do te perifrazoja e do ta quaja si konluzion logjik, tragjedine  shekullore te shqiptarit, te mos mekembjes te lirise e te bashkimit te Kombit.

- Ne parentese nuk do bej analize historike, por do te rikujtoj me dhimbje e turp, para opinionit boteror, nje fakt tragjik e jetesor te shqiptarit.

Historia e popujve ka vertetuar e analizuar anet negative ne historine boterore.Ajo deshmon nje fakt real dhe aktual te pamohushem edhe sot se

”ARMIKU ME I MADH I NJE KOMBI , JANE  VETE BASHKEKOMBESIT”, -fatkeqesisht kjo i shkon pershtat edhe shqiptarit.Historiane , shkencetare , filozofe, socialoge studjuese  boterore kane shtruar pyetjen, -se kur do te mbaroje kjo epidemi vellavrasje ne planet ?!

-Pergjigja eshte qartesuar e nuk do filozofi , -se , sa te ekzitoje “geni” i djallit, tek njerezit, do te kete urrejtje , hakmarrje , viktima vellavrasje e cila finalizohet me luftra civile shfarorese edhe te nderhyrjeve nga jashte, te vendeve e te kombeve.

Historia perseritet, deshmite jane te gjalla, nga te gjithe lufterat per liri te shqiptarit, me e fresket eshte Lufta e Dyte Boterore Clirimtare kunder nazizmit  , ku ne Shqiperi edhe brenda saj kishte dhe lufte te brendshme midis grupimeve partiake , komuniste dhe ballistet qe vazhdoi gjtate, me viktima vellavrasje e me pasoja e me pas...

Pas clirimit te vendit , kjo u manifestua me “luften  famekeqe te klasave”, -vellevrasese -terror, viktima, burgosje internime” te dhimbshme e te paharueshme ata qe ekane vuajtur e dime me mire.

Apo aktuale dhe keto vite , me gjithese po kalojne tre dekada, me masken  “Demokracise” po nxitet terororizmi, vellavrasje, miids ”pedeistet “me “socialiste”  pjelle “binjake” nga “..istet” , sikur te ishin armiq te betuar, kush te marre fronin e “mbretit”, duke e hedhur popullin ne terrore e vellavrasje, nga nje ane policia e paguar nga shteti, dhe ana tjeter grupime protestuesish te paguar nga partite, e cila mund te shndrohet lehte , po mos u parandalua , ne nje lufte civile sic bejne thirje forcat e errta regresive.

Nuk ka asnje dyshim qe destabilizimi i kombit eshte nderhyrje nga jashte permes sharlateneve plotikane te falementuar , duke u bere shqiptari, mish per top per  planet e interesat shoveniste e te huajve.

-Ku shkojme keshtu  o vellezer shqipetare ?!

-Si dhe kur do te zhduket ky “geni” ne trurin e “unit” tek individi, tek lideret e grupimve shoqerore apo partike , - te cilet grumbullojne rreth vetes turma njerzish, per interesat e tyre pushtetare dhe financiare, dhe i hedhin ne lufte vellavrsaje si mish per top. ???!!!!

-Pergjigjen dhe zgjidhjen le ta japin studjuesit dhe mendjet dhe urta, por nuk na mungon dhe pervoje pozitive jetesore , historike, kombetare:

-si Kuvendi i Lezhes 1444, Lidhja e Prizerenit 1878, Kuvendi i Vlores 1912, Koferenca e Mukjes 1944 (me deshtim), bashkimi plurarist i Partive ne Demokraci  e te tjera, ...edhe pervoje shoqerore kemi edhe si nga Kanuni i Lek Dukagjinit, Pajtimi i Gjaqeve dje dhe sot, ..-pra Paqe e Vellazerim, bashkim midis veti,  se pari kjo eshte imperative e me se e domosdoshme, sot me teper se kurre. Mos varim shpresat tek te huajt, vigjilenece per interesat kombetare , se ata te japin gishtin e te marrin duart, ata shesh duan , te na bejne pershesh.

Mos harojme vellezer shqipetare , jemi te paret e Gadishulit Ilirik ne Europe, jemi pelazge-ilire, (shih "Lufta e Trojes"nga historiania Elena Kocaqi), pasataj vijne te tjeret, nuk jemi as greke e turke , jemi denbabaden ne shekuj dardane shqiptare.

Kembanat po bien fort, kemi vene alarmin , kombin te shpetojme, te gjithe  po konstatojme.

- S’Mjafton !

-Le te ulemi si burrat kembekryq ne kuvend popullor me fjalen e urte e te mencur .larg kokat e nxehta, te debatojme per Shqiperine jo per Partite, jo per vetin per “froni”e mbretit, te ulen palet kundershtare.

Mendoj , ndoshta me ndemjetesine e Amerikaneve, se vetem keta jane miqte tane te vertete, aleatet e perhershem historike te shpetimit tone kombetar, se po te jete per Europen , ajo gjithnje ka dashur te na haje te gjalle.

Nuk ka zgjidhje , me te thirura dhe e te shara , me gure e me shashka, se tmeruam femijet e djepit , s’guxojne te dalin ne rruge, neser do na qeshin guret e druret , por do te jete vone.Populli nuk do ndrim diktaturash , hiq  Hoxhe Aline e vere Ali Hoxhen, , hiqe djallin e vere drakulen, hip e zbrit nga kali , ndrim karikesh si loje shahu.

Ke te riveme ata qe e nxine e bene bloze vendin , qe dua t’la rivene perseri zjarin Shqiperise , qe po e shpien popullin ne vellavrasje .Viti “97 na therret per vigjilje , STOP- Ribelim klanesh per pushtet ?!

-Jemi i vetemi komb ne pese shtete ne Ballkan, , ne Europe, qe ne vend te punojme dhe luftojme per bashkimin e Kombit, po manifestojme hapur , vetevrasjen kombetare, edhe pas tridhjet vite  te demokracise.-E sa do te vazhdojme keshtu?!

Hip e zbrit nga kali i Mbretit , Lideret e Partive , vendi e populli fukara , dhjamosu disa individe, plagosje e vrasje, mish per top per Mbreterit e rinj moderne. -“Turp per faqe te zeze” -thote populli , -i cili i vuan pasojat , mbi kurizin e tij.

Duhet  te gjejme zgjidhjen, te mbledhim te gjithe mendjet se toku, ti japim drite rruges te urtesise, te paqes e vellazerise, te kapim fort tiomonin , anijen ta drejtojme permes stuhive, kombin ta shpetojme , Atdheu te perparoje.

Le te lutemi me  Urtesi, fjale te mencur per Shqiperi, jo per Parti, -Paqe , Vellazerim dhe Bashkim , kjo eshte rruga jone , e ardhmja e Kombit, qe presin brezat e rinj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora