E marte, 19.03.2024, 08:49 AM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Biografia e prillit

E diele, 28.04.2019, 03:16 PM


BIOGRAFIA E PRILLIT

-Edhe në kursim të kohes së lexuesve tanë të nderuar por edhe në mbeshtetje të asaj shprehjes që e perdorim shpesh se "Një foto sa 1000 fjalë", them se po bejme mire qe po i kushtohemi e po i besojme edhe më shume fotografisë. Keshtu pra, edhe une sot. Edhe unë sot, më shumeë "biografi në fotografi"-

Nga Zeqir Lushaj

Per besë po. Ja që edhe ditet, javet, muajt..., paskan biografine e vet. Fala "biografi" pak na i çon nervat por nuk  e kemi fjalen per ndonje biografi politike se atë ua kemi dorzuaer kryekeput partive edhe më zi e më keq se asaj të "Politikes në plan te parë".

Afron fund-prilli, muaj i pranveres aq te shume-pritur dhe i Pashkeve e  Shengjergjave festiv. Perpara se te trakasim ne Maj e bejme nje fare bilanci, nje fare llogaria, nje fare hesapi qe vet vetiu me solli ne titullin e ketij fotoreportazhi, pra bejme njefare biografie. Qe' pra edhe biografia e ketij prillit tim bergdetas 2019.

Koha dixhitale na e ka lehtesuar punen me ane te kushteve te krijuara. Edhe në kursim te kohes se lexuesve tanë të nderuar por edhe në mbeshtetje të asaj fjales që e perdorim shpesh se "Nje foto sa 1000 fjalë", them se po bejme mire qe shpesh po i kushtohemi e po i besojme më shume fotografisë. Keshtu pra, edhe une sot. Edhe unë sot, më shumeë "biografi në fotografi".

-Faleminderit o Tahir Bezhani!

Po ia lë numrin 1 (një) shkrimtarit te mirenjohur dhe mikut te ZemraShqiptare zotit Tahir Bezhani. Jo veç per librin e tij më të ri TERRINE MALLENGJIMI, por edhe me shume per rolin qe ky krijues e Njeri i Mire po luan ne thellimin e bashkpunimit (jo veç letrar) Gjakove, Pejë, Tropojë, Lezhë, Tiranë etj. Na u ka ba ne kuptimin me te mire te kesaj fjale Njeri i Shtepisë. "Hajde se na ka thirrë Tahiri ne Gjakovë. Mblidhuni se do te vije Tahiri ne Tiranë, ne Tropoje etj etj'. Eshte bere promotor per shume krijues te gjinive  e trevave te ndryshme te truallit arberor. Meriton pergezime. Nuk po hyj te vlerat e librit per te cilat kane folur me se miri Sejdi Berisha e Qazim Shehu edhe në ZSh. Edhe une qe jam tiranas qe nga viti 1970, ne kete promovim takova kaq shume miq e dashamire sa thash jo vetem njehere : -Faleminderit o Tahir Bezhani!

Vezët e Pashkëve dhe...,    "E kuqja do të fitojë..."

Festa e Pashkeve. E shenjtë me shekuj. Tani njerzit tane festojne lirshem e mua me kujtohen ato kohë kur thuhej me alarm "dolen perseri vezet e kuqe"!  Dhe shikoheshin si tmerr... Ndaj po e vë kete nentitull   "E kuqja do te fitojë...". Dhe fitoi vertetë.

Isha i ftuar ne disa familje ketu ne Shengjin e Lezhe,. Me kish ftuar Pashk Gjini ne Balldre, Luk Rroku ne Lezhe e Arben Kapllaj ne Ishull, Gjokajt ketu ne lagjen e pishave mbi ish-Flloten... I falenderoj te gjithe por ashtu më erdhen punet e nuk shkova ndokund per Pashke, por Vezet e Kuqe te Pashjkeve erdhen ketu tek unë.

Shume faleminderit familja e nderuar Kapllaj dhe sidomios dr Domenikes per dekoracionet.

"Hajde t'kendojmë si ka kendue Baca...".

Autorin e ketij libri te ri  "AH..., SHQIPNI MOS THUEJ MBAROVA", Bajram Gashi e kam patur shok mature ne Pedagogjiken "Shejnaze Juka" Shkoder. Para 3-4 ditesh ma solli librin e tij ne Lezhë. Ishte i shoqruar me publistin e mirenjohur durrsak Kadri Tarelli. Me Kadriun takohesha per here te pare por si te njohur e miq piktrisht nga revista jone e nderuar ZemraShqiptare. Biseda jone ne turizmin e Lezhes at dite iu kushtua me shume legjendes kosovare Dervish Shaqa e Demush Neziri, te dy keta kollos te kenges miq te mi prej dekadash ne Tirane e Tropojë.

Kadriu thote se nuk mund te ndahemi pa nje foto treshe:

Bajram H. Gashi, Zeqir Lushaj e Kadri Tarelli, (Lezhë, Prill 2019)

Flija e grytë tropojane.....

Profesori i nderuar i matematikes Harajdin Ymaj kish qene edhe here te tjera ne shtepine time por ne kete Prill ka zgjedehur te vije me nusen e tij Shpresen.  Tani qe kane vite si tiranas i merr malli per gatime në oxhak e gjera karakteristike të vendlindjes. Ndaj Shpresa "shet mend profesorit" se une nuk kam harrue te gatuaj flijen....

Pa mysafir biografia e çdo  muaji po-qe-po, por edhe e çdo jave eshte e menget. Mire se i bjen zoti kane thane te patret se jane edhe me bereqet.

Mbesa NOEMI....

Biografia ime e ketij prilli u bë disi me e gezueshme nga mbesa ime e dashur Noemi Lushaj. Si studente ekselente  e Zyrihut, ishte e perzgjedhur per praktiken mesimore dyjavore ne OKB, NY. Atje do e mbylli kete muaj prill. Urimet me te mira goca e gjyshit, Noemi.

Viçat e Majlindes se Margjoneve

Megjithese une e Sabrieja kemi jetuar 30 vjet ne Tirane e rreth 20 ne Amerike ndjehemi te lidhur me fshatin e blegtorinë. Çdo jave eshte te pakten nje vizite ne stallat e fshatareve ne mal -Shengjn. Te dhite e Xhovalinit, lopet e Tazes, kecat, qingjat e viçat e Majlines e Markut, te Stallat e Tanit e deri te Pllumbi i Gjeto Ujkes.

Shengjin, Prill 2019

Keto kohe shume njerez i ka lshue Zoti me bere veç verejtje por une shoh qe ne Shengjin punohet dhe qyteti e gjithe zona turistike rritet e zbukurohet per-ditë.

Si lulet e Prillit...

T) shkruash "biografinë" e Prillit as se si nuk ban po i a thene atij percaktimin popullor mijera-vjeçar "si lulet e Prillit". E lulet jane simbol i gjithe te mirave. Dhe une ne kete mbyllje reportazhi po i pershendes gjithe ata qe kane miresine ta kendojne kete shkrim, me kete buqete lulesh afer shesh-pushimit ne oborrin e shtepisë time.

I bukur Prilli por lutemi qe edhe me i bukur te na vije Maji...

-Ekskluzivisht per revisten ZemraShqiptare ne Londer, nga Shengjini, fund-prilli 2019-



(Vota: 30 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora